Tumgik
perpara2013-blog · 11 years
Photo
Tumblr media
Funny     A ke leje ndertimi #rilindje?!
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Photo
Tumblr media
Photo of the day!
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Link
http://perpara2013.blogspot.com/2013/02/a-e-dine-biznesmenet-e-ps-se-cfare-u.html
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Text
Rama, nxënësi i zellshëm i Jorgos
Tumblr media
Jorgo Papandreu, më 18 mars 2012 (sot është përvjetori i parë), pas tetë vjetësh (2004-2012) në krye të PASOK dhe dështimit në krye të qeverisë dyvjeçare (2009-2011), zëvendësohet nga kundërshtari i tij Vangjel Venizellos, që zgjidhet kryetar i PASOK.  Një nga përfundimet më të hidhura të analistëve perëndimorë për qeverisjen greke 2009-2011 është se “Papandreu arriti ta transformojë Greqinë nga një vend ëndrrash në një rast tipik për të mos u ndjekur…” 
Jorgo ishte “mësuesi” prej të cilit Rama mësonte se çfarë duhej bërë për të “fundosur” kundërshtarin në situatë krize. Prej të cilit Rama mësonte se çfarë metodash duhen aplikuar për të “hequr qafe” kundërshtarët e tij në parti. Prej nga Rama gjente qetësinë apo melhemin për të kuruar plagët e humbjeve e të dështimeve. Jorgo, ndonëse e pastroi partinë, ndonëse e “fundosi” kundërshtarin në kulmin e krizës dhe ndonëse fitoi aksidentalisht zgjedhjet, dështoi, u rrëzua dhe u detyrua të largohej nga kundërshtarët brenda partisë. 
Tumblr media
Ai nuk drejton më PASOK-un, që aktualisht ka përfunduar partia e katërt në Greqi. Me shumë ironi është pritur caktimi i tij si pedagog për të dhënë leksione “mbi krizën greke” në Universitetin Harvard (ndër titujt e bujshëm kanë qenë: 
1)”Më vështirë të jesh tani student sesa profesor në Harvard”; dhe 
2) një student me pankartë në dorë ku shkruhej: “Me ndihmoni!!! Mësuesi im në Harvard ishte Jorgo Papandreu. Unë nuk kam të ardhme”). Prej 2006-s, Papandreu është kryetar i Internacionales Socialiste, duke ndihmuar së fundmi Ramën të kooptohej si nënkryetari i 36-të i tij, me idenë naive të një mbështetjeje që i jepet Ramës për t’u bërë kryeministër!!!
Tumblr media
I. “Rama 2005-2013” në rrugën e “Jorgos 2004-2012”
Jorgo qëndroi në krye të PASOK 8 vjet (2004-2012), kurse Rama mbush 8 vjet në verën e vitit 2013 (2005-2013). Ai dha dorëheqjen nga kryeministër i detyruar nga kundërshtari i tij, ministri i Financave, Vangjel Venizellos, i cili më 18 mars 2012 fitoi edhe postin e kryetarit të PASOK. Rama mori shumë mësime nga Jorgo, por ai nuk i konsideron më interesante “leksionet” e tij, madje fati i Jorgos e mundon dhe lodh tmerrësisht. Fillimisht modeli i Jorgos drejt marrjes së pushtetit i shfaqej në trajtën e një engjëlli udhërrëfyes. Por në krye të qeverisë dyvjeçare Jorgo dështoi, ndonëse skema e tij për të fituar pushtetin me risk dhe kosto pothuajse zero u duk sikur “funksionoi”. Pas dështimit të Jorgos, Rama ndihet krejtësisht i tronditur. Ai çdo natë tmerrohet nga fantazma e tij, e cila për më tepër e këshillon që këtë radhë më mirë të zgjedhë humbjen se fitorja e çon drejt dështimit, po ashtu siç dështoi “mësuesi” i tij. Rama, në vend që të nxirrte mësime nga dështimet e “mësuesit” të tij, lëviz në drejtimin e kundërt, i thellon gabimet e tij, duke nxirë situatën, duke bllokuar integrimin dhe duke spastruar masivisht socialistët, pra duke lëvizur në drejtimin e fitimit të pushtetit me kosto dhe risk saktësisht zero. Rama vuan fatin e keq të “mësuesit” të tij, madje gjasat janë që fati i tij të jetë më i zymtë sesa i “mësuesit” të tij të adhuruar, për t’u rrokullisur menjëherë drejt humbjes së zgjedhjeve më 23 qershor 2013, pa mundur të shijojë as fitoren afatshkurtër.
