Tumgik
#d.piperi
dpiperiwritings · 3 months
Text
A ka më fatkeq se ata që dhe nata nuk mund t'i qetësojë në brengat e tyre?
D.Piperi
25 notes · View notes
dpiperiwritings · 4 months
Text
Dikush foli gjatë për dashurinë se sa e pamundur ishte ajo, ndërkohë që s’kishte bërë asnjë përpjekje për të.
26 notes · View notes
dpiperiwritings · 5 months
Text
Tumblr media
Më thanë kujdes me syrin 🧿
20 notes · View notes
dpiperiwritings · 6 months
Text
Tumblr media
Ka zjarre që shpirtin e njeriut s'ngrohin... Jo për shkak të mungesës së forcës së tij por se dhimbjet kur shtohen, e zmadhohen ndër vite bëhen të paprekshme dhe nga vera më e nxehtë.
23 notes · View notes
dpiperiwritings · 3 months
Text
Lumturia erdhi të strehohej tek une dhe për dreq s’arrita ta njoh.
11 notes · View notes
dpiperiwritings · 4 months
Text
Orës tre të mëngjesit do t'i mungojmë ne...
mbase dhe ne njëri-tjetri...
13 notes · View notes
dpiperiwritings · 2 months
Text
A ka shpresë nëse prej ndjenjash vetes i humb kontrolli?
D.Piperi
12 notes · View notes
dpiperiwritings · 3 months
Text
Tingëllon mëkat të mos njohësh veten...
D.Piperi
8 notes · View notes
dpiperiwritings · 4 months
Text
Në pritje të diçkaje që ndoshta s'do të vijë kurrë...
10 notes · View notes
dpiperiwritings · 9 months
Text
Tumblr media
In Greek mythology, Sisyphus or Sisyphos was the founder and king of Ephyra. Hades punished him for cheating death twice by forcing him to roll an immense boulder up a hill only for it to roll back down every time it neared the top, repeating this action for eternity.
18 notes · View notes
dpiperiwritings · 1 year
Text
Ti do lëndohesh ndërsa unë do pendohem.
D.Piperi
58 notes · View notes
dpiperiwritings · 13 days
Text
Ne do të jemi ajo që kemi ëndërruar…
@dpiperiwritings
3 notes · View notes
dpiperiwritings · 15 days
Text
Dashurinë nuk mund ta kërkosh, thjesht kur ajo vjen askush nuk heq dot më dorë.
D.Piperi
5 notes · View notes
dpiperiwritings · 21 days
Text
Tumblr media
Në atë që dikush e quan pjekuri dhe unë guxim, zgjodha të kërkoj notin nëpër ujra të thella.
Aty ty të njoha, në ato ditë kur dallgët e detit s’premtonin qetësi, shpresa nuk më humbi sepse ka ndjesi që e mbajnë njeriun fort të lidhur ndaj përpjekjeve për të ndjekur ndjenjen që zemrës i ul fuqinë për të qenë krenare. E përsëri dikush do mund të thotë se është papjekuri, unë i them frymarrje që gjendet tek guximi për të realizuar të pamundurën.
E vërtetë është në njerëz të tillë s’mund të kërkosh të ardhmen... ashtu si dhe ti tek unë, të kërkosh se do mund të më interesojë për të tjerët, për atë që ata thonë dhe me budallëk kërkojnë ta imponojnë. Ende jam dhe do mbetem i njëjti njeri, askush s’do ketë mundësinë për të prekur atë që unë jam, askush s'do më interesojë në atë që thotë sepse i shoh shumë larg prej meje për të më dhënë mend.
E megjithatë, as kjo s'të mjaftoi për të vënë re se në mes të këtij grumbulli me human që kureshtje nuk ngjallin për mua ti ishe ndryshe.
Më thuaj se të idealizoj, por nuk më intereson, për idealet që kanë besuar të tjerët kanë dhënë jetën... e jo më unë për ty.
Nazim Hikmeti ka shkruar se:
“disa thonë s’jetoj dot pa ty,
unë jetoj edhe pa ty,
por me ty jetoj më mirë.”
Besoj është e dukshme edhe për të tjerë se jeta do të vazhdojë. Dielli do të lind në mengjes,
por askush nuk do mund të të tregojë se sa shumë i ngjan.
Në shumë forma të hënës ti shpirtin do gjesh, herë gjysëm, e herë plot, por do të ketë dhe nga ato ditë që vetmia do të vrasë dhe dikë do të kërkosh.
Shiu në rrebesh do të lagë, por zjarri do mungojë sepse ka oxhaqe që vetëm me prezencën e tyre do të gënjejnë.
E në yje dëshirën do shprehësh, duke pritur që ata të bien dhe pritja do të lodhë.
Koha do kalojë dhe me të e pengjet do të shtohen, disa dhimbje do të harrohen, por pavarësisht së gjithash jeta do të vazhdojë.
Nëpër hapat që do hedhësh për diçka do shpresosh,
e rrëmuja e përditshme do të largojë nga mundësia për të ndjerë, frymën do të marrë, e veten do harrosh.
Të gjitha do kalojnë dhe nuk ka problem, si ti ashtu dhe unë në diçka veten do realizojmë.
Ende e mendoj dhe dua të të them se është e drejtë, kur thua se të ardhmen tek unë nuk sheh. Ndoshta për ty s’do të jem ndonjëhere, por për fëmijet e tu, po.
Ata do të shkollohen në universitetet e mia, do kalojnë kohën e tyre më të bukur në ambientet dhe hapësirat e panumërta që do mund të krijoj, do kalojnë pushimet në ato resorte që unë do ndërtoj. Në të gjitha herët që do të ndihen të pamundur do të gjejnë një shembull frymëzimi se si një njeri me të pamundurën mund të luftojë. Do shuajnë mërzitjen duke lexuar librat e mi, mbase dhe do të dëgjojnë këngët që në ndonjë stacion radioje dikur dhe ne kemi dëgjuar. Apo ndoshta do kërkojnë guximin, mbase dashurinë, mbase s’do gabojnë dhe në të ardhmen e mundur apo të pamundur ska rëndësi lumturinë do të gjejnë dhe kjo mjafton.
Në një jetë të marrë si kjo, arritja më e madhe e njeriut është lumturia që ndjen në liri…
D.Piperi
4 notes · View notes
dpiperiwritings · 4 months
Text
Nuk e di nëse ekziston nevoja të frikësohem prej vetes…
5 notes · View notes
dpiperiwritings · 1 year
Text
Tumblr media
@dpiperiwritings ✍🏻
25 notes · View notes