Tumgik
#Mustafa Sal
harepare · 1 year
Text
murathanin bakislari artik rahatsiz edici olmaua basladi
1 note · View note
wweallresultspage · 1 year
Text
WWE Monday Night Raw Results - October 24, 2022
1. Finn Bálor def. Karl Anderson in 17:12
2. R-Truth def. The Miz in 2:47
3. Austin Theory def. Mustafa Ali in 12:04
4. Omos def. Chris Ifix, Luka Daniels, Michael Stevens, & Sal Rinauro in a 4-on-1 Handicap Match in 1:42
5. Elias def. Chad Gable in 9:30
6. Baron Corbin def. Johnny Gargano in 14:10
7. Bayley def. Bianca Belair in 23:06
Tumblr media
0 notes
rregullatislame · 2 years
Text
Bashkëpjesëmarrja e drejtë
Bashkëpjesëmarrja e drejtë mes bashkëshortëve.
Tumblr media
Autor: Muhammed Mustafa El-Xhibali.
Burimi: Shkëputur nga libri: “Familja Muslimane – Të drejtat dhe obligimet mes bashkëshortëve në Islam”
Përkthyer nga gjuha angleze Kontrolloi: Lulzim Perçuku
Detyrim themelor.
Martesa është një lidhje e cila mbahet bashkë nga të drejta të ndërsjella dhe përgjegjësi për secilin bashkëshort. Është bashkëpjesëmarrje mes tyre, dhe të dy janë të obliguar të luajnë rol aktiv në këtë bashkëpjesëmarrje.
Burri është i caktuar si udhëheqës i familjes, dhe gruaja si ndihmëse e përkrahëse, ekspertiza e së cilës në shume fusha nuk mund të arrihet nga burri. Disa gra që janë infektuar nga idetë perëndimore duan të jenë udhëheqëse të familjes. Mirëpo, vetëm kaosi do të jetë rezultat në atë familje ku pozicionet korrekte dhe natyrale të bashkëshortëve ndërrohen.
Të dy, si burri dhe gruaja kanë të drejtat dhe detyrat e tyre. Martesë e lumtur dhe e suksesshme arrihet nëse që të dy i përmbushin detyrat e tyre dhe i respektojnë të drejtat e njëri-tjetrit. Shkelja e këtyre të drejtave është rrugë e sigurt drejt mizërisë dhe dështimit.
Obligimet e përbashkëta dhe shpërblimet e përbashkëta.
Disa përgjegjësi dhe obligime vlejnë njëjtë për burrin dhe gruan. Për shembull, obligimi i të besuarit në Allahun (Subhanehu ue Te'Ala) dhe në pasimin e urdhrave të Tij është e njëjtë për të dy. Njashtu, të dy janë përgjegjës dhe llogariten për veprat e tyre. T�� dy njëjtë janë të obliguar ta mësojnë fenë e drejtë, ta adhurojnë Allahun, dhe të thërrasin në rrugën e Tij. Standardet e moralit janë të njëjta për burrin dhe gruan, ashtu siç janë shumë rregulla të sjelljes ndaj të tjerëve. Burri dhe gruaja marrin shpërblime të njëjta për bindje ndaj Allahut (Subhanehu ue Te'Ala) dhe dënim të njëjtë për mosbindje ose mëkatim. Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) thotë:
“Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë”. [En-Nahl 16:97]
Dhe Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) thotë:
“Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim)”. [Al ‘Imran 3:195]
Në mes të barazisë dhe drejtësisë.
Në krahasimin mes burrit dhe gruas, duhet ta vërejmë se Islami nuk barazon mes atyre që janë të ndryshëm në bazë. Ka çështje në të cilat burrave u është dhënë përparësi ndaj grave, dhe e kundërta. Këto përparësi rrjedhin nga dallimet në aftësitë e tyre për të bërë punë të caktuara. Andaj, në vend që të barazohen ata që kurrë nuk mund të jenë të barabartë, brenga jonë i drejtohet drejtësisë në sjelljet ndaj tyre. Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) thotë:
“Mos i lakmoni ato gjëra, me anë të të cilave Allahu i ka bërë disa nga ju të dallohen mbi të tjerët: meshkujt do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar e po ashtu edhe femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij. Vërtet, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë”. [En-Nisa 4:32]
Dallimet natyrale.
Nga këto që thamë më sipër, arrijmë më përfundim se rregullat Islamike për sa i përket qenieve njerëzore vlejnë njëjtë për burrat dhe gratë. Por kjo nuk do të thotë se burrat dhe gratë janë të njëjtë në çdo gjë. Ka disa rregulla të cilat në mënyrë të rreptë vlejnë për gratë për shkak të natyrës së tyre femërore, dhe disa tjera të cilat rreptë vlejnë për burrat për shkak të natyrës së tyre mashkullore.
Prej udhëzimeve më të rëndësishme të lidhura me gjininë, ishte një nga fjalimet e fundit të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Amër Bin el-Ehuas elXhushami, radijAll-llahu anhu, ka treguar se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) në Haxhin Lamtumirës (në Arafat) duke e lavdëruar dhe lartësuar Allahun, duke u përkujtuar dhe tërhequr vërejtjen njerëzve, dhe pastaj duke thënë:
“Vini re! Kujdesuni mirë për gratë, sepse ato pa dyshim janë robër nën përkujdesjen tuaj, dhe ju nuk posedoni nga ato asgjë më shumë se ky (nënshtrim), përveç kur ato bëjnë ndonjë mëkat që duket qartë. Nëse e bëjnë këtë, braktisni në shtrat dhe rrihni lehtë ato. Nëse ju binden, mos përdorni dënim tjetër mbi to. Vini re! Ju keni të drejtë mbi gratë e juaja, dhe ato kanë të drejtë mbi ju. E drejta e juaj mbi to është që ato nuk duhet të ulin në shtretërit tuaj ose të lejojnë të hyjë në shtëpi dikë që ju nuk e pëlqeni. Vini re! Dhe e drejta e tyre mbi ju është që ju t’i trajtoni ato mirë për sa i përket ushqimit dhe veshjes”. (Transmetuar nga Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën Maxhe. U verifikua si i mirë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 7880 dhe Iruaul Galil nr. 2030).
Kjo tregon qartë se ka disa të drejta specifike për gratë mbi burrat e tyre, dhe disa të drejta tjera për burrat mbi gratë e tyre. Duke pasur këtë në mendje, theksojmë se tema e këtij kapitulli është diskutimi i të drejtave dhe obligimeve të përbashkëta, duke lënë të drejtat gjinore dhe obligimet për kapitujt pas këtij.
Përgjegjësia dhe dhënia e llogarisë.
Duke qenë udhëzues të familjes, të dy, burri dhe gruaja mbajnë përgjegjësinë e madhe të themelimit dhe edukimit të njësisë familjare. Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Çdonjëri nga fëmijët e Ademit është udhëheqës. Burri është udhëheqës i familjes së tij, dhe gruaja është udhëheqëse e shtëpisë së saj”. (Transmetuar nga Ibën us-Suni dhe Ebu Bek’r il-Mukri. U verifikua si i mirë nga Albani (Sahihah nr. 2041 dhe Sahihul Xhami nr. 4565).
Duke qenë udhëheqës dhe mbajtës të përgjegjësisë, të dy, burri dhe gruaja do të japin llogari para Allahut (Subhanehu ue Te'Ala) për këtë përgjegjësi. Ibën Umeri, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Çdonjërit nga ju i është besuar një përgjegjësi, dhe çdonjëri nga ju do të japë llogari për të. Udhëheqësi është përgjegjës (për njerëzit e tij), dhe do të japë llogari për përgjegjësinë e tij. Burri është përgjegjës për familjen e tij, dhe do të japë llogari për përgjegjësinë e tij. Gruaja është përgjegjëse për shtëpinë e burrit të saj, dhe do të japë llogari për përgjegjësinë e saj. Shërbëtori është përgjegjës për pronën e kujdestarit të tij, dhe do të japë llogari për përgjegjësinë e tij. Dhe burri është përgjegjës për pasurinë e babait të tij, dhe do të japë llogari për përgjegjësinë e tij. Andaj, çdonjëri nga ju ka përgjegjësi, dhe çdonjëri nga ju do të japë llogari për këtë përgjegjësi”. (Transmetuar nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë).
Është shumë me rëndësi që burrat dhe gratë ta kuptojnë dhe ta kenë të qartë përgjegjësinë e madhe që bie mbi krahët e tyre. Kjo do t’i bënte ata që të punojnë shumë dhe të bashkëpunojnë mirë për të përmbushur misionin e tyre dhe të përgatisin përgjigjet e tyre për Ditën kur do të japin llogari për mënyrën me të cilën kanë bartur përgjegjësitë e tyre.
Sjelljet e mira.
Cilësia e shkëlqyer e sjelljeve të mira.
Pjesë e përgjegjësisë së madhe për të dy palët, burrat dhe gratë brenda shtëpisë, është që të tregojnë sjellje të mira dhe të veprojnë me to. Sjelljet e mira janë karakteristika të veçanta në fenë Islame. Me pak fjalë, ato janë shkak i misionit të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Unë jam dërguar (nga Allahu) për të kompletuar sjelljet e mira”. (Transmetuar nga Ibën Sadi, Hakimi dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 2349 dhe Sahihah nr.45).
Vërejmë këtu se “sjellje të mira” në Islam nuk janë vetëm sinqeriteti, butësia, zemërgjerësia dhe veçori tjera që zakonisht njihen si përfaqësuese të sjelljeve të mira. Më saktë, “sjelljet e mira” përfshijnë sjellje të mira me Allahun (Subhanehu ue Te'Ala) që shfaqen me besim të vërtetë në Të dhe bindje ndaj Tij, sjellje të mira me të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) që manifestohen me pasimin e vërtetë të tij, dhe sjellje të mira me njerëzit e tjerë.
Sjelljet e mira më së miri u demonstruan nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), të cilin Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) e përshkroi me këto fjalë:
“Me të vërtetë ti posedon një moral të lartë”. [El-Kalem 68:4]
Njerëzit më të mirë pas të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) janë ata me sjelljet më të mira. Abdullah Bin Amër, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Padyshim, më të mirët prej jush janë ata me sjelljet më të mira”. (Transmetuar nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë).
Dhe, Abdullah Bin Amër, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Më të mirët nga besimtarët janë ata me sjelljet më të mira”. (Transmetuar nga Ibën Maxhe dhe Hakimi. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 1128 dhe Sahihah nr. 1374).
Myslimani duhet të shfaqë sjellje të mira në të gjitha punët e tij. Kjo do t’i siguronte atij pozitë më të dalluar ndër myslimanët e tjerë. Aisha, radijAllahu anha, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Padyshim, besimtari e arrin (në Xhennet) për shkak të sjelljeve të tij të mira, shkallën e atij që agjëron dhe ngrihet (për namaz të natës)”. (Transmetuar nga Ebu Davudi dhe Ibën Hibani. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 1932).
Sjelljet e mira e bëjnë myslimanin meritor për dashurinë e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe afërsinë me të në Xhennet. Xhabir Bin Abdilahi, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Padyshim, nga ata që janë më të dashurit te unë dhe që do të ulen më së afërmi me mua në Ditën e Ringjalljes janë ata me sjelljet më të mira”. (Transmetuar nga Tirmidhiu. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 2201 dhe Sahihah nr. 791).
Dhe Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Gjërat që kryesisht i bëjnë njerëzit të hyjnë në Xhennet janë përulja ndaj Allahut dhe sjelljet e mira. Dhe ato që kryesisht i bëjnë njerëzit të hyjnë në Zjarr janë goja dhe pjesët intime”. (Transmetuar nga Tirmidhiu, Ahmedi dhe Ibën Maxhe. U verifikua si i mirë nga Albani (Sahihah nr. 977).
Sjelljet e mira nuk duhet të jenë të kufizuara me sjelljet ndaj njerëzve të largët. Më saktë, ato duhet të plotësohen më së miri me të afërmit. Më me rëndësi, të dy bashkëshortët duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në mënyrën më të mirë të mirësjelljes. Zakonisht karakteri i vërtetë i njeriut shfaqet brenda familjes, sepse aty njeriu është i lirë nga formaliteti dhe nxjerrja në pah e sjelljeve të mira, siç bën jashtë në publik me njerëzit e tjerë. Si rrjedhim, veprimi i sjelljeve të mira është një e drejtë dhe detyrë e përbashkët mes dy bashkëshortëve; theksohet nga afërsia e tyre ekstreme, dhe është e nevojshme për mirëqenien e lidhjes. Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Besimtarët me imanin më të plotë, janë ata me sjelljet më të pastra. Dhe më të mirët nga ju janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre”. (Transmetuar nga Tirmidhiu dhe Ibën Hibani. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 1232 dhe Sahihah nr. 284).