Tumblr media
II. “Rama 2013” versus “Berisha 2005”
Rama është ende i pasigurt për të përcaktuar si objektiv “fitoren” me koston e bashkëndarjes së përgjegjësive të pushtetit dhe riskun e kthimit në jetën e piktorit. Rama, nëse do të synonte realisht “fitoren për të gjithë të majtët” i) do të bashkonte të gjithë socialistët me kontribute, me merita e eksperiencë dhe me integritet, ii) do të gjente një formulë për të përfshirë të gjithë aleatët tradicionalë dhe të rinj në listën e PS, iii) do të bashkonte të majtën duke ofruar një formulë të sinqertë bashkëpunimi e bashkëqeverisjeje me LSI; iv) do të përqendrohej te një program antikrizë në vend që ta nxinte situatën e të artikulonte një program bosh të interpretuar si “monolog” me dekor shurdhmemecësh, ku të paditurit me shumicë rrinë në tribunë dhe pak të diturit në lozhë; v) do të punonte për integrimin, në vend që të bllokonte ëndrrën e shqiptarëve, e të tjera e të tjera. Ky do të ishte projekti politik i fitores, projekt gjithëpërfshirës, projekt debati e pjesëmarrjeje për të gjithë ku do të bashkëndaheshin përgjegjësitë dhe mbi të gjitha projekt bashkëqeverisjeje me të gjithë faktorët dhe aktorët e së majtës. Rama po i qaset objektivit të humbjes, sepse po bën saktësisht atë që s’duhej bërë. Berisha fitoi në 2005 vetëm se përcaktoi si objektiv të vetëm fitoren. Vetëm fitoren përmes bashkimit të të gjithëve me koston maksimale të bashkëndarjes së pushtetit me të gjithë aktorët e faktorët që garantonin fitoren e sigurt. Vetëm fitoren me riskun maksimal të largimit nga drejtimi i PD dhe nga politika. Berisha nuk u zvarrit midis fitores të gjithë për vete me kosto/risk zero dhe humbjes së shoqëruar me hilen për të tentuar radhës tjetër, sërish për të gjithë fitoren i vetëm dhe për vete.
III. Rama synon një fitore me kosto dhe risk zero…
Rama në realitet ka si objektiv të tij të brendshëm “fitore me kosto/risk zero”, por është i bindur se këtë radhë kjo është e pamundur të arrihet. Konkretisht dy elemente të kostos/riskut që Rama këtë radhë e ka të pamundur t’i zerojë janë i) eliminimi total i LSI apo, ndryshe, fitore e maxhorancës qeverisëse vetëm me mandatet e PS, dhe ii) spastrimi i plotë PS nga të gjithë socialistët me kontribute/eksperiencë. Rama projekton “më i sigurt” një fitore me kosto/risk zero për zgjedhjet e vitit 2017 i) kur PD do të ishte konsumuar plotësisht për shkak të mandatit të tretë dhe Berisha nuk do të mund të ishte më në krye të PD, ii) kur LSI do të mund të ishte konsumuar deri në shuarje dhe iii) kur në PS të kishte përfunduar procesi i spastrimit total nga socialistët me eksperiencë dhe Rama të kishte partinë me klientelën e tij. Rama gjykon se një pushtet i fituar me kosto/risk zero jep mundësi për t’u menaxhuar pa probleme dhe mbi të gjitha për t’u mbajtur shumë gjatë. Prandaj, sipas tij, është më mirë të zerohen të gjitha elementet e kostos/riskut para se të synohet fitorja e pushtetit. Kjo është një analizë mediokre dhe totalisht e gabuar, por mbi të gjitha lënguese për socialistët. Pas 2013-s, në çdo rast, dukuria Rama dhe gjurmët e saj nuk do të ekzistojnë më. Dhe nëse Rama do të qëndronte me forcë në krye të PS, me shumë gjasa socialistët nuk do të kenë më partinë e tyre kaq të madhe dhe Rama nuk do të mund të ëndërronte më postin e Kryeministrit.
