Tumgik
essaoll · 4 months
Text
Nganjëherë ajo që ka munguar në fëmijërinë e hershme pastaj individi e kalon jetën duke u munduar ta kompensojë atë mungesë:
-nëse fëmijës i ka munguar vëmendja sociale do të mundohe pastaj (gjatë jetës) të grumbullojë vëmendje sa më shumë.
-nëse i ka munguar aprovimi e miratimi i babait do të kërkojë pastaj vazhdimisht aprovimin e njerëzve etj.
-nëse i ka munguar dashuria e nënës do t'iu vardiset grave (femrave).
Psikologu - Transkriptim.
0 notes
essaoll · 9 months
Text
Besimtarët do ta përjetojnë Ditën e Gjykimit shkurtazi, sa koha mes dy namazeve (drekës dhe ikindisë) siç ka ardhur në hadith, edhe pse ajo zgjat 50.000 vjet. Kjo është prej mëshirës dhe mirësisë së Allahut ndaj besimtarëve.
Të gjitha vështirësitë e botës tjetër Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka ndërlidhur me faljen e namazit (në këtë botë). Ato do t'i lehtësohen besimtarit për shkak të faljes së namazit.
Ibën Kajimi ka thënë se njeriu do ta ketë të lehtë qëndrimin në Ditën e Gjykimit nën nxehtësinë e diellit aq sa e ka fal namazin dhe aq sa e ka përkyer atë (duke e falur me përulje, me përqendrim, duke plotësuar obligimet, sunetet etj.).
Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.
1 note · View note
essaoll · 1 year
Text
Burrat duhet të kenë kujdes të mos zgjasin gjuhët e tyre duke lënduar me fjalë të rënda gratë e veta, që t'ua tregojnë vendin apo të tregohen të fortë, ngase nuk mund ta imagjinojnë sesa dëm shkaktojnë te gruaja në shumë aspekte me një fjalë, ngase me këtë:
-ia thyen zemrën,
-e dekurajon,
-e demoralizon,
-e stigmatizon,
-ia dëmton shëndetin mendor,
-ia hallakatë lumturinë e qetësinë në shtëpi etj.
E si pasojë nuk do të japë maksimumin në kujdesin ndaj fëmijëve.
6 notes · View notes
essaoll · 1 year
Text
{ إِلَّا مَنۡ أَتَى ٱللَّهَ بِقَلۡبࣲ سَلِیمࣲ }
"...përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” Shuara 89.
Kalbin seliim - është ajo zemër:
~që çdo dëshirë e saj është në kënaqësinë e Allahut.
~që nuk bie ndesh me shpalljen e Allahut.
~që nuk adhuron dikë tjetër përveçse Allahun.
~që ikën prej thirrjes së shejtanit dhe shkon drejt thirrjes së Allahut.
Hoxhë Lulzim Perçuku | Transkriptim.
0 notes
essaoll · 1 year
Text
Të rritet imani atëherë kur e ndal veten prej shumë gjërave (të këqija) dhe e bën të veprojë shumë të tjera (të mira).
Njëherë të duket jo e dashur për shpirtin kjo nismë. Pastaj do durim dhe mosdorëzim.
E pastaj nuk do të duash ta ndërrosh gjendjen në të cilën arrite (për shkak të një ëmbëlsie imani që do të ndiesh).
Dhe kështu, si rezultat, imani do të jetë udhëheqësi yt në jetën tënde.
0 notes
essaoll · 1 year
Text
Në Ramazan, edhe më shumë, anëtarët e familjes (së një shtëpie) duhet të tregojnë mëshirë të madhe ndaj njëri-tjetrit, qoftë duke mos i nxjerr punë qoftë duke ia lehtësuar punët.
"Allahu është në ndihmë të njeriut përderisa ai është në ndihmë të vëllait të tij." | Hadith.
Këtë hadith përdore me të gjithë.
0 notes
essaoll · 1 year
Text
Kur tjetri të kërkon falje,
fale se vetë do të ndihesh më mirë.
Sa rri e mendon kush e kush të ka bërë keq, çfarë do t'u thuash, kur do t'u thuash, si do të hakmerresh, kjo ta humbet kohën, të mbjellë negativitet dhe nuk do të jesh i qetë si përfundim.