Andaj, në sjelljet me bashkëshortin, njeriu duhet të tregojë sjellje të mira në çdo aspekt. Diskutimi i hollësishëm i kësaj do të ishte jashtë temës së këtij libri. Sidoqoftë, në nëntitujt në vijim do të flasim për disa nga tiparet më të rëndësishme të karakterit, të cilat duhet të vihen re në sjelljet brenda njësisë familjare.
Sinqeriteti.
Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) lavdëron të sinqertit në disa vende në Librin e Tij, dhe e konsideron sinqeritetin cilësi të besimtarëve. (Shembull: Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) thotë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” [Et-Teube 9:119]). Ai gjithashtu i dënon gënjeshtarët dhe e konsideron gënjeshtrën si cilësi të hipokritëve. Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) thotë: “Kur vijnë tek ti hipokritët, thonë: “Ne dëshmojmë se ti je vërtet i dërguari i Allahut!” Allahu e di se ti je i dërguari i Tij, por Ai dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë!” [El-Munafikun 63:1]).
Njashtu, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e ka lavdëruar sinqeritetin dhe ka treguar se ai dërgon në Xhennet, dhe e ka dënuar gënjeshtrën dhe ka treguar se ajo dërgon në Zjarr. Abdullah Bin Mesudi, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Padyshim, sinqeriteti shpie në ndershmëri/drejtësi, dhe ndershmëria/drejtësia shpie në Xhennet. Padyshim, njeriu do të vazhdojë të praktikojë sinqeritetin derisa të shënohet te Allahu si sidik (më i sinqerti). Dhe padyshim, gënjeshtra shpie në imoralitet, dhe imoraliteti shpie në Zjarr. Padyshim, njeriu do të praktikojë dhe ushtrojë gënjeshtrën deri sa të shënohet te Allahu si gënjeshtar”. (Transmetuar nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë).
Sinqeriteti sjell besim dhe siguri mes bashkëshortëve, të cilat janë elemente të nevojshme për suksesin në çdo bashkëpjesëmarrje, duke mos përjashtuar këtu edhe martesën. Gënjeshtra dhe mashtrimi, në anën tjetër, përbëjnë rrugë të pasigurt dhe të dyshimtë që mund të shpie deri te shkatërrimi i shpejtë. Disa njerëz kanë idenë e gabuar se është e lejuar të gënjehet bashkëshorti pa limite. Kjo ide e gabuar rrjedh nga keqkuptimi i haditheve të mëposhtme. Gruaja e Abdurrahman Bin Auf, Ummu Kulthum Bint Ukbe, radijAllahu anha, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Nuk e konsideroj gënjeshtër nga ana e tij: njeriun që vë paqe mes njerëzve (që nuk pajtohen) dhe shqipton diçka (të pavërtetë) për hir të pajtimit; burri i cili thotë (armikut) diçka (të pavërtetë) gjatë luftës; dhe burri i cili flet me gruan e tij, ose gruaja që flet me burrin e saj”. (Transmetuar nga Ebu Davudi. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihah nr. 545 dhe Sahihul Xhami nr. 7170)
Esma Bint Jezidi, radijAllahu anha, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Gënjeshtra nuk është gjë e duhur veçse në tri raste: kur burri flet me gruan e tij për ta kënaqur atë, të gënjyerit (e armikut) në luftë, dhe të gënjyerit për të pajtuar njerëzit (që nuk janë të pajtuar)”. (Transmetuar nga Tirmidhiu dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihah nr. 545 dhe Sahihul Xhami nr. 7723).
Është e qartë nga dy hadithet e mësipërme se gënjeshtra mes bashkëshortëve është e kufizuar në biseda të këndshme/të dashura. Kjo mund të jetë në situata si për shembull burri t’i thotë gruas së tij që ajo ka gatuar ushqimin më të mirë ose ka fustanin më të mirë, ose gruaja t’i thotë burrit të saj se dhurata që i ka dhuruar është më e dashura për të, ose të treguarit njëri-tjetrit ngjarje zbavitëse imagjinare, e kështu me radhë. Edhe në këto raste, është më mirë që gënjeshtra të zëvendësohet me ma’arid, të cilat janë thënie që kanë kuptime të dyfishta, ku të paktën njëra nga të cilat është e vërtetë.
Modestia.
Modestia është karakteristikë e nevojshme në mesin e myslimanëve. Allahu urdhëron madje edhe të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tu tregojë modesti besimtarëve. Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) thotë:
“Dhe bëhu i butë me besimtarët që të pasojnë ty!” [Esh-Shu’era 26:215].
Ijad Bin Himari, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Padyshim, Allahu më ka shpallur që ju duhet të tregoni modesti, që asnjëri nga ju të lavdërohet mbi dikë tjetër, dhe që asnjëri nga ju të shkel /mëkatoj kundër dikujt tjetër”. (Transmetuar nga Muslimi, Ebu Davudi dhe të tjerë).
Kjo duhet të kuptohet mirë nga bashkëshortët. Ata duhet të tregojnë modesti ndaj njëri-tjetrit, dhe të evitojnë mburrjen/lavdërimin me pasurinë, statusin social, inteligjencën, bukurinë, të afërmit, paraardhësit, ose ndonjë mirësi tjetër që Allahu u ka dhënë. Të qenit mburracak, posaçërisht gjatë fjalosjeve, është shenjë e injorancës dhe papjekurisë, të cilën të dy duhet të ndjejnë neveri ta bëjnë.
Mëshira dhe butësia.
Të dy bashkëshortët duhet të tregojnë mëshirë e dhembshuri maksimale ndaj njëri tjetrit. Ata gjithmonë duhet të jenë të gatshëm të mos venë sy mbi gjithçka, të falin dhe të udhëzojnë njëri-tjetrin. Siç u cek më herët në këtë libër, dhembshuria është një fryt i rëndësishëm i martesës, dhe kurrë nuk duhet lejuar të humbasë. Njeriu i mëshirshëm e meriton mëshirën e Allahut. Abdullah Bin Amër, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sellem) ka thënë:
“Të mëshirshmëve u është garantuar mëshirë nga më i Mëshirshmi (Subhanehu ue Te'Ala). Tregohuni të mëshirshëm ndaj atyre që janë në tokë, dhe Ai që është mbi qiej do të jetë i mëshirshëm ndaj jush”. (Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Davudi dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 3522 dhe Sahihah nr. 925).
Njëjtë, Allahu, më i Dashuri/i Miri, e do butësinë dhe e shpërblen atë bujarisht. Sa herë që butësia zbatohet në një situatë, ajo e përmirëson dhe e ndihmon atë, për dallim nga ashpërsia. Aisha, radijAllahu anha, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i kishte thënë asaj:
“O Aisha, padyshim, Allahu është i Butë, dhe e do butësinë në çdo çështje. Ai jep për butësi gjëra që nuk do t’i jepte për ashpërsi apo për diçka tjetër. O Aisha! Tregohu e devotshme ndaj Allahut dhe e butë, sepse padyshim, kurrë nuk është butësia në një gjë, vetëm se e zbukuron atë, dhe kurrë nuk hiqet nga ndonjë gjë, vetëm se e njollos atë”. (Ky është transmetim i kombinuar, transmetuar nga Buhariu, Muslimi, Ahmedi dhe të tjerë (Sahihul Xhami nr. 7920, 7921 dhe 7927).
Padyshim, një person pa butësi dhe mëshirë i bën dëm vetes para se t’i bëjë dikujt tjetër. Ky person ia mohon vetes mëshirën dhe faljen e Allahut. Xherir Bin Abdilahi, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Atij që i është mohuar butësia, vërtet që i janë mohuar të gjitha format e të mirës”. (Transmetuar nga Muslimi, Ahmedi dhe të tjerë).
Ebu Hurejra, Ebu Seid el Hudriu dhe Xherir Bin Abdilahi, radij-Allahu ‘anhum, kanë treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Ai i cili nuk tregon mëshirë, mëshira nuk do t’i tregohet atij (nga Allahu)”. (Transmetuar nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë).
Është obligim për të dy bashkëshortët të ushqejnë butësi dhe mëshirë në familjen e tyre. Kjo do të ishte shërimi i parë që do ta aplikonin kur shfaqen probleme dhe dallime mes tyre. Kjo, jo vetëm që do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve, por gjithashtu do t’u dhuronte dashurinë dhe mëshirën e Allahut, siç ceket në hadithet e mësipërme.
Falja.
Myslimani nuk duhet të ketë qëndrim hakmarrjeje dhe të “bërjes barazi”. Kjo do të shkaktonte urrejtje në mes të myslimanëve dhe do të largonte ndjenjat e dashurisë dhe sigurisë. Myslimani gjithmonë duhet të jetë i gatshëm të falë, posaçërisht kur është fjala për bashkëshortin dhe të afërmit. Të treguarit e faljes e bën njeriun të meritojë faljen e Allahut. Në një transmetim të hadithit të mësipërm nga Xherir Bin Abdilahi, radijAll-llahu anhu, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Ai që nuk tregon mëshirë, mëshira nuk do t’i tregohet atij (nga Allahu). Dhe ai që nuk fal, nuk do të falet”. (Transmetuar nga Ahmedi dhe Teberani (në el-Kebir). U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 6599 dhe 6600).
Kemi një shembull të shkëlqyer te i Dërguari i Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sellem), i cili kurrë nuk morri hak për veten e tij. Aisha, radijAllahu anha, ka treguar: “Kurrë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të marrë hak kur i bëhej e padrejtë, përveç në rastet kur ndonjë ndalesë e Allahut kalohej. Kur kalohej ndonjë nga ndalesat e Allahut, ai bëhej shumë i inatosur. Gjithashtu, kur i jepej mundësi zgjedhjeje mes dy çështjeve, ai zgjidhte më të lehtën nga ato dyja, përveç kur ajo përmbante mëkat në vete ”. (Transmetuar nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë).
Evitimi i padrejtësisë.
Të dy bashkëshortët duhet të jenë të barabartë dhe të drejtë në raportet me njëritjetrin. Ata duhet të evitojnë padrejtësinë e njëri-tjetrit në çdo mënyrë. Ata nuk duhet të keqpërdorin të drejtat e tyre, ose të abuzojnë njëri-tjetrin përmes cilësive të tyre. dalluese. Shtypja është ndalur nga Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) madje edhe mbi Veten e Tij! Ebu Dherr, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) thotë, “O robërit e mi! Me të vërtetë e kam ndaluar padrejtësinë mbi Veten time dhe e kam bërë të ndaluar mbi ju, që të mos e shtypni njëri-tjetrin”. (Transmetuar nga Muslimi).
Shtypja është mëkat i madh që meriton zemërimin e Allahut dhe sjell dënimin e Tij në të dy jetët. Xhabir Bin Abdilahi dhe Abdullah Bin Omeri, radij-Allahu ‘anhum, kanë treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Evitojeni padrejtësinë, sepse shtypja do të rezultojë në errësirë të thellë në Ditën e Ringjalljes”. (Transmetuar nga Muslimi dhe të tjerë).
Në një transmetim tjetër, Xhabir bin Abdilahi, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Evitojeni padrejtësinë, sepse shtypja do të rezultojë në errësirë të thellë në Ditën e Ringjalljes; dhe evitojeni koprracinë, sepse koprracia i ka shkatërruar ata që ju kanë paraprirë juve”. (Transmetuar nga Muslimi, Ahmedi dhe të tjerë).
Të mos lejohet që ndjenja e epërsisë dhe zotërimit të hyjë në zemrën e ndonjërit prej bashkëshortëve, dhe si pasojë të tregohet i padrejtë ndaj tjetrit duke menduar se kështu ka arritur deri te një fitore e merituar. Të dy të mendojnë rreth haditheve të mësipërme, dhe të ruhen nga ndonjë mallkim i fshehtë që mund të rrjedh nga zemra e rënduar e atij që i është bërë padrejtësi. Enes Bin Maliki, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Ruaju prej lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, edhe nëse ai është kafir, sepse nuk ka pengesë mes saj dhe Allahut”. (Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Ja’la dhe të tjerë. U verifikuar si i mirë nga Albani (Sahihah nr. 767 dhe Sahihul Xhami nr. 119).
Padrejtësia nuk harrohet kurrë, dhe kurrë nuk shpëton pa u dënuar. Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që i ka bërë padrejtësi vëllait të tij për sa i përket nderit apo pasurisë duhet të kërkojë falje sot, para se t’i kthehet ajo atij në një ditë ku nuk do të ketë dinar e as dërhem. Nëse ai ka vepra të mira, disa nga ato do të merren në sasinë e padrejtësisë së tij, dhe nëse ai nuk ka vepra të mira, disa nga mëkatet e shokut të tij (që i është i bërë padrejtësi) do të merren dhe ngarkohen mbi të”. (Transmetuar nga Buhariu dhe Ahmedi).
Evitimi i gjuhës së ndytë.