Tumblr media
IV. Synimi kryesor i Ramës, i gjithë pushteti vetëm për vete…
Në themel të sjelljes së Ramës qëndron objektivi për të fituar i vetëm dhe të gjithë pushtetin vetëm për vete. Arsyeja lidhet me karakterin e tij për të zotëruar gjithçka i vetëm dhe me kompleksin e inferioritetit, nga i cili buron frika për të bashkëndarë pushtet me të tjerët. Rama, i drejtuar nga ky synim, arrin në përfundimin se nuk i duhet as LSI, as aleatët dhe as socialistët me eksperiencë, vetëm se nuk mundet të bashkëndajë pushtet me asnjë prej tyre. Të vetmit me të cilët ndihet momentalisht i qetë për të bashkëndarë pushtetin janë mjaftistët. Rama dhe të zgjedhurit e tjerë prej tij i konsideron të përkohshëm, sepse vetëm mjaftistët plotësojnë një kriter të rëndësishëm, vetëm ata e shikojnë atë “nga poshtë-lart” dhe këtë Rama e konsideron sukses. Rama vlerëson se socialistët, aleatët e lësëistët do ta pengonin në rast fitoreje ta kishte/menaxhonte/mbante pushtetin i vetëm, ndërkohë që në rast humbjeje vetëm pak nga socialistët e mbetur do ta bezdisnin. Kjo situatë asimetrike e orienton Ramën drejt spastrimit total të PS nga socialistët dhe, meqë këtë radhë e ka të pamundur ta spastrojë PS totalisht nga socialistët, preferon më shumë humbjen sesa fitoren. Arsyeja është e thjeshtë për të, një fitore përmes bashkimit të të gjithëve është më e keqe se një humbje në krye të partisë së tij personale, të spastruar nga “armiqtë” socialistë.
V. Mjeti kryesor i Ramës për të arritur synimin, spastrimi i PS nga socialistët
Rama këtë radhë është i detyruar të ruajë vetëm pak “kokrra” socialistësh thjesht për të maskuar procesin e spastrimit dhe për të mos bërë të dukshëm synimin e tij të humbjes, sepse në realitet ai nuk ka besim tek asnjëri prej tyre, pavarësisht se ata kanë qëndruar në rresht gjatë një opozite të vështirë. Shqetësimi se qoftë ndonjë prej tyre mund të dilte nga rreshti në rastin e një fitoreje të ngushtë nga PS, gjë që ka shumë gjasa, e tmerron dhe kjo mjafton për ta zhvendosur Ramën nga opsioni i fitores në atë të humbjes. Rama vlerëson se, në rast humbjeje, ato pak “kokrra” që do t’i shpëtonin spastrimit, nuk do të mund të krijonin masë kritike për të realizuar largimin e tij nga drejtimi i PS, ndërkohë që në opsionin e fitores, qoftë edhe vetëm pak “kokrra” nuk do ta lejonin të qeveriste i vetëm të gjithë pushtetin. Fitorja me të gjithë ata që do t’i shpëtojnë spastrimit i duket e dyshimtë dhe si një fitore e Pirros që do t’ia varroste përfundimisht ëndrrën për kryeministër. Kurse humbja i jep kohë për të realizuar radhës tjetër fitoren me kosto/risk zero. Në këtë rast vetëm humbja ia qetëson vuajtjet dhe i duket sikur i zbut dilemat, sepse në thelb nuk është i sigurt se mund të ketë një radhë tjetër.