Tek e fundit ai që të ka bërë keq (e nuk pendohet/përmirësohet) do të gjejë vetë keq, pa qenë nevoja për ndërhyrjen tënde.
0 notes
essaoll · 1 year
Text
Nuk është çështja në këtë jetë të mos dëgjosh fjalë të këqija apo fyrje apo dashkeqësi apo lëndime. Çështja është që mos të të lënë përshtypje, hynë në një vesh e dalin nga tjetri.
Se po nxënë vend pastaj zor se hiqen. Shkaktojnë pasoja. Të tjetërsojnë. Të thyejnë. Të demoralizojnë. Të zbrapsin (nga hajri).
Rezultati: arrihet synimi i shejtanit përmes këtij pikëllimi të besimtarit, duke përfunduar keq (fetarisht, shpirtërisht e psikologjikisht).
0 notes
essaoll · 1 year
Text
Ty që dhimbja s’të shteron!
Ishte vullneti i Allahut që të vdesë i dashuri yt i zemrës. Një jetë ka për ta jetuar secili, dikush më vonë e dikush më herët. Nuk është çudia se do vdesësh, por se si do vdesësh.
Ngushëllo veten me përkujtimin se në këtë dunja ndarja është ca ditë të numëruara, e pastaj do ta takosh në xhenet inshAllah.
0 notes
essaoll · 1 year
Text
Kur dijetarët thonë që të bësh dhikrin ndaj disa gjërave (si: ankth, makth, magji, mësysh, hased etj.), nuk është fjala ta bësh për rutinë, por ta bësh duke jetuar me dhikër, duke e ndje, duke e shijuar, duke u mishëruar me të, duke çuar në mend kuptimet e fjalëve, duke e menduar/medituar etj.
0 notes
essaoll · 1 year
Text
Kur t'i thuash dikujt i cili është sprovuar me dëshirën të shikojë apo dëgjojë gjëra jo të duhura (por i është bërë rutinë, si: në rrjetet sociale apo TV) që të largohet prej kësaj, duhet t'i japësh alternativën zëvendësuese, si: e nxit të dëgjojë derse, të shohë diçka të dobishme, të lexojë një libër etj., po ashtu e motivon të angazhohet me gjëra prej të cilave ka dobi.
Duhet mbushur kohën me gjëra të mira përndryshe nefsi pastaj kapet pas gjërave të kota me të cilat angazhohet. Si çdo boshatisje që kërkon mbushje, ashtu dhe shpirti pasi braktisë diçka duhet të mbushet me diçka të mirë.
Ndoshta ndarja prej kësaj kërkon pak trimëri, por kur personi vetëdijësohet për kotësinë e atyre gjërave atëherë e ka të lehtë.
Kurrë mos thuaj: "Kurrë nuk bëhet". Njerëzit kanë braktisur mëkate të rënda, e kjo është më lehtë të braktiset.
0 notes
essaoll · 1 year
Text
Kujdesi ndaj ...
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: "Kush i ka tri vajza apo tri motra dhe sillet mirë e kujdeset për to veçse do të hyjë në xhenet." Buhariu.
Kujdeset me çdo gjë të mundshme që e ka obligim të kujdeset, si: kulmi mbi kokë, ushqim, pirje veshmbathje, trajtime mjekësore etj.
Disa dijetarë kanë thënë se qëllimi nuk është vetëm për vajza, por edhe për motra, edhe për teze, edhe për halla.
Si kujdeset për motrat? I vdek babai dhe vëllai merr përgjegjësinë për shpenzimin dhe për kujdesin ndaj tyre, apo babanë e kanë të gjallë mirëpo nuk ka mundësi financiare apo fizike të kujdeset.
Hoxhë Petrit Perçuku - Transkriptim.
0 notes
essaoll · 1 year
Photo
Tumblr media
3 notes · View notes
essaoll · 1 year
Photo
Tumblr media
0 notes
essaoll · 4 years
Text
Tumblr media
2 notes · View notes
essaoll · 4 years
Text
Tumblr media
0 notes
essaoll · 5 years
Text
Kosovo
Tumblr media
2 notes · View notes