Lidhja martesore duhet të ngelet e pastër nga ndyrësitë dhe gjërat e turpshme të rrugës. Ajo duhet të jetë shembullore fillimisht në mes të bashkëshortëve, e pastaj edhe para fëmijëve, duke thënë fjalë që e kënaqin Allahun, të Dërguarin e Tij (sallAll-llahu alejhi ue sel-lem), dhe besimtarët. Aisha, radijAllahu anha, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e këshilloi atë:
“O Aishe, mos u bëj e pahijshme. Me të vërtetë Allahu nuk e do njeriun e ndyrë që pëlqen ndyrësitë”.
Dhe kështu ishte i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), siç e përshkroi Aisha, radijAllahu anha:
“I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) nuk ishte i papastër (në fjalor), e as nuk e pëlqente ndyrësinë, e as nuk ngrinte zërin në tregje. Ai nuk dënonte për asnjë dëm (personal), mirëpo falte”. (Transmetuar nga Tirmidhiu, Ahmedi dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Muhtesar Shemail fq. 182).
Evitimi i diskutimeve dhe grindjeve.
Diskutimet dhe grindjet e shpeshta duhet të evitohen seriozisht, sepse janë rrugë e sigurt drejt gërmimit të lidhjes mes çiftit të martuar. Secili bashkëshort duhet ta ketë në mendje se nuk është gjithmonë vitale ta mbrojë mendimin e tij (apo saj) dhe të jetë gjithmonë fitues në çdo diskutim. Allahu ka premtuar një shtëpi në Xhennet për ata që u shmangen polemikave (të panevojshme), edhe nëse kanë të drejtë. Ebu Umame, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Garantoj shtëpi në periferi të Xhennetit për atë që braktisë diskutimet, edhe nëse ai ka të drejtë; dhe një shtëpi në mes të Xhennetit për atë që e braktisë gënjeshtrën, edhe nëse është duke bërë shaka; dhe një shtëpi në vendin më të lartë në Xhennet për atë që ka sjellje të mira”. (Transmetuar nga Ebu Davudi, dhe ed-Dija ul-Makdisi. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 1464 dhe Sahihah nr. 273).
Në anën tjetër, Allahu urren kokëfortit dhe njerëzit e grindjeve. Aisha, radijAllahu anha, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Njeriu më i urryer te Allahu është ai që grindet në mënyrë këmbëngulëse”. (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi).
Zgjidhja e problemeve miqësisht.
Gjithmonë ka mundësi për keqkuptime ose mospajtime mes dy bashkëshortëve. Disa nga këto dallime mund të shtyjnë njërin apo tjetrin, t’ia kthejë shpinën tjetrit dhe të kërkojë zgjidhje të nxituar, e cila mund të rrezikojnë martesën. Mirëpo, është e preferuar për ta që fillimisht të përpiqen të pajtohen, gjë që Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) e sheh si rrugën më të mirë:
“Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ose nuk do ta përfillë, atëherë nuk ka gjynah për ata, nëse pajtohen ndërmjet tyre. Pajtimi është më i mirë. Njerëzit janë të prirur nga koprracia. Por në qoftë se ju silleni mirë dhe ruheni prej të këqijave, Allahu e di mirë çfarë veproni”. [en-Nisa 4:128].
Komunikimi dhe shoqërimi.
Rëndësia e komunikimit.
Të dy bashkëshortët duhet të mbajnë nivel të mirë të komunikimit mes vete. Ata duhet ta ndajnë gëzimin, brengat dhe dhimbjet. Kjo e ruan lidhjen e tyre të dashurisë dhe mëshirës, dhe e përmbush domethënien e “strehës” që duhet të krijohet mes tyre.
Ishte praktikë e rregullt e Pejgamberit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) t’i vizitonte të gjitha gratë gjatë natës e të bisedonte me to para se të shkonte te ajo radha e së cilës ishte atë natë. Hadithi i gjatë i Ummu Zer (që do të vijojë në një kapitull tjetër të këtij libri) është shembull i mirë i bisedave të dobishme që kishte Pejgamberi (sal-lAllllahu alejhi ue sel-lem) me gratë e tij.
Rregullat e braktisjes.
Ka disa raste kur është e lejuar të braktiset një mysliman si formë ndëshkimi. Si shembull, do ta diskutojmë lejueshmërinë (në Islam) e braktisjes së shtratit të gruas arrogante, e gjithashtu do të shohim rastet kur Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i braktisi disa, ose të gjitha gratë e tij.
Megjithatë, braktisja e myslimanit nuk duhet të bëhet përveç pasi të jenë provuar metoda më të lehta, dhe pasi të jetë kuptuar se kjo po përdoret si trajtim i përkohshëm. Braktisja afatgjate sjell neveri dhe fortësi për zemrën, andaj dhe është e ndaluar.
Ebu Hurejra, Ibën Umeri, Ebu Ejubi, dhe disa sahabë tjerë, radij-Allahu ‘anhum, kanë treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Nuk i lejohet myslimanit ta braktisë vëllanë e tij për më shumë se tre ditë”. (Transmetuar nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë).
Në shumë hadithe, Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) theksoi seriozitetin e braktisjes së myslimanit. Si shembull, Hisham bin Amër, radijAll-llahu anhu, ka treguar se kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sellem) duke thënë:
“Nuk i lejohet një myslimani ta braktisë një mysliman tjetër për më shumë se tri net. Me të vërtetë, të dy humbasin nga rruga e drejtë përderisa e vazhdojnë braktisjen. Sa i përket inicimit të pajtimit nga njëri, ky inicim do të fshinte mëkatin e tij pa dyshim. Dhe me të vërtetë, nëse ata vdesin në atë gjendje (të mospajtimit), ata kurë nuk do të hyjnë në Xhennet. Dhe nëse njëri nga ta i jep selam tjetrit, por tjetri refuzon të pranojë selamin dhe paqen e tij, një engjëll do t’ia kthejë të parit (selamin), ndërsa një shejtan do t’ia kthejë tjetrit (për shkak të heshtjes së tij).” (Transmetuar nga Ahmedi, Buhariu (në el-Edeb el-Mufrad) dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Irvaul Galil nr. 2029).
Të ndihmuarit e njëri tjetrit.
Obligimi i ndihmës së ndërsjellë.
Duke qenë të përbetuar, të dy bashkëshortët duhet të bëjnë çdo gjë që është e mundur brenda mundësisë së tyre për të ndihmuar njëri-tjetrin, dhe për ta bërë lidhjen e tyre të suksesshme. Kjo përfshin përkrahjen fizike, ekonomike dhe emocionale.
Kur njëri nga bashkëshortët është duke bërë një vepër të lejuar, është e këshillueshme për bashkëshortin tjetër ta ndihmojë atë sa më shumë që ka aftësi. Dhe kur njëri nga bashkëshortët është duke e bërë një obligim, është e detyrueshmepër bashkëshortin tjetër që ta ndihmojë sa më shumë që ka aftësi. Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) thotë:
“Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe e armiqësi! Frikësojuni Allahut, se Ai dënon ashpër.” [El-Maide 5:2]
Njeriu nuk duhet të ndihmohet në mosbindje ndaj Allahut.
Në anën tjetër, nga ajeti i mësipërm arrijmë në përfundim se kur njëri nga bashkëshortët është duke bërë një vepër mekruh (të papëlqyer), atëherë është e papëlqyer për bashkëshortin tjetër ta ndihmojë atë. Dhe kur njëri nga bashkëshortët është duke bërë një vepër të ndaluar, është e ndaluar për bashkëshortin tjetër ta ndihmojë atë. Aliu, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Nuk lejohet bindja ndaj qenies njerëzore, nëse ajo përfshin mosbindje ndaj Allahut. Bindja bëhet vetëm në gjëra të mira”. (Transmetuar nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë. Një hadith i ngjashëm transmetohet nga Ahmedi dhe të tjerë nga Imran Bin Husejn, radijAll-llahu anhu, dhe u verifikua si i saktë nga Albani (Sahihah nr. 179, 180).
Të ndihmuarit e njëri-tjetrit në vepra adhurimi dhe bindjeje.
Individi nganjëherë dobësohet dhe e zvogëlon kryerjen e disa veprave të adhurimit. Ndihma dhe përkrahja e mirë do t’ia shtonte atij vetëbesimin dhe vendosmërinë. Dhe kush është më i përshtatshëm për të dhënë këtë përkrahje sesa bashkëshorti? Një shembull i mirë për këtë është dhënë nga Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) për sa i përket namazit të natës. Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Allahu e mëshiroftë atë burrë që zgjohet natën dhe falet, dhe e zgjon gruan e tij për tu falur, dhe nëse ajo kundërshton, e spërkat lehtë fytyrën e saj me ujë, dhe Allahu e mëshiroftë atë grua që zgjohet natën dhe falet, dhe e zgjon burrin e saj për tu falur, dhe nëse ai kundërshton, e spërkat lehtë fytyrën e tij me ujë”. (Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Davudi dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 3494)
Duhet vënë re në këtë hadith mënyrën e dashur dhe të këndshme për të zgjuar bashkëshortin. Në mes të gjumit, një person pa dyshim se do të shqetësohej nëse dikush papritur e tund ose i hedh shumë ujë të ftohtë mbi, gjë që do ta bënte atë të mos dojë të bashkëpunojë me personin që ia ka shkaktuar atij këtë bezdi dhe shqetësim. Në anën tjetër, një qasje e mirë dhe e dashur do të rezultojë në bashkëpunim të mirë.
Obligimet e gruas.
E drejta e madhe e burrit.
Epërsia e burrit ndaj gruas.
Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) e ka caktuar burrin si kryefamiljarin e zakonshëm të familjes:
“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti, më i madhi.” (Nisa, 34).
Ibën Kethiri, RahimehUllah, gjatë komentit të këtij ajeti thotë: “Burri është kujdestari i gruas, ai është mbikëqyrës i saj, prijës, udhëheqës dhe, ai i cili e korrigjon atë, nëse ajo devijon.”
Kjo i jep burrit një përgjegjësi të madhe në mbajtjen e familjes dhe e kualifikon atë për disa të drejta, të cilat duhet t’i kthehen atij nga anëtarët e tjerë të familjes, e mbi të gjithë, nga gruaja e tij. Kjo është epërsia mbi gruan që Allahu i ka caktuar burrit, ashtu siç thotë Ai (Subhanehu ue Te'Ala):
“…Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. Allahu është i Gjithfuqishëm, i Urtë.” (Bekare, 228)
Duhet të kuptohet se kjo gradë është gradë përgjegjësie, para se të jetë gradë bindjeje e respekti. Burri e fiton këtë gradë duke e merituar me të vërtetë besimin që Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) i ka dhënë dhe e humb këtë gradë duke e neglizhuar këtë besim që i është dhënë.
Nënshtrimi ndaj autoritetit të burrit.
Siç e cekëm më sipër, Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) i ka ndarë përgjegjësitë dhe detyrat brenda familjes dhe burrin e ka bërë autoritetin kryesorë. Gruaja nuk duhet ta mohojë apo sfidojë këtë autoritet. Përkundrazi, ajo duhet ta pranojë atë në përmbushje të urdhrave të Allahut. Ajo duhet ta shoh nënshtrimin e saj ndaj autoritetit të burrit, si nënshtrim ndaj caktimit të Allahut. Ky nënshtrim duhet të arrijë pothuajse gradën e përuljes ndaj burrit. Aisha, Ebu Hurejre, Muadhi dhe Burejde, radij-Allahu ‘anhum, kanë transmetuar se Pejgamberi i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Sikur të urdhëroja dikë t’i përulej dikujt tjetër, do ta urdhëroja gruan t’i përulej burrit”. (Transmetuar nga Tirmidhiu, Ahmedi, Hakimi, dhe Ibën Maxhe. U verifikua si i saktë nga Albani “Irvaul-Galil” 1998, “Sahihul Xhami” 5239, 5294).
Siç u cek më sipër, bindja e gruas ndaj burrit të saj është pjesë e bindjes së saj ndaj Allahut. Andaj, respektimi i këtyre të drejtave është pjesë e përmbushjes së të drejtave të Allahut. Abdullah Ibën Ebi Eufa ka transmetuar se Pejgamberi i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Sikur të urdhëroja dikë t’i përulej dikujt tjetër përveç Allahut, do ta urdhëroja gruan t’i përulej burrit. Për Atë, në duart e të cilit është shpirti i Muhammedit, një grua nuk konsiderohet se ka plotësuar të drejtën e Allahut, derisa të mos ketë plotësuar tërësisht të drejtën e burrit e, për më tepër, edhe nëse ai e kërkon atë për veten kur ajo është duke ngarë devenë, ajo nuk duhet të refuzojë.” (Transmetuar nga Ahmedi, Ibën Maxhe, dhe Ibën Hibbani. Vlerësuar si i mirë nga Albani “Irvaul-Galil” 1998 , “Sahihul Xhami” 5295).
Dëshira dhe vullneti i plotë për shërbim dhe mirëkuptim.