Tumblr media
VI. Rama përdor alibinë e fitores thjesht si “opium” për spastrimet…
Rama po përpiqet të eliminojë maksimalisht zhurmat që mund të vijnë për shkak të aplikimit të skemës së spastrimeve. Së pari, ai po përpiqet të aplikojë skemën në mënyrë makiavelike, duke mbushur “kutizat” e kandidatëve me personazhe të reja, deri në atë masë sa ditën e fundit të afatit ligjor secili të kuptojë se në qarkun ku ai ka qenë deputet nuk ka më vend për emrin e tij. Së dyti po e shoqëron procesin e spastrimeve me bombardimin e mjedisit me alibinë e fitores, sepse kështu ka shumë gjasa që zhurma e spastrimeve të mos dëgjohet nga euforia e fitores dhe entuziazmi i militantëve. Rama, duke përhapur “alibinë e fitores”, gjykon se jo vetëm do t’i mbyllej goja cilitdo që do të reagonte në rast se nuk do të ishte më në listën e kandidatëve për deputet (militantët janë gati të bëjnë kurban cilindo kur janë nën efektin e opiumit të alibisë së fitores), por edhe në varësi të karakterit të personit që do të bëhej kurban, Rama mund të mashtronte lehtësisht cilindo duke premtuar “pozicione interesante” që ofron fitorja. Rama, së bashku me kasnecët e tij, do të amplifikojnë alibinë e fitores deri në afatin ligjor të dorëzimit të listave për kandidatë për deputetë. Do të dëgjohen gjatë këtyre ditëve “sondazhe” fantazmë, analiza voluntariste, opinione mediokër për fitore të sigurt dhe deklarata bombastike për Ramën kryeministër.
VII. “Të mbijetuarit” nga spastrimi, strumbullar i largimit të Ramës …
Rama gjykon gjithashtu se, në rastin e humbjes së zgjedhjeve, e ka më të lehtë arritjen e synimit të tij në 2017-n. Mendon se ka ende katër vjet për të bërë spastrimin total të PS nga socialistët. Ka shpresë që LSI në qeverisje do të konsumohej në kufijtë e zhdukjes apo të rrudhjes në atë masë sa t’i kërkonte Ramës një marrëveshje me “çmim mediokër”. Pra, humbja i jep shpresë për projektin e tij të fitores me kosto/risk zero. Rama synon të realizojë këtë radhë një spastrim mjaftueshmërisht të thellë, aq sa të mos ketë zhurma të mëdha dhe të sigurohet që radhës tjetër operacioni i spastrimit total me kosto zero të jetë më i lehtë. Në funksion të arritjes së këtij qëllimi, Rama po i  “pret krahët dhe rrënjët” asaj duzine socialistësh që nuk do të mund t’i “presë kokën” (=spastrojë) këtë radhë. Por të gjithë të “mbijetuarit” e kanë të qartë këtë skemë, ndonëse e pranojnë këtë “kompromis” me dhimbje e shpirt nën dhëmbë dhe, në rast humbjeje, me shumë gjasa do të shpërthejnë e hakmerren vetëm për shkak të këtij lloj keqtrajtimi. Ata jo vetëm nuk mund të jenë totalisht të motivuar në këto zgjedhje dhe më shumë presin dështimin e Ramës, sesa besojnë deklaratat e tij për fitoren alibike. Prandaj ata duhet të jenë sa më shumë… Me sa duket, për shkak të gabimeve të Ramës me shpalljen e kandidaturave dhe të konflikteve pothuajse kudo, presioni i krijuar do të çojë pa asnjë dyshim në rritjen e numrit të”mbijetuarve”… Me siguri të gjithë këta do të shndërrohen në strumbullar të largimit të Ramës pas humbjes në 2013-s. Ashtu siç ndodhi me Jorgon që kundërshtarët e tij, që i kishin mbijetuar spastrimit, e larguan edhe nga qeveria, edhe nga partia.
Tumblr media
VIII. Në vend të përfundimit
    1. Rama adhuronte e imitonte modelin Papandreu, derisa miku i tij lëvizte drejt fitores dhe arriti të fitonte pushtetin. Pas dështimit të Papandreut, Rama tenton t’i largohet modelit të mikut të tij si djalli temjanit, por pa shumë sukses. Ai për më tepër nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga dështimi i modelit të mikut të tij dhe jo vetëm nuk po korrigjon gabimet që e çuan Jorgon në dështim pas fitores, por me spastrimet në parti dhe tentativat për ta fituar të gjithë pushtetin i vetëm po i thellon ato. Për rrjedhojë, Rama nuk do të mund as të fitojë zgjedhjet.
2. Rama nuk ka si synim fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.  Artikulimi i fitores është thjesht alibi, sepse Rama duke synuar të fitojë i vetëm pushtetin dhe të gjithin për vete, in ekstremis vetëm me klientelën e tij të ngushtë, është i bindur se këtë radhë kjo lloj fitoreje është e pamundur.