Gruaja duhet të demonstrojë pranimin e autoritetit të burrit duke treguar dëshirë dhe vullnet t’i shërbejë atij me mundësitë më të mëdha që ka. Muadh Ibën Xhebel, radijAll-llahu anhu, ka transmetuar se Pejgamberi i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:
“Sikur gruaja ta dinte të drejtën e burrit të saj, ajo nuk do të ulej gjatë kohës kur ai han drekën apo darkën, derisa ai të përfundojë së ngrëni”. (Transmetuar nga Taberani dhe El Bezari. Vlerësuar si i saktë nga Albani në “Sahihul Xhami” 5259).
Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e sqaron vullnetin dhe dëshirën absolute të gruas për shërbim dhe nënshtrim ndaj autoritetit të burrit në një hadith, i cili mund t’i duket i neveritshëm dikujt. Ebu Seid el Hudri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar se Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “E drejta e burrit mbi atë të gruas është e tillë që, sikur të kishte burri ulçerë dhe kjo ta lëpinte atë, prapë ajo nuk do ta përmbushte të drejtën e tij”. (Transmetuar nga Hakimi, Ibën Hibbani dhe të tjerë. Vlerësuar si i saktë nga Albani “Sahihul Xhami” 7725).
Po ashtu Enesi radijAll-llahu anhu, ka transmetuar se Pejgamberi i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) kanë thënë: “Nuk i lejohet një njeriu t’i përulet një njeriu tjetër. Sikur t’i lejohej njeriut t’i përulej një njeriu tjetër, unë do ta urdhëroja gruan t’i përulej burrit për shkak të së drejtës së tij të madhe ndaj saj. Për Atë, në duart e të cilit është shpirti im, nëse ai (burri) të ishte me ulçerë prej majës së këmbëve deri te maja e kokës, e cila i rrjedh gjak dhe qelb dhe kjo ta lëpinte atë prej tij, ajo nuk do ta përmbushte të drejtën e tij.” (Transmetuar nga Ahmedi dhe Nesaiu. Vlerësuar si i saktë nga Albani “Sahihul Xhami” 7725).
Ky përshkrim e thekson të drejtën e madhe të burrit ndaj gruas e, për më tepër, edhe nëse ajo do të ishte e aftë të kryente një vepër aq të neveritshme, siç u përshkrua këtu, ajo prapë nuk do ta përmbushte të drejtën e tij. Me fjalë të tjera, zakonisht shumica e grave nuk i përmbushin të drejtat e burrit.
A është burri më i mirë?
Njeriu mund të pyesë veten, “çfarë ka kaq madhore te burri, që gruas t’i kërkohet të bëjë vepra kaq heroike dhe të pamundura, për ta kënaqur atë?”. Për t’u përgjigjur në këtë pyetje, fillimisht duhet t’i kuptojmë këto parime:
01. Të drejtat e rezervuara për burrin janë të nevojshme për ekzistimin e një familje paqësore dhe të frytshme.
02. Hadithet e mësipërme, kanë për qëllim njeriun i cili i përmbush të gjitha detyrat e tij si burrë dhe kryefamiljar. Ai vazhdimisht i ofron gruas së tij dhe fëmijëve udhëzim, mbrojtje, mbështetje, edukim, e kështu me radhë.
04. Neglizhimi i ndonjë prej këtyre do ta zvogëlonte proporcionalisht të drejtat e tij mbi gruan.
03. Pasi burri t’i përmbushë të drejtat e tij ndaj gruas, siç u cek më sipër, ai bëhet ndihmës i vërtetë, i cili meriton plotësisht falënderimin dhe mbështetjen e saj.
Andaj, të drejtat e burrit jo domosdoshmërish thonë se ai është më i mirë se gruaja. Ai nuk është i ndonjë statusi më të lartë, apo lloji. Të dy vijnë nga Ademi (alejhi selam) dhe Ademi është nga dheu. Devotshmëria dhe ndershmëria janë ato që tregojnë se cili është më i mirë se tjetri. Të drejtat e tij janë caktuar nga Allahu për të siguruar mirëqenien dhe suksesin në raportet e tyre dhe të familjes. Edhe pse zakonisht gruaja është e varur nga burri në strukturën familjare, ajo mund të jetë më e mirë se ai në sytë e Allahut, posaçërisht kur ajo i përmbush obligimet e saj në mënyrë të tillë që e kënaq Allahun (Subhanehu ue Te'Ala).
Mirësia ndaj burrit.
Pjesë e përmbushjes së të drejtës së burrit nga ana e gruas është trajtimi i tij në mënyrë të mirë dhe të ndershme, si dhe evitimi i lëndimit të tij.
Të tregohet mirënjohëse.
Siç e kemi diskutuar më parë, burri zakonisht është i privilegjuar ndaj gruas së tij në shumë aspekte. Këto privilegje nuk janë të limituara në atë financiar, i cili edhe pse është zakonisht i vërtetë, nuk është gjithmonë ashtu. Gruaja duhet të jetë mirënjohëse ndaj burrit të saj, dhe duhet t’ia kthejë këto të mira atij në formë mirësie dhe trajtimi të mirë.
Shembull i mirë është Hadixheja, radijAllahu anha, e cila ishte më e pasur se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Përparësia e saj financiare nuk e bëri atë arrogante apo mosmirënjohëse ndaj burrit të saj. Përkundrazi, ajo është shembull i mirë i modestisë dhe mirësisë, të cilën i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) vazhdoi ta kujtonte gjithë jetën.
Gruaja e cila nuk është e gatshme të pranojë privilegjet e burrit të saj nuk e kënaq Allahun (Subhanehu ue Te'Ala), para se të mos e kënaqë burrin e saj. Abdullah Ibën Amër radijAll-llahu anhu ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Allahu nuk e shikon (me mëshirë) gruan e cila nuk është mirënjohëse ndaj burrit të saj, duke qenë se ajo nuk mund t’ia dal pa të”. (Transmetuar nga En-Nesai (në El Kubra) dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Es-Sahihah, nr. 289).
Esma bint Zejd, radijAllahu anha, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) kaloi nga shtëpia e saj teksa ajo ishte me disa vajza të tjera të reja të moshës së saj. Ai iu drejtua atyre duke u thënë:
“Evitojeni mosmirënjohjen ndaj atyre që janë të privilegjuar.”
Ato e pyetën: “O Pejgamber i Allahut! Çfarë është mosmirënjohja ndaj atyrë që janë të privilegjuar?” Ai u tha: “Ndonjë nga ju do të qëndrojë me prindërit e saj për kohë të gjatë (para martesës). Pastaj Allahu do t’i japë asaj burrë të drejtë, dhe do t’i japë asaj fëmijë nga ai. Pastaj, ajo do të inatoset për ndonjë arsye dhe do të bëhet mosmirënjohëse, duke i thënë atij:
“Kurrë nuk kam pasur ndonjë të mirë nga ti.” (Trasmetuar nga el-Buhariu (në Edeb el Mufrad), Ahmedi, dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Es-Sahihah nr.823).
Abdullah ibën Umeri, Ebu Hurejra dhe Ebu Seid el Hudriu, radij-Allahu ‘anhum, kanë thënë se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem) u ka thënë grave:
“O gra! Jepni sadaka dhe kërkoni shumë falje nga Allahu, sepse kam parë nga ju (gratë) të jeni shumica nga njerëzit e zjarrit. (Kjo ndodh sepse) ju shpesh mallkoni dhe jeni mosmirënjohëse ndaj burrave tuaj. Nuk kam parë nga të mangëtat në intelekt dhe fe që ia marrin mendtë burrit të arsyeshëm, më shumë se ju! Për sa i përket intelektit të mangët është se dëshmia e dy grave është e barabartë me atë të një burri. Dhe sa i përket fesë së mangët është se ajo rrin disa ditë pa namaz, dhe e prish agjërimin gjatë Ramazanit”. (Trasmetuar nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë).
“Të metat” mentale dhe fetare të gruas.
Është me rëndësi të ceken gjërat në vijim përsa i përket hadithit të mësipërm:
01. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i ka përshkruar gratë si të mangëta mentalisht krahasuar me burrat. Mirëpo, kjo nuk duhet të nxirret nga konteksti. E meta e saj nxirret nga fakti se Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) kërkon dy gra dëshmitare në vend të një mashkulli, në mënyrë që njëra nga ato t’i kujtojë tjetrës në rast se ajo harron (për më shumë shiko suren El Bekare, ajeti 282). Kjo ‘harresë’ zakonisht shkaktohet nga ndjeshmëria më e madhe që ka gruaja krahasuar me burrin, dhe angazhimi i saj më i madh në punët shtëpiake e më i vogël në çështjet e jashtme. Andaj, thënia e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) është shprehje e dallimeve të qarta mes natyrës femërore dhe mashkullore. Ajo thekson se edhe nëse ajo konsiderohet më ‘emocionale’ dhe më pak ‘intelektuale’ dhe ai konsiderohet më jo-emocional dhe më ‘intelektual’, ajo megjithatë mund ta tejkalojë atë në fushën e tij!
02. Njejtë, përshkrimi i gruas si e mangët në fenë e saj sqarohet me faktin se ajo nuk falet dhe nuk agjëron në kohën e mesntruacioneve. Andaj sërish duhet cekur se, edhe pse burri supozohet të jetë në pozitë më të fortë të të qenurit fetar për shkak se falet dhe agjëron më shumë, gruaja megjithatë mund t’ia kalojë atij!
Mirësia ndaj burrit është vepër adhurimi.
Trajtimi që gruaja i bën burrit mund të jeta rruga e saj për në Xhennet (ose në Zjarr). Hussejn ibën Mihsan, radijAll-llahu anhu, ka treguar se halla e tij e vizitoi të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Ai e pyeti atë:
“O grua, a ke burrë?”. Ajo u përgjigj: “Po.” Ai e pyeti: “Si e trajton atë?”. Ajo u përgjigj: “Aq sa mundem, nuk e refuzoj ndonjë kërkesë të tij.” Ai tha: “Atëherë shiko se çfarë është pozita jote me të, sepse ai është Xhenneti ose Zjarri yt”. (Transmetuar nga Ahmedi, Hakimi dhe të tjerë. U verifikua si hasen nga Albani (Sahihul Xhami nr. 1509)
Gratë më të mira.
Ndër gratë më të mira është ajo e cila është e mirë dhe e sjellshme ndaj burrit të saj. Ebu Udhejneh Es-Sadefij, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Gratë më të mira janë ato që lindin shumë fëmijë, janë të dashura (ndaj burave të tyre), mbështetëse, dhe tolerante, nëse kanë takva (drojë) Allahun. Ndërsa gratë më të këqija janë ato që shfaqin bukuritë e tyre dhe që ecin me kapardisje. Ato janë hipokrite dhe nuk do të hyjë në Xhennet prej tyre veçse rrallë ndonjë, aq sa ka korba me sqep dhe këmbë të kuqe”. (Transmetuar nga Bejhekiu (në Es-Sunen) the të tjerë. I verifikuar si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr 3330 dhe es-Sahihah nr. 1849). Pjesa e fundit e tij “korba ea’sam” (me sqep dhe këmbë të kuqe) po ashtu është transmetuar nga Ahmedi dhe të tjerë prej Amër Ibën Asit, radijAll-llahu anhu, dhe është verifikuar si i saktë nga Albani (Es-Sahihah nr. 1850).
Ibën Abasi, radijAll-llahu anhu, ka treguar se I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“A t’ju tregoj për burrat që do të jenë në Xhennet? Pejgamberët do të jenë në Xhennet, siddikunët (të vërtetët) do të jenë në Xhennet, shehidët (dëshmorët) do të jenë në Xhennet, fëmiu (që vdes para pubertetit) do të jetë në Xhennet dhe burri i cili viziton vëllaun e tij në një vend të largët, duke e bërë këtë vizitë vetëm për hir të Allahut (Subhanehu ue Te'Ala).
Për sa i përket gruas që do të jetë në Xhennet, është ajo gruaja e cila është e dashur me burrin e saj, i lind shumë fëmijë dhe që tregon vëmendje ndaj tij; dhe kur ai nervozohet, ajo shkon te ai, e vë dorën e saj mbi dorën e tij, dhe i thotë:
“Nuk do të fle deri sa ti të jesh i gëzuar”. (Transmetuar nga Temmam er-Razi, Ibën Asakir, dhe të tjerë. I verifikuar si hasen nga Albani (es-Sahihah nr. 287).
Ndalimi i lëndimit të burrit.
Gruaja e cila e lëndon burrin e saj, merr mallkime nga gratë e Xhennetit. Ky fakt tregon se Allahu nuk është i kënaqur me të. Muadh Ibën Xhebel, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Kur gruaja e lëndon (shpirtërisht) burrin e saj (të drejtë) në çështje të dunjasë, gruaja e tij (e ardhme) nga hyrijat e Xhennetit thotë:
“Mos e lëndo atë, Allahu të vraftë, ai është vetëm përkohësisht me ty, dhe së shpejti do të vijë te ne”. (Transmetuar nga Ahmedi, Tirmidhiu dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr 7192 dhe es-Sahihah nr. 173).
Bindja ndaj burrit.
Bindja ndaj burrit vërtet që është obligim për gruan myslimane, është vepër adhurimi të cilën gruaja e bën për hir të Allahut dhe për ta arritur kënaqësinë e Tij. Kemi parë shumë tekste të cilat e mësojnë gruan t’i bindet burrit dhe të bashkëpunojë me të për të mbajtur familjen. Kemi edhe shkrime të tjera të cilat janë edhe më të qarta në këtë drejtim:
Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Kur gruaja fal pesë kohët e namazit, agjëron muajin (e Ramazanit), e ruan moralin e saj, dhe i bindet burrit, asaj do t’i thuhet (në Ditën e Gjykimit), “Hy në Xhennet nga cilado nga (tetë) dyert e tij.” (Transmetuar nga Ibën Hibbani. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami’ nr. 660 dhe Adabu ez-Zefaf fq. 286).
Njëjtë, Enesi, Abdurrahman Ez-Zuhriu dhe të tjerë, radij-Allahu ‘anhum, kanë treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur gruaja fal pesë kohët e namazit, agjëron muajin (e Ramazanit), ruan moralin e saj, dhe i bindet burrit të saj, ajo do të hyjë në Xhennet”. (Transmetuar nga Bezzari, Ahmedi dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami’ nr. 661 dhe Adabu Ez-Zefaf fq. 286)
Në anën tjetër, mosbindja ndaj burrit është mëkat i madh, i cili mund të shkaktojë mospranimin e namazit te Allahu. Ibën Umeri, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Janë dy njerëz, namazi i të cilëve nuk ngrihet sipër kokave të tyre: një rob i cili ikë nga kujdestari i tij – deri sa të kthehet te ai, dhe një grua e cila nuk i bindet burrit të saj – derisa të kthehet (në bindje ndaj tij)”. (Transmetuar nga el-Hakimi dhe Et-Teberani. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami’ nr. 136 dhe Es-Sahihah nr. 288).
Shërbimi ndaj burrit.
Pjesë e bindjes së gruas ndaj burrit është shërbimi ndaj tij sipas mundësive të saj më të mëdha. Kjo përfshinë kryerjen e punëve të përditshme, shërbimin e ushqimit etj. Sërish e citojmë hadithin e transmetuar nga Muadh Ibën Xhebeli radijAll-llahu anhu, në të cilin i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë:
“Sikur gruaja ta dinte të drejtën e madhe që ka burri ndaj saj, ajo nuk do të ulej gjatë kohës kur burri e han darkën e tij, derisa ai të përfundojë së ngrëni”. (Transmetuar nga Teberani dhe el-Bezzari. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami’ nr. 5259).
Asnjë grua nuk është e përjashtuar nga ky obligim, përveç rastit kur burri pëlqen ta pushojë atë. Madje, edhe një grua shumë fisnike, siç ishte e bija e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e shihte veten të obliguar me këtë.
Aliu, radijAll-llahu anhu, ka treguar se gruaja e tij Fatima, radijAllahu anha, shkoi te i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) për t’u ankuar për shenjat që mulliri i gurtë linte në dorën e saj. Ajo nuk e gjeti atë aty por i la një porosi përmes Aishes, radijAllahu anha, duke kërkuar prej tij t’i jepte një shërbëtore nga robëreshat të cilat i kishte marrë ai kohëve të fundit. Kur Aisha, radijAllahu anha, i tregoi atij për nevojën e vajzës së tij, ai shkoi në shtëpinë e saj, hyri dhe e gjeti atë dhe Aliun të shtrirë, gati për të rënë në gjumë. Fatima filloi të ngrihej, por i Dërguari (sal-lAll-llahu alejhi ue sellem) i tha asaj të qëndronte në shtrat. Ai u ul mes tyre dhe tha:
“A t’iu drejtoj drejt diçkaje që është më e mirë se ajo që ke kërkuar? Kur të shkosh për të fjetur thuaj SubhanAllah (Allahu është i pastër nga çdo e metë) tridhjetë e tre herë, Elhamdulil-lah (Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut) tridhjetë e tre herë, dhe Allahu ekber (Allahu është më i Madhi) tridhjetë e tre herë. Me të vërtetë kjo është më e mirë për ty se një shërbëtore”. (Transmetuar nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë).
Ibën Kajjimi shënon: “Shërbimi i gruas ndaj burrit të saj është një çështje për të cilën nuk ka dyshime. Nuk është në rregull të bëhen dallime në këtë gjë ndërmjet një gruaja të një klase të lartë dhe asaj të një klase të ultë, ose ndërmjet një gruaje të varfër dhe një të pasure. Gruaja më fisnike nga të gjitha gratë (Fatima) i shërbente burrit të saj. Ajo shkoi për t’u ankuar te babai i saj (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) për vështirësitë që ajo po haste në këtë gjë, por ai nuk ia plotësoi dëshirën”. (Zadul Mead 5:160).
Udhëzime për bindje.
Janë disa parime të rëndësishme të cilat duhet theksuar për sa i përket çështjes së bindjes. Këto në vijim janë cekur edhe më parë por po i përmendim si referencë:
01. Duke iu bindur burrit, gruaja i bindet Allahut (Subhanehu ue Te'Ala) sepse Ai e kërkoi këtë nga ajo.
02. Gruaja duhet t’i bindet burrit aq sa kjo bindje është brenda mundësisë/kapacitetit të saj.
03. Nuk duhet t’i bindet burrit në çështje të cilat përbëjnë mëkat ndaj Allahut të lartësuar.
Veprimi i gjërave që e kënaqin burrin.
Si pjesë e mirësisë së saj ndaj burrit, gruaja duhet të bëjë sa më shumë që ta kënaq atë – duke u siguruar se ajo që po bën nuk e hidhëron Allahun (Subhanehu ue Te'Ala).
Arritja e kënaqësisë së tij me dukjen e saj.
Gruaja e mirë përpiqet ta kënaq burrin e saj me dukjen e saj. Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Gruaja më e mirë është ajo që e kënaq atë (burrin e saj) kur ai e shikon, i bindet atij kur ai e urdhëron, dhe në veten ose paratë e saj nuk e kundërshton atë që ai e do”. (Transmetuar nga Ahmedi, en-Nesai dhe Hakimi. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 3298 dhe Sahihah nr. 1838).
Në mënyrë të ngjashme, Abdullah bin Selami radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) është pyetur:
“Cilat janë gratë më të mira?”.
Ai u përgjigj:
“Më e mira nga gratë është ajo që të kënaq kur e sheh atë, të bindet kur e urdhëron atë, dhe që të ruan ty në mungesën tënde për sa i përket vetes së saj dhe pasurisë tënde”. (Transmetuar nga Taberaniu (në El Kebir) dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 3299 dhe Sahihah nr. 1838).
Është me rëndësi të theksohet këtu se ‘të kënaqurit’ e burrit duhet të bëhet në përputhje me Islamin, që do të thotë se ajo nuk duhet të duket apo të veprojë në mënyrë të tillë që nuk e kënaq Allahun. Mënyra më e mirë e të ‘kënaqurit’ arrihet duke qenë shembull si grua myslimane praktikuese e fesë: hixhabi i saj, modestia dhe ndershmëria. Të gjitha këto do të sjellin gëzim të madh dhe kënaqësi në shpirtin dhe zemrën e besimtarit të vërtetë.
Të pranuarit e njerëzve vetëm me lejen e tij.
Gruaja nuk duhet ta lejojë askë të hyjë në shtëpinë e burrit të saj pa pëlqimin e tij. Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Në prezencën e burrit, gruas nuk i lejohet të agjërojë pa lejen e tij, përveç muajin e Ramazanit. Po ashtu nuk e fut në shtëpinë e tij askënd pa lejen e tij”. (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi).
Miratimi i burrit mund të jetë i nënkuptueshëm.
Për shembull, nëse një grua është e sigurt se burri i saj nuk e kundërshton ardhjen e grave fqinje për vizitë, atëherë ajo nuk e ka për detyrë ta pyesë atë për leje të veçantë sa herë që ndonjë nga ato i vjen në vizitë.
Evitimi i kërkimit të divorcit pa arsye.
Një grua e ndershme nuk do të kërkonte divorc nga burri i saj pa pasur arsye të mirë. Vetëm nëse ajo e vëren se ai po i shkakton dëm serioz në besimin e saj ose në mirëqenien e saj, arsyetohet kërkimi i divorcit nga ajo. I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka paralajmëruar se gratë që
kërkojnë divorc pa arsye do të dënohen, dhe mund të mos hyjnë në Xhennet.
Theubani, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Çdo grua që kërkon divorc nga burri i saj pa arsye (serioze), aroma e Xhennetit do të jetë e ndaluar për të”. (Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Davudi dhe të tjerë. Uverifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 2706 dhe Iruaul Galil nr. 2035)
Kërkimi i divorcit (pa arsye) nga burri është shenjë e mosmirënjohjes dhe nënvlerësim i autoritetit dhe mundit të tij. Është goditje në fytyrën e tij, e cila nuk është e lejuar në Islam pa një arsye të vlefshme.
Këshilla e një nëne drejtuar vajzës së saj.
Më poshtë kemi një këshillë nga një nënë e periudhës së xhahilijjetit (paraislame) drejtuar vajzës së saj në ditën e saj të martesës. Kjo këshillë pasqyron një përvojë fisnike dhe të pjekur, ku me pak fjalë, i përshkruan asaj veprat më të rëndësishme që një grua duhet t’i marrë në konsideratë, në mënyrë që ta kënaq burrin e saj.
Ummu Ajas, Bint Auf ibën Muslim Esh-Shejbanijen e martuan për Amër bin Hixhrin, i cili ishte mbret i fisit Kinda në Jemen. Në prag të martesës së saj, nëna e saj Umame bint El Harith e mori mënjanë dhe i tha:
“O bija ime! Sikur këshillat t’u ndërpriteshin atyre që janë të moralshëm dhe të sjellshëm, atëherë nuk do të kishe nevojë për këshillë. Mirëpo, këshilla i përkujton ata që kanë harruar dhe i udhëzon të mençurit. Nëse gruaja heq dorë nga martesa për shkak të pasurisë së prindërve të saj, ose për shkak të dhembshurisë e dashurisë së tyre ndaj saj, atëherë nuk do të kishe nevojë për martesë fare. Andaj, gratë janë bërë për burrat, dhe burrat janë bërë për to.
O bija ime! Tash do ta lësh mjedisin në të cilën ke jetuar dhe folenë ku je rritur, për të shkuar në një vendbanim dhe te një shok i panjohur. Për shkak të përkujdesit të burrit tënd ndaj teje, ai tani është mbikëqyrësi dhe udhëheqësi yt. Andaj bëhu shërbyese e tij dhe, pa dyshim, edhe ai do të jetë shërbyesi yt. Bëhu toka e tij (në bindje e nënshtrim), ai do të jetë qielli yt (në mbrojtje). Ruaji për të këto dhjetë cilësi, dhe ato do të jenë thesar për ty:
01. Dorëzoju atij duke treguar kënaqësi (ndaj asaj që ai të jep).
02. Dëgjoje atë dhe bindju në mënyrën më të mirë.
03. Kujdesu për atë që e shikojnë sytë e tij, që të mos shohin diçka të shëmtuar te ti.
04. Kujdesu për atë që nuhat hunda e tij, që të mos ndjejë nga ti përveç aromës më të mirë.
05. Respekto orarin e shujtave të ushqimit të tij, sepse uria është shkaktar i zemërimit.
06. Respekto orarin e gjumit të tij, sepse pagjumësia e bën të bezdisshëm dhe e mërzit atë.
07. Ruaje pasurinë e tij duke mos e keqpërdorur atë.
08. Kujdesu për fëmijët dhe shërbyesit e tij duke përdorur plane të mira.
09. Mos refuzo ndonjë nga urdhërat e tij, sepse nëse e bën këtë, do ta fyesh atë.
10. Mos zbulo ndonjë nga sekretet e tij, sepse nëse e bën këtë, nuk do të jesh i sigurt nga hakmarrja e tij.
Për më shumë, mos shpreh gëzim kur ai është i brengosur, e as pikëllim kur ai është i gëzuar, sepse kjo do të ngjall urrejtje. Dhe kujto bija ime, se sa më shumë që e kënaq atë, aq më shumë do të jesh e nderuar prej tij. Dhe kujto se nuk do të kesh atë që ti dëshiron nga ai pa i dhënë përparësi dëshirave të tij para dëshirave të tua”. (Transmetuar nga Asbahani në “El Egani” (pjesërisht e përfshirë në Tuhfatul Arus, fq. 91-92).
Përmbushja e nevojës fizike të burrit.
Obligimi i madh.