3. Rama vlerëson se këtë radhë duhet të realizojë spastrimin më të thellë të mundshëm të PS nga socialistët, duke ëndërruar që në 2017-n të paraqitet në zgjedhje me partinë e tij personale. Rama është i bindur se vetëm një fitore me kosto/risk zero, pra me një parti personale dhe mundësisht pa prezencën e LSI në spektrin politik, është ajo që i garanton një pushtet të vetin dhe afatgjatë.
4. Rama, për të maskuar veprimet spastruese dhe për të zhurmuar kundërshtitë, po përhap me intensitet të lartë “alibinë e fitores”, të cilën e konsideron si anestezinë e përshtatshme për kurbanin masiv. Kjo i duhet gjithashtu për të vazhduar procesin e “promovimit” të personazheve ekstrapartiakë.
5. Rama, nëse do të synonte realisht fitoren 
i) duhet të bashkonte të gjithë socialistët me kontribute, merita e eksperiencë, 
 ii) duhet të gjente formulën adekuate për të përfshirë të gjithë aleatët në listën e PS dhe
 iii) duhet të bashkonte të majtën, duke ofruar një formulë të sinqertë bashkëpunimi e bashkëqeverisjeje me LSI. Ky do të ishte i vetmi projekt i fitores, gjithëpërfshirës e transparent. Rama po bën ekzaktësisht të kundërtën, kjo mjafton për të arritur në përfundimin se synimi i vërtetë i Ramës për në 23 qershor s’është fitorja. Ose për të qenë më i saktë, Rama me ose pa dashje po punon për humbjen. Nuk është pa ndikim edhe fati i keq i “mësues” Jorgos.
KASTRIOT ISLAMI
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Link
Kastriot Islami
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Photo
Tumblr media
programi i nastradinit
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Photo
Tumblr media
rama kopjon
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Photo
Tumblr media
rilindje
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Photo
Tumblr media
Rama dhe fideli per sportin
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Photo
Tumblr media
Quo vadis,Edi Rama?!
Photo of the day!
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Photo
Tumblr media
Skandal, kryebashkiaku i Gramshit futet me makinë në fushë!
Një skandal ndodhi dje në fushën e Gramshit, ku ekipi vendas, Gramshi, po luante në kuadër të Kategorisë së Parë me Mamurrasin. Skuadra e Mamurrasit ndodhet në vendin e dytë në këtë kategori dhe synon të ngjitet në Superiore, duke pasur një ecuri të mirë. Kuptohet që Gramshi luante për dinjitetin e tij, por në këtë ndeshje pati një skandal që nuk e la ndeshjen të mbyllej normalisht. 15 minuta para fundit, kryebashkiaku i Gramshit Dritan Bici, i pakënaqur me gjykimin e arbitrit të takimit, ka marrë makinën e tij dhe me të ka thyer derën hyrëse të stadiumit, duke u futur në fushë dhe duke terrorizuar lojtarët e të pranishmit. Madje shpejtësia me të cilën ka hyrë në fushë ka bërë që ai të vërë në rrezik jetën e lojtarëve. Rezultati i ndeshjes ishte 0-0 dhe kryebashkiaku në fjalë nuk e ka pëlqyer këtë gjë, duke pasur dëshirë, kuptohet, që të fitojë skuadra e tij, Gramshi. Por në gjykimin e tij gjyqtari i ndeshjes nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe pretendohet se e ka mbajtur keq takimin, gjë që ka acaruar shumë kryebashkiakun. Si pasojë ai ka marrë makinën për të hyrë në fushë me forcë, gjë që ka sjellë ndërprerjen e menjëhershme të ndeshjes dhe kalimin e lojtarëve në dhomat e zhveshjes. Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në moment. Nga ana tjetër, duhet pranuar se pas këtij gjesti të shëmtuar Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit mund të marrë vendim që Gramshi të humbë ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si pasojë e mospërmbushjes së kritereve për ndeshje normale dhe për mosmarrjen e masave të duhura organizative. Kryebashkiaku në fjalë i Gramshit nuk e ka rast të parë këtë sjellje të tij, pasi informacionet thonë se ai ka hyrë dhe herët e shkuara në fushë për të diktuar me anë të presionit te gjyqtarët.
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Photo
Tumblr media
Nga filmi i Elvis Roshit: "rilindje" dhe jo vetem.