Dëlirësia është motivi kryesor i martesës. Burri e ruan dëlirësinë e tij duke e drejtuar epshin e tij kah gruaja e tij, në vend se ta drejtojë atë drejt të ndaluarës. Andaj, është obligim i madh i gruas që gjithmonë të jetë në dispozicion ta ndihmojë burrin e saj në shfryerjen e epshit; dhe është mëkat i madh për të ta refuzojë burrin në kënaqësinë intime, të cilën ia kërkon ai.
Abdullah bin Ebi Eufa, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Sikur të urdhëroja dikë t’i përulej dikujt tjetër përveç Allahut, do ta urdhëroja gruan t’i përulej burrit. Për Atë, në duart e të cilit është shpirti i Muhammedit, një grua nuk konsiderohet se ka plotësuar të drejtën e Allahut, derisa të mos ketë plotësuar tërësisht të drejtën e burrit e, për më tepër, edhe nëse ai e kërkon atë për veten kur ajo është duke ngarë devenë, ajo nuk duhet të refuzojë.” (Transmetuar nga Ahmedi, Ibën Maxhe, dhe Ibën Hibbani. Vlerësuar si i mirë nga Albani “IrvaulGalil” 1998 , “Sahihul Xhami” 5295.
Nga hadithi i mësipërm shohim se gruaja nuk duhet të ngurrojë t’i përgjigjet thirrjes së burrit të saj, edhe nëse kjo do t’i shkaktonte ndonjë bezdi. Në mënyrë të ngjashme, Zejd bin Arkami, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Kur burri e fton gruan e tij në shtratin e tij, ajo duhet t’i përgjigjet atij, edhe nëse është e ulur në shalën e devesë”. (Transmetuar nga Bezari dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (es-Sahihah nr. 1203 dhe Sahihul Xhami nr. 533).
Talk bin Ali, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Kur burri e fton gruan e tij për nevojën e tij (seksuale), ajo duhet t’i shkojë atij, edhe nëse ajo është duke gatuar në furrë”. (Transmetuar nga Ahmedi, Nesaiu dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (es-Sahihah nr. 1202 dhe Sahihul Xhami nr. 534).
Refuzimi i kënaqësisë intime është mëkat i madh.
Pasi që është obligim i madh mbi gruan ta përmbushë qejfin e burrit të saj, refuzimi i saj për ta bërë këtë është mëkat i madh që meriton mallkimin e melaikeve dhe zemërimin e Allahut. Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Nëse burri e fton gruan në shtratin e tij dhe ajo refuzon të shkojë, ndërkohë që ai fle i inatosur, melaiket e mallkojnë atë deri në mëngjes”. (Transmetuar nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë).
Në një transmetim tjetër, Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka thënë se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Kur gruaja braktis shtratin e burrit të saj natën, melaiket e mallkojnë atë deri në mëngjes”. (Transmetuar nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë).
Dhe, Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka thënë se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk mund të ndodhë kurrë që një burrë ta ftojë gruan e tij në shtrat dhe ajo të refuzojë, veçse Ai i cili është mbi qiej do të hidhërohet me të deri sa ai (burri i saj) t’ia falë asaj”. (Transmetuar nga Muslimi).
Ebu Umameh, radijAll-llahu anhu, ka thënë se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Janë tre njerëz, namazi i të cilëve nuk ngrihet sipër veshëve të tyre (nuk pranohet): një rob i ikur deri sa të kthehet (te kujdestari i tij), një grua që e kalon natën përderisa burri i saj është i zemëruar me të, dhe një njeri që i udhëheq disa njerëz dhe ata nuk e pëlqejnë atë”. (Transmetuar nga Tirmidhiu. U verifikua si hasen nga Albani (Sahihul Xhami nr. 3057)
Nuk ka agjërim vullnetar pa lejen e tij.
Duke qenë se gruaja duhet të jetë e gatshme dhe në formë për të përmbushur nevojën fizike të burrit të saj, ajo nuk është e lejuar të agjërojë vullnetarisht pa lejen e tij. Arsyeja për këtë ndalesë është se agjërimi i saj ‘vullnetar’ mund të bie ndesh me ‘obligimin’ e saj për të përmbushur nevojën e tij. Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka thënë se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Nëse burri i saj është prezent, gruaja nuk duhet të agjërojë pa lejen e tij – përveç në Ramazan. Dhe nëse ai është prezent, ajo nuk duhet ta lejojë askënd në shtëpinë e tij pa lejen e tij. Dhe sigurisht që ai do të marrë gjysmën e shpërblimit për atë që ajo shpenzon pa lejen e tij nga të ardhurat e tij”. (Transmetuar nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë).
Përzgjedhja e mesit në adhurime.
Ngjashëm me agjërimin, gruaja duhet të evitojë kryerjen e adhurimeve të tepërta të cilat mund të bien ndesh me obligimin e saj ndaj burrit. Ebu Seid el Hudriu, radijAll-llahu anhu, ka thënë se gruaja e Safuan bin el Muatilit erdhi te i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) kur Safuani dhe të tjerë nga sahabët ishin aty me të. Ajo tha: “O i Dërguari i Allahut! Burri im Safuan bin el Muatili më rrah kur unë falem, më obligon të ha kur unë agjëroj, dhe ai nuk e fal namazin e sabahut deri afër lindjes së diellit” I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e pyeti Safuanin për thëniet e saj, dhe ai u përgjigj: “O i Dërguari i Allahut! Për thënien se unë e rrah atë kur ajo falet, kjo ndodh sepse ajo lexon dy sure (pas Fatihasë), duke më shkaktuar mua parehati – edhe pse unë i them të mos veprojë ashtu”.
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Nëse lexohet vetëm një sure, ajo do t’ju mjaftojë njerëzve”
Safuan vazhdoi: “Për sa i përket thënies se unë e obligoj atë ta prishë agjërimin, këtë e bëj sepse ajo shpesh agjëron (agjërim vullnetar) – ndërsa unë jam njeri i ri dhe nuk mund ta duroj këtë (për shkak të epshit tim).
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Gruaja nuk mund të agjërojë pa lejen e burrit të saj”.
Safuan vazhdoi: “Për sa i përket thënies së saj se unë nuk falem deri sa të lind dielli, kjo ndodh sepse unë rrjedh nga një familje që njihet të jetë kështu. Ne nuk mund të zgjohemi deri afër lindjes së diellit”.
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Atëherë, kur të zgjohesh, falu”. (Transmetuar nga Ebu Davudi, Ahmedi dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihah nr. 395 dhe 2172, dhe Irvaul Galil nr. 2004).
Evitimi i situatave të dyshimta me burrat e tjerë.
Jeta martesore është e bazuar në besim. Varësisht nga sjellja e saj, gruaja mund të jetë burim i nderit apo prishjes për tërë familjen. Në mënyrë që ta ketë besimin e burrit të saj dhe ta ruajë nderin e tij, ajo duhet t’i evitojë të gjitha situatat që mund të shkaktojnë dyshime te ai dhe te njerëzit e tjerë.
Evitimi i shfaqjes së bukurive të saj te burrat e tjerë.
Gruaja duhet të jetë modeste dhe e thjeshtë në dukjen e saj, duke evituar gjithçka që mund të tërheq syrin e burrave ose që mund t’u jap atyre mendime të liga. Fudale bin Ubejdi, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Janë tre lloje njerëzish për të cilët nuk duhet të pyesësh (sepse ata janë të dënuar): burri që largohet nga xhemati, nuk i bindet imamit (udhëheqësit) të tij dhe vdes në këtë gjendje; një rob, burrë apo grua, që ikë nga kujdestari i tij dhe vdes në atë gjendje (të arratisjes); dhe një grua e cila, në mungesë të burrit të saj, edhe pse ai i kishte mjaftuar asaj në brengat e dunjasë, e zbukuron veten e saj (në mungesë të tij) për burrat e tjerë. Andaj, nuk keni pse pyetni për këta”. (Transmetuar nga Buhariu (në El Edeb El Mufrad) dhe Hakimi. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 3058 dhe Sahihah nr. 542).
Evitimi i bisedave të panevojshme me burrat e tjerë.
Gruaja nuk duhet të flasë me burrat e tjerë pa lejen e burrit të saj (qoftë kjo leje e veçantë apo e nënkuptueshme). Megjithatë, biseda e saj me burrat e tjerë duhet të jetë e limituar, formale, dhe drejtë e në temë.
Amër Ibën el Asi, radijAll-llahu anhu, ka treguar: “I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka ndaluar bisedën me gratë pa lejen e burrave të tyre”. (Transmetuar nga Teberani (në El Kebir). U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 6813 dhe Sahihah nr. 652).
Evitimi i vetmimit me burrat e tjerë.
Gruaja nuk guxon të vetmohet në një vend privat me një burrë i cili nuk është as burri i saj e as mahremi i saj. Ibën Umeri, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Pas kësaj dite, mos lejoni asnjë burrë të hyjë në privatësinë e gruas, përveç nëse me veti ka një apo dy burra të tjerë [1]” (Transmetuar nga Muslimi dhe Ahmedi).
Ibën Abasi, radij-Allahu ‘anhum, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Gruaja nuk bën të udhëtojë përveç me mahremin e saj. Dhe asnjë burrë (i huaj) të mos hyjë në prani të saj, duke mos qenë me të edhe mahremi i saj”. (Transmetuar nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë).
Evitimi i udhëtimit pa mahrem.
Gruaja nuk mund të udhëtojë pa mahrem. Në udhëtim, personi është më i dobët dhe më i rrezikuar nga sulmet dhe joshjet – qoftë edhe në udhëtimet e sotme të modernizuara. Andaj, gruaja duhet ta ketë një burrë me të, në mënyrë që ai ta mbrojë dhe ndihmojë atë. Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk është e lejuar për gruan të udhëtojë përveçse e shoqëruar nga mahremi i saj”. (Transmetuar nga Muslimi).
Dhe, Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk është e lejuar për gruan të udhëtojë në distancën prej një berid [2] (një stacion poste), përveç e shoqëruar nga mahremi i saj, me të cilin nuk i lejohet të martohet”. (Transmetuar nga Ebu Davudi, Hakimi dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 7302 dhe Sahihah nr. 2421).
Evitimi i heqjes së rrobave jashtë shtëpisë.
Gruaja nuk duhet të heqë rrobat e saj jashtë shtëpisë. Disa gra e kishin zakon të bënin banjë në banjat publike për femra. I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e ndaloi një gjë të tillë, duke treguar se gruaja që e bën këtë nuk meriton mbulojën dhe mbrojten e Allahut. Ebu el Malih el Hudheliu, radijAll-llahu anhu, ka treguar se disa gra nga Himsi [3] e vizituan Aishen, radijAllahu anha. Ajo i pyeti ato: “A jeni ju nga ata njerëz që i lejojnë gratë e tyre të shkojnë në banja publike?
Ata u përgjigjën: “Po”.
Ajo pastaj tha se e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) duke thënë:
“Ajo grua që i heq rrobat e saj nga trupi në vend tjetër përveç shtëpisë së saj me të vërtetë se e ka thyer perden mes saj dhe Allahut (Subhanehu ue Te'Ala)”. (Transmetuar nga Ahmedi, Tirmidhiu, Ibën Maxhe dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 2710).
Në të njëjtën mënyrë, Ummu Seleme, radijAllahu anha, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Ajo grua që i heq rrobat e saj në shtëpi tjetër përveç asaj të burrit të saj, Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) do të heq mbulesën e Tij prej saj”. (Transmetuar nga Ahmedi, Hakimi dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 2708).
Hadithet e mësipërme vlejnë gjithashtu edhe për ato gra, të cilat i heqin rrobat në vende publike ku provohen ose në ndonjë vend tjetër ku nuk janë të sigurta nëse ndonjë burrë ose grua mund të shoh ndonjë pjesë të turpit të saj, të cilën nuk lejohet ta shoh askush tjetër veç burrit të saj.
Evitimi i daljes nga shtëpia pa arsye.
Në përgjithësi, vendi i zakonshëm i gruas është shtëpia e saj. Ajo është zona ku shtrihen detyrat e saj dhe aty ajo i kryen ato me sukses. Shtëpia i ofron asaj mbrojtje dhe siguri dhe e mban atë larg situatave të dyshimta. Një grua myslimane nuk do të dilte jashtë shtëpisë pa arsye. Ajo do t’u largohej vendeve ku ka gjasë të përzihet me burra të huaj ose të jetë në afërsi me ta. Allahu i këshillon Nënat e Besimtarëve, po ashtu dhe gratë tjera, duke thënë:
“Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes” [El-Ahzab 33:33].
[1] - “Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua” pas studimit dhe krahasimit të të gjitha argumenteve që flasin rreth kësaj tematike shënon (17/83-85): “Nga ajo që u përmend më lartë, gjithashtu kuptohet se hadithi: “Pas kësaj dite, mos lejoni asnjë burrë të hyjë në privatësinë e gruas, përveç nëse me veti ka një apo dy burra të tjerë”, duhet të interpretohet që hyrja e disa burrave tek gruaja që nuk e ka pranë burrin apo mahremin e saj lejohet me kushte:
01 - Të ekzistoj nevoja për këtë.
02 - Të jetë e sigurt që mes tyre nuk do të lind ndonjë joshje.
03 - Të jetë e sigurt se nuk ekziston asnjë mundësi që ata fshehurazi të planifikojnë ndonjë paturpësi.
Ky nuk është interpretim nga mendja, mirëpo është i bazuar mbi objektivin sheriatik (fetar) që kuptohet nga totali i Teksteve (nga Kurani dhe Sunneti) të cilat flasin për ruajtjen e organeve të turpshme (nga imoraliteti), ruajtjen e linjës familjare, ndalimin e cenimit të nderit, dhe ndalimin e rrugëve që dërgojnë deri te këto gjëra të ndaluara. Prej këtyre Teksteve është edhe hadithi i lartcekur, në të cilin lejimi i hyrjes (te gruaja e vetmuar) kushtëzohet nëse ekziston më shumë se një burrë, në mënyrë që të mënjanohet El Hulve (vetmia mes një burri dhe gruaje), të largohen dyshimet dhe të realizohet siguria për të mos lindur ndonjë joshje mes tyre”.
Kjo fetua u shënua nga komisioni në përbërje me: AbdulAziz bin Baz, AbduRrezak Afifi dhe Abdullah bin Gudejan. Sh.p.
[2] - Ibën Huzejme ka definuar këtë sa 12 milje Hashimi. Çdo milje Hashimi është 4000 kut (një kut: 60 cm), ose 2.4 km, ose 1.5 mi. Andaj, një berid është përafërsisht 18 milje angleze.
[3] - Një qytezë në Sham, në veri të Damaskut.
Përgjegjësia financiare.
Kemi parë më herët se gruaja e bart përgjegjësinë e mirëqenies financiare të shtëpisë së saj.
Ruajtja e posedimeve të tij.
Një e drejtë e madhe që ka burri ndaj gruas së tij është që ajo ta ruajë pronën e tij në mungesë të tij. Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) thotë:
“Gratë e mira janë ato të dëgjueshmet (ndaj Allahut), që në mungesë (të burrave të tyre) ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu (nderin e burrave të tyre, pronën, fshehtësitë etj)” [En-Nisa 4:34]
Përmbushja e këtij obligimi është një vepër e mirë të cilën e ka lavdëruar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Ibën Abasi, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) njëherë deshi të martonte një grua nga Kurejshët, Ummu Hani bint Ebi Talibi, e cila kishte pesë ose gjashtë djem të vegjël me burrin që i kishte vdekur. Ajo e refuzoi propozimin e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) duke thënë:
“O i Dërguar i Allahut! Ti je krijesa më e dashur e Allahut te unë, dhe je më i dashur te unë sesa dëgjimi dhe shikimi im. Por do të urreja për ty bezdisjen nga këta djem mëngjes e mbrëmje. Dhe, me të vërtetë e drejta e burrit është e madhe. Andaj, unë kam frikë se nëse e drejtoj kujdesin tim ndaj burrit, do të bëhem e pakujdesshme ndaj fëmijëve të mi; dhe nëse e drejtoj kujdesin tim ndaj fëmijëve, do të shpërfilli të drejtat e burrit”.
Ndërsa, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha:
“Gratë më të mira që ngasin devetë janë Kurejshitet; ato janë më të kujdesshmet ndaj fëmijëve të tyre në fëmijëri, dhe më të kujdesshmet ndaj burrave të tyre për sa i përket ruajtjes së pronës së tyre”. (Transmetuar nga Ahmedi dhe Ibn Sa’d. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihah nr. 2523). Teksti i fjalëve të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) po ashtu transmetohet nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë, nga Ebu Hurejra dhe Muavija, radij-Allahu ‘anhum (shih Sahihah nr. 2524)
Të shpenzuarit me lejen e tij.
Gruaja nuk duhet të shpenzojë prej pasurisë së burrit të saj pa lejen e tij, apo një miratimi që vetëkuptohet nga ana e tij, qoftë edhe për bamirësi. Abdullah Ibën Amër, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Nuk i lejohet gruas të japë ndonjë kontribut, pa lejen e burrit të saj”. (Transmetuar nga Ebu Davudi. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 7626 dhe Sahihah nr. 825).
Ushqimi është pjesë e besimit.
Ushqimi është lënë në besimin e gruas, të cilin ajo nuk duhet ta jap si lëmoshë pa lejen e burrit të saj. Ebu Umame el Bahili, radijAll-llahu anhu, dhe të tjerë kanë treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) në një fjalim gjatë haxhit lamtumirës pati thënë: “Allahu ka caktuar për çdo njeri të drejtën e tij të duhur; andaj, asnjë trashëgimi nuk duhet të bëhet për trashëgimtarin (e zakonshëm). Dhe gruaja nuk mund të shpenzojë asgjë nga shtëpia e saj pa lejen e burrit të saj”.
Dikush e pyeti: “O i Dërguar i Allahut! As edhe ushqimin?”.
Ai u përgjigj: “Ajo është pasuria jonë më e mirë”. (Transmetuar nga Ebu Davudi, Ibën Maxhe dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahih Ebi Davud nr. 3044)
Shpërblimi i përbashkët.
Nëse gruaja jep lëmoshë nga pasuria e burrit të saj, duke e ditur se ai nuk e kundërshton këtë, ajo do të marrë gjysmën e shpërblimit dhe ai do të marrë gjysmën tjetër.
Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Kur gruaja jep lëmoshë nga fitimet e burrit të saj, pa porosinë e tij, ai merr gjysmën e shpërblimit”. (Transmetuar nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë. Po ashtu Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Nuk i lejohet gruas të agjërojë pa lejen e burrit të saj, kur burri i saj është prezent përveçse në Ramazan. E as nuk i lejohet asaj ta lejojë dikë në shtëpinë e tij pa lejen e tij. Dhe çdo lloj lëmoshe që ajo jep pa porosinë e tij, ajo merr gjysmën e shpërblimit”. (Transmetuar nga Buhariu).
Aisha, radijAllahu anha, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sallAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur gruaja jep (lëmoshë) nga ushqimi i shtëpisë së saj, pa shkaktuar dëm (për familjen), ajo merr shpërblim për shpenzimin e saj, dhe burri i saj merr shpërblimin e tij sepse ai e ka siguruar (ushqimin)”. (Transmetuar nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerë).
Përdorimi i parave të saj.
Islami i jep gruas të drejtën e posedimit të pasurisë, dhe burri nuk ka të drejtë të marrë nga pasuria e saj (duke përfshirë këtu stolitë e saj, prika, rrobat, etj) pa lejen e saj. Megjithatë, për të ruajtur harmoninë dhe rregullin në familje, duke qenë se burri është drejtues, islami ka përcaktuar disa kufizime për gruan për mënyrën e shpenzimit të parave të saj. Sikur gruaja ta ketë lirinë e shpenzimit të parave të saj sipas dëshirës së saj dhe pa kurrfarë miratimi nga ana e burrit, konfliktet mund të lindin shpejtë kur shpenzimet e saj bien ndesh me disa nga vendimet e burrit të saj, gjë që shkakton nënvlerësim të autoritetit të tij. Një shembull i thjeshtë do të ishte rasti kur burri vendos të mos i blejë veturë djalit të tij adoleshent, mirëpo gruaja ndërhyn duke thënë: “Unë do t’ia blej atë me paratë e mia”.
Andaj, Allahu i lartësuar, më i Mençuri, ka përcaktuar që gruaja të mos shpenzojë nga pasuria e saj pa lejen e burrit të saj (ose një pëlqimi që vetëkuptohet).
Abdullah Ibën Amër dhe Ka’b Bin Maliki, radij-Allahu ‘anhum, kanë treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Gruas nuk i lejohet të jap nga pasuria e saj, që nga momenti që ajo martohet, përveçse me lejen e burrit të saj”. (Transmetuar nga Ahmedi, Ibën Maxhe dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 7238).
Abdullah Ibën Amëri, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Nuk i lejohet gruas që (në mënyrë të pavarur) të shpenzojë nga paratë e saj – prej kur burri i saj merr mbikëqyrjen ndaj saj (në martesë)”. (Transmetuar nga Ebu Davudi dhe Hakimi. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 7625 dhe Sahihah nr. 825).
Uathiletu, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Nuk i lejohet gruas të shpenzojë nga pasuria e saj veçse me lejen e burrit të saj”. (Transmetuar nga Taberani (në El-Kebir) dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahihul Xhami nr. 5424 dhe Sahihah nr. 775).
Islami kundërshton ligjet joislame
Këtu është i nevojshëm një shënim i rëndësishëm sa u takon myslimanëve që jetojnë në vendet joislame. Pa marrë parasysh se cili nga dy bashkëshortët ka paguar për shtëpinë apo diçka tjetër të rëndësishme, ligjet e shteteve, siç janë Shtetet e Bashkuara detyrojnë që pasuria të ndahet baras mes dy bashkëshortëve. Kjo nuk është e drejtë, dhe nuk i lejohet asnjërit të marrë atë që nuk i takon. Andaj, nëse gruas i jepet gjysma e pasurisë së burrit, kur ai vdes apo ndahen, ajo nuk duhet të mendojë se ka të drejtë në këtë pasuri. Më saktë, ajo duhet të kërkojë pjesën e saj që i takon sipas Islamit dhe të japë çdo gjë tjetër përveç asaj, duke kujtuar Ditën kur ajo do të qëndrojë para Allahut (Subhanehu ue Te'Ala) dhe Ai do të gjykojë drejtë mes asaj dhe të gjithë atyre ndaj të cilëve ajo ka mëkatuar.
Evitimi i shtirjeve dhe pohimeve të rrejshme.
Gratë, shpesh pëlqejnë të nxjerrin në publik atë që kanë apo të pretendojnë se kanë gjëra të cilat realisht nuk i kanë. Kjo është një formë gënjeshtre e cila është e ndaluar në Islam. Një grua e drejtë është si pasqyrë e pastër që reflekton pikturë të mirë.
Esma, radijAllahu anha, ka thënë:
“O i Dërguar i Allahut! Kam një ortake. A është gabim nëse unë pretendoj se kam gjëra përveç atyre që mi ka dhënë burri (për ta ngacmuar atë)?
Ai u përgjigj:
“Njeriu që pretendon të ketë atë nuk e ka është sikur ai që vesh dy rroba të dinakërisë (hiles)”. (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi).
Përkujdesja ndaj fëmijëve.
Përkujdesja ndaj fëmijëve është një përgjegjësi e përbashkët e bashkëshortëve. Megjithatë, kjo shtë më e theksuar te gruaja sepse ajo zakonisht kalon më shumë kohë me fëmijët dhe është në pozitë të tillë që ushtron më shumë mbikëqyrje dhe udhëzime për ta.
Rritja e tyre në pajtim me Islamin.
Fëmijët janë fryti më i madh i martesës. Ata janë demonstrim për suksesin apo dështimin e martesës. Ruajtja e fëmijëve nga dëmet dhe rritja e tyre bazuar në mësimet e mira të Islamit është siguria e vetme për mbrojtje nga shejtani dhe zjarri. Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) thotë:
“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. [Et-Tahrim 66:6]
Rritja e fëmijëve është një nga përgjegjësitë më të mëdha të gruas. Përmbushja e saj sjell kënaqësi dhe gëzim në zemrën e saj dhe të burrit. Ajo duhet ta mbajë këtë përgjegjësi sinqerisht dhe të mos e braktisë kurrë atë për hir të fituarit të pak parave jashtë shtëpisë ose të shikuarit e kanaleve të pavlefshme televizive.
Dhënia e gjirit fëmijëve.
Gruaja ka për obligim t’i japë gji fëmijëve të saj deri në moshën dy vjeçare. Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) thotë:
“Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota”. [El Bekare 2:233]
Gruaja nuk guxon ta braktisë këtë obligim të rëndësishëm përveç nëse ka një arsyetim i cili pranohet në Islam, siç është ndonjë problem mjekësor serioz. Gratë të cilat ua mohojnë të drejtat fëmijëve të tyre janë të rrezikuara me dënim në varr dhe në botën tjetër.
Ebu Umame el Bahili, radijAll-llahu anhu, ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Kur po flija, dy burra (engjëj) erdhën te unë, më mbajtën duart sipër, dhe më dërguan te një kodër e gurtë.
Ata thanë: “Hip.”
Unë u thashë, “Nuk mund të ngjitem.”
Ata thanë: “Do ta bëjmë të lehtë për ty.”
Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) vazhdoi: “U ngjita deri kur arrita një vend të lartë në kodër.
Dëgjova të qara të dhimbshme dhe pyeta: “Çfarë janë këto të qara?”
Ata u përgjigjën:
“Kjo është ulërima e njerëzve të zjarrit.”
Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) vazhdoi: “Vazhduam deri sa pashë njerëz të varur nga tejzat e këmbëve, faqet e tyre të prera me gjak të shpërthyer.
Pyeta: “Kush janë këta?”
Ata u përgjigjën: “Këta janë ata që prishin agjërimin para se të jetë e lejuar.”
Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) vazhdoi: “Vazhduam deri sa pashë njerëz të cilit ishin të ënjtur në mënyrë të frikshme, dhe kishin erën më të ndytë dhe dukjen më të shëmtuar.”
Pyeta: “Kush janë këta?”
Ata u përgjigjën: “Këta janë jobesimtarët që kanë vdekur (në fushëbetejë).”
Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) vazhdoi: “Vazhduam deri sa pashë njerëz të cilit ishin të ënjtur në mënyrë të frikshme, dhe kishin erën më të ndytë – era e tyre ishte sikur e nevojtores.”
Pyeta: “Kush janë këta?”
Ata u përgjigjën: “Këta janë zinaqarët femra dhe meshkuj”.
Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) vazhdoi: “Vazhduam deri sa pashë gra me gjarpërinj duke ua kafshuar gjinjtë.”
Pyeta: “Çfarë nuk është në rregull me këto?”
Ata u përgjigjën: “Këto janë gratë që ua mohojnë fëmijëve të tyre qumështin.”
Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) vazhdoi: “Vazhduam deri sa pashë djem duke luajtur mes dy lumenjsh.”
Pyeta, “Kush janë këta?”
Ata u përgjigjën, “Këta janë pasardhës të besimtarëve (që vdesin para pubertetit).” (Transmetuar nga Ibën Huzejme (nr. 1986), Ibën Hibani dhe të tjerë. U verifikua si i saktë nga Albani (Sahih ut Targib nr. 991).
Përfundim.
Çdo grua myslimane duhet të përpiqet të arrijë cilësitë e gruas së mirë duke iu bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), rrugë kjo e cila padyshim dërgon në Xhennet. Njashtu, me implementimin e këtyre cilësive, martesa e saj do të jetë me shumë lumturi. Këshilla më e mirë për secilën motër myslimane është evitimi i metodave të jomyslimanëve. Në vend të ndërtimit të familjes në fe, jomyslimanët e ndërtojnë atë në epshe. Ata injorojnë dallimet bazike mes meshkujve dhe femrave dhe i trajtojnë ata njëjtë në çdo aspekt, gjë që ka rezultuar në prishjen e familjeve dhe shkatërrimin e lidhjeve.
Në Islam, burrat dhe gratë kanë role të ndryshme. Detyrat më ‘publike’ i janë caktuar burrit, ndërsa gratë kanë më shumë ndikim në çështjet e brendshme familjare dhe në rritjen e fëmijëve, pasardhësve të ardhëm të shoqërisë. Andaj gruaja myslimane duhet të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj, krahasuar me burrin. Nëse familjet nuk janë të ndërtuara në themelet që i ka urdhëruar Allahu, ato do të udhëhiqen nga mizëria, urrejtja, përçarja, dhe çoroditja. Allahu pa dyshim se do ta bekojë atë martesë në të cilën burri dhe gruaja i binden Atij dhe përmbushin obligimet ndaj njëri-tjetrit.
0 notes
diamonddeposits · 3 years
Photo
Tumblr media
MUSTAFA SAL - SPACESHIP BOY
Galway based singer songwriter Mustafa Sal shares starry new tune Spaceship Boy-- a track about soaring once again after being grounded by a terrible relationship. Check it out above and get to know this artist better!
4 notes · View notes
ghostmansblog · 4 years
Text
YouTube'da "Mustafa İpekçioğlu & Hakan Altun - Haydi Abbas" videosunu izleyin
Tumblr media Tumblr media
youtube
Aya haber sal çıksın bu gece..görünsün şöyle bir gönlünce..haydi Abbas..vakit tamam..akşam diyordun...işte oldu akşam..🐞
5 notes · View notes
sal-bio · 3 years
Text
🎉Bievenu chez SAL BIO
pour nos formations il ya deux types
1⃣ formation en ligne par whatsapp
Pendant 15 jours
2⃣ Formation direct presentiell à notre siège à béni Mellal
🎓Tentez votre chance et apprenez l'industrie des cosmétiques naturels et réalisez votre rêve de construire votre projet
🧫Sal bio Organise
Formation de fabrication cosmétiques
📝Pour l’inscription :
📞0681852969
📲Whatssap: https://wa.me/message/RUZJBSM6RHGKO1
💼Encadrante: Professeur. Salma Mustafa
Expert en fabrication de cosmétiques naturel
🎓Ila ya deux types de formation:
1⃣Formation en ligne par whatsapp
2⃣Formation direct presentiell
📋Thèmes du cours :..
Savon Naturel
Shampooing Naturel
crèmes
baumes
masques
gommages
sérums
body-splash….......
Beaucoup de cadeaux et de surprises
📌Suivi après la formation pendant un mois complet pour suivre les résultats des participants et leurs propres expériences
📝 Et après la formation vous avez un mois de suivi par whatsapp gratuitement
🖋️ Veillez choisir le type de formation qui vous intéresse.
Et marhba
Tumblr media
1 note · View note
budgie2budgie · 5 years
Photo
Tumblr media
Day 28 1. Mustafa “Museman” Tubbs: Music producer (to all my bands, the simsplosions, moss and the bluffs, nicky etc), musician, living with Narmada, father to Rae. Del Sol Valley 2. Narmada Chowhurry: Ex-model, girlfriend to Museman, stepmom to Rae, had an affair with Sal, wants a child more than anything. Del Sol Valley 3. Rae Tubbs: Teen, daughter to Museman and Rae-Hannah (deceased), best friend with Jacky and LouLou, Del Sol Valley 4. Salomao Piexes: Sound Technician, music nerd, had an affair with his boss (Museman) girlfriend. Del Sol Valley 5. Nooboo: Pomeranian, Narmada’s dog.
65 notes · View notes
findasongblog · 3 years
Audio
Find A Song about the desire to fall in love again
Mustafa Sal - Spaceship Boy
Mustafa Sal’s first single under his new artist name was released on the 19th of February 2021. His second track ‘Spaceship Boy’ is also his debut as a co-producer. In Mustafa’s words, “I wrote Spaceship Boy in May last year after getting closure from a painful time in my life. The song conveyed my desire to fall in love again in an almost storybook manner. I wrote the bridge section of the song earlier this year, and that section is quite reflective. It allows you to step into the future with me and see how I feel at this very moment: still hanging onto past love, still idealising the concept of love, but being hyper-aware about it.”
Added to FAS Spotify playlists dream pop and love.
0 notes
Tumblr media
Alaihissalam meaning and importance -part 2
Alayhis 'salam: Upon him/her be peace
🌹٧٨٦ Bismillah hir rehma nir rahim ٧٨٦🌹
The beloved prophet of Allah subhanawatala Haq subhanahoo
sarwar-e-qainaat hazrat Muhammad Mustafa sal Lal lahu alaihey wa sallam said
Whenever anyone of you will pray
fatiha Sharif(hasana/sending sawab) and
if you will not pray my 4/four beloved caliphs's
Holy names hazrat Abu bakar radi allahu anhu alaihis salaam
hazrat Umar radi allahu anhu alaihis salaam
hazrat Usman gani radi allahu anhu alaihis salaam and
hazrat Ali radi allahu anhu alaihis salaam after
me so I will not accept it
🌹Laa ilaaha illal Lahoo Mohammadur Rasool Ullah sal Lal lahu alaihey wa sallam🌹
4 notes · View notes
pdfsayar · 2 years
Text
Celal Aydin Yayinlari 10. Sınıf Biyoloji
Celal Aydin Yayinlari 10. Sınıf Biyoloji
6 sonuç bulundu. Dosya Boyutu Önizleme Bağlantıları İndirme Bağlantıları T.c. 15/10/2015 Milli Eğitim Bakanlığı Celal Yardımcı …6 İng İngİlİzce 4 İng2 İlkay aydin 7 m ve r res1 mÜzİk-resİm İŞ ve gÜzel sanatlar 1 mustafa tugay eser mesut ÇakirgÖz 8 reh rehberlİk 1 mat3 aydın seyhan 9 sbed seÇmelİ beden eĞİtİmİ 2 sal tayfun Ünal 10 sbİy seÇmelİ bİyolojİ 3 bİyl ekrem konur 11 …Kaynak:…
View On WordPress
0 notes
medyadergisi · 2 years
Text
Yapımcı Selçuk Sal Küçük: "Türkiye'deki müzik yatırımlarımız devam edecek"
Yapımcı Selçuk Sal Küçük: “Türkiye’deki müzik yatırımlarımız devam edecek”
Son 1 senede Türkiye'de faaliyet geçirdiği Voce Music yapım şirketiyle Güllü'den Cansever'e, Sergio Gürlek'ten Tuğba Hatun'a, Haktan'dan Aynur Haşhaş'a kadar pek çok önemli sanatçıyla müzik projeleri yapan, aynı zamanda Amerika Birleşik Devletleri'nde yaşayan Türk'leri Mustafa Sandal, Hakan Peker ve Serdar Ortaç gibi çok ünlü isimlerle düzenlediği konserlerle buluşturan Selçuk Sal Küçük ve eşi…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
haberkat · 2 years
Text
Yapımcı Selçuk Sal Küçük: "Türkiye'deki müzik yatırımlarımız devam edecek"
Yapımcı Selçuk Sal Küçük: “Türkiye’deki müzik yatırımlarımız devam edecek”
Son 1 senede Türkiye'de faaliyet geçirdiği Voce Music yapım şirketiyle Güllü'den Cansever'e, Sergio Gürlek'ten Tuğba Hatun'a, Haktan'dan Aynur Haşhaş'a kadar pek çok önemli sanatçıyla müzik projeleri yapan, aynı zamanda Amerika Birleşik Devletleri'nde yaşayan Türk'leri Mustafa Sandal, Hakan Peker ve Serdar Ortaç gibi çok ünlü isimlerle düzenlediği konserlerle buluşturan Selçuk Sal Küçük ve eşi…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
faizaane-auliya · 3 years
Photo
Tumblr media
Maqam E Pairahann Mubarak (Jubba Mubarak) Of PROPHET MOHAMMAD (ﷺ) In Dargah Khwaja Zainuddin Shirazi (رحمة الله علیه) Khuldabad, Maharashtra, India . . Mashaikh E Chishtiya Ki Hind Mein Aamad Hui Yahan Ki Fiza Mein Khush Gawar Inqilaab Aaya Sultan Ul Hind Huzoor Ghareeb Nawaz Ke Hamrah Sarwar E Kainaat Muhammad Mustafa ﷺ Ka Pairahan Shareef (Jubba Mubarak) Bhi Aaya Gulshan E Hind Mein Bahar Aayi🤩 . . Sultan Ul Hind Huzoor Ghareeb Nawaz Rahmatullāhi Alaihi Se Hota Hua Ye Mubarak Pairahan Shareef Nizam Ul Haq Wad Deen Hazrat Mahboob E Ilahi Tak Delhi Pohancha. Phair Aap Ne Ye Azeem Naimat Apne Chahite Khalifa Hazrat Shaikh Burhanuddin Ghareeb Chishti Rahmatullah Alaih Ko Inayat Farmayi . Aur Aap Ne Apne Khalifa E Khas Hazrat Maulana Khwaja Daud Hussaini Zainuddin Shirazi Al Maroof 22ve Khawaja Rahmatullah Alaih Ko Ata Farmaya Chunke 22 Waston Se Ye Mubarak Pairahan Shareef Aap Ko Pahoncha Is Munasibaat Se Aap 22 Khawaja Keh laye. . Har Sal 12th Rabi Ul Awwal Sahreef Ko Is Mubarak Pairhan Shareef Ki Ziyarat Karayi Jati Hai Aur Sunhari Jaliyon ( Photo No.3) Se Nikal Kar Naqsha E Gumbad E Khazra Ke Niche Banaye Gaye Khas Maqam Par Rakha Jata Hai Zaireen Ek Janib Se Dakhil Hote Hain Aur Itmenan Se Is Mubarak Tabaruk Ko Ankhon Mein Basate Hue Darood E Pak Ko Labon Par Sajate Hue Dusri Janib Se Nikal Jate Hai Buhat Adab Ka Mahaul Hota Hai. ♥️ Courtesy : @aurangabad.sufis (at Dargah Hazrat Khawaja Sayyed Shah Zainuddin Dawood Hussain Shirazi Chishti.) https://www.instagram.com/p/CVIUCRIN9AW/?utm_medium=tumblr
0 notes
telefonumbozuldu · 3 years
Text
mustafa sandal'ın bize gidelim şarkısında arkadaşlarını zorla eve götürüp içirmeye devam ettirmek istemesi çok yorucu. sal insanları evine gitsin zaten mekanda sabaha kadar sık sık aşk derdinle kafa şişirmişsindir
0 notes