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Photo
Tumblr media
filmi i ri ne treg: ti je ordiner
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Photo
Tumblr media
Erion Brace, deklaron se vazhdojne xhirimet ne PS lidhur me telenovelen e shumepritur dhe qe ka pesuar audience te madhe ne elektoratin e majte "Lista per deputet ne PS"
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Text
ISLAMI:Partia e Ramës neopuniste, miliardere, 99-she!
Partia e Ramës neopuniste, miliardere, 99-she! 1. Rama nuk do të vendosë rreth 40 deputetë të Grupit Kuvendor aktual, apo mbi 60 për qind të deputetëve aktualë nuk do të jenë më në listën e kandidatëve për vitin 2013, duke kujtuar se PS fitoi 65 deputetë në zgjedhjet e vitit 2009. Mbi 65 për qind e atyre që mbeten në listën e kandidatëve për 2013-n janë biznesmenë e miq të Ramës. 2. Rama do të vendosë në listën e kandidatëve për 2013-n rreth 40 kandidatë të rinj në zonat fituese të listës, pra mbi 60 për qind të listës së kandidatëve për vitin 2013 do të jenë për herë të parë kandidatë për deputetë. Ata do të jenë masivisht biznesmenë, policë, prokurorë, të “fortë” dhe mjaftistë. * * * 1. Socialistët e ndershëm, të mençur dhe të vërtetë tanimë janë bindur se partia e tyre nuk ekziston më. Ata e kanë të qartë se ajo ka “vdekur”, por nuk duan që kjo të deklarohet. Ata mërziten shumë kur përmendet “vdekja” e partisë së tyre dhe e vetmja gjë që i mban lidhur me të është godina dhe fakti që nuk durojnë Berishën. Ata e kanë po ashtu të qartë se partinë e Ramës nuk e kanë as për ditë të mira dhe as për ditë të zeza. Të gjithë thonë se “e dimë këtë gjë, por aman mos e shpallni deri më 23 qershor se fiton Saliu”. 2. Ata e kuptojnë se fitorja e tyre më 2013-n është e pamundur, sepse partia e tyre ka “vdekur” dhe partia e Ramës do të dështojë përsëri më 2013-n, siç humbi më 2009-n, 2011-n, apo siç humbi betejën për Presidentin dhe, me siguri, do të humbasë më 2013-n. 3. Ata tanimë e kanë të qartë që Rama nuk punon për fitoren, por po përgatitet për humbjen e radhës, sepse i intereson ta ketë të pastër partinë e tij nga socialistët dhe të tentojë në vitin 2017, kur Berisha do jetë shumë i vjetër. 4. Ata e kanë kuptuar se Rama ka larguar dhe po largon çdo ditë të gjithë socialistët me eksperiencë, me kontribute dhe kapacitete politike e profesionale, pra po largon “trurin” e Partisë Socialiste, duke krijuar partinë e tij pa tru. 5. Ata e kanë kuptuar se Rama ka larguar dhe po largon çdo ditë të gjithë ata socialistë që ishin militantët e vërtetë dhe përbënin shpirtin e Partisë Socialiste, dhe po krijon partitë e tij pa shpirt e pa militantizëm. 6. Ata e kanë kuptuar se Rama ka larguar dhe po largon çdo ditë të gjithë socialistët idealistë dhe njerëzit me integritet, dhe po krijon partinë e tij pa ideal dhe pa moral. 7. Ata e kanë të qartë se asnjë nga prurjet e reja as është socialist dhe as ka asnjë lidhje me socialistët. Ata vërejnë me shqetësim se forumet e partisë kanë “vdekur” dhe, për më tepër, asnjë nga emrat e rinj as diskutohet dhe as miratohet nga forumet e socialistëve. 8. Ata shikojnë me trishtim se si shumica e përfaqësuesve të tyre eliminohen njëri pas tjetrit dhe çuditen kur shikojnë disa të tjerë në pritje për të marrë koromanen e ditës, heshtin apo servilosen. 9. Ata kanë kuptuar se Rama, për të kryer spastrimin e thellë, po mundohet t’i vërë në gjumë të gjithë duke përdorur metoda makiavelike. Ata kuptojnë se si Rama po përpiqet të përhapë gënjeshtrën se ai do të jetë Kryeministër dhe se partia e tij do të fitojë thjesht për ta përdorur si opium për të penguar reagimin e fortë të të gjithë atyre që do t’u “presë kokën”. Duke i izoluar të gjithë të vetmuar në hallin e tyre për t’i eliminuar një nga një dhe penguar të organizohen apo të ngrenë zërin bashkërisht. 10. Ata e kanë të qartë se Rama ka hapur tenderin për sjelljen e prurjeve të reja dhe thjesht po përpiqet të përhapë gënjeshtrën se do të jetë Kryeministër për të rritur çmimin ndaj personazheve që po rekruton. 11. Ata kanë kuptuar se Rama po përpiqet të maskojë skenarin e tij të spastrimit të Partisë Socialiste nga socialistët duke ruajtur vetëm pak personazhe, thjesht si gjethe fiku për të fshehur lakuriqësinë e skenarit të spastrimeve të thella dhe të partisë së tij që po ngre më shpejtësi në këtë mandat.
Tumblr media
12. Ata e ndiejnë, por duhet ta mësojnë dhe dinë mirë se çfarë është partia e Ramës, çfarë përfaqëson realisht ajo, nga çfarë grupimesh përbëhet partia e Ramës dhe çfarë synon partia e Ramës. Duhet të mësojnë se sa e rrezikshme është kjo parti për fatet e tyre nëse ata e ndjekin qorrazi duke menduar se “të heqim një herë Saliun, pastaj shikojmë e bëjmë” dhe sa e rrezikshme është ajo për të ardhmen e vendit që mund të përfundonte siç po përfundon Partia Socialiste. 13. Ata kanë shumë frikë se vendi do të rrezikohej të futej në ciklet e ngjashme të Greqisë ku e futi Papandreu, nga i cili Rama mburrej se kishte marrë skemën e spastrimeve tanimë të deklaruar prej tij se “njerëzit me eksperiencë hiqen gradualisht, duke i hequr fillimisht punën dhe pastaj ata vetëlargohen, pra nuk ka nevojë t’i heqësh në fillim postin…”. Dhe sot në Internacionalen Socialiste Rama është zëvendësi i kooptuar (jo i zgjedhur) i 36-të i Jorgos. I. “Vdiq” PS, “rroftë” Partia e Ramës…. 1. Ata kanë kuptuar se e tronditur më 2005-n, e sëmurë rëndë më 2007-n, në koma më 2009-n, aktualisht e vdekur, PS nuk ekziston më. Ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm që është artikuluar si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë PS, duke gjykuar se PS është aset kombëtar. Arsyet mund të jenë të shumta, por të gjitha ato lidhen me emrin e Ramës, me karakterin e tij anarshist, sjelljen e tij të paparashikueshme, me paaftësitë e tij të shumëllojta e të panumërta, me kompleksin e tij të inferioritetit, me teknikat makiavelike që ai përdor… deri te dëshirat e tij të pakuptueshme për “ngjyrën pink dhe ato të ylberit”. 2. Ata bëjnë pyetje, duan të mësojnë dhe të marrin përgjigje të qartë se çfarë ka ndodhur në PS pas vitit 2005? Çfarë përfaqëson partia e Ramës? Drejt çfarë përbërjeje po orientohet partia e Ramës? Mbi çfarë bazamenti po ndërtohet partia e Ramës? Përse mban ngjyrën pink partia e Ramës? Dhe së fundmi, a do të ndryshojë pas 2013-s emrin partia e Ramës? 3. Ata e kuptojnë se PS realisht ka “vdekur” dhe aktualisht “PS” është vetëm një etiketë që nuk ka asnjë lidhje me atë që ajo përfaqësonte apo duhet të përfaqësojë. “PS” është vetëm një etiketë që qëndron mbi Partinë e Ramës të rikthyer tanimë në praktikat dhe trashëgiminë njerëzore puniste. “PS” është vetëm një etiketë që qëndron mbi partinë e Ramës aksioner me miliarderët e të fortët. Dhe së fundmi, “PS” është vetëm një etiketë që nuk ka asnjë lidhje me PS dhe për pak kohë do të duhet të qëndrojë formalisht mbi Partinë e 99-shave. II. Rama “varrmihësi” i PS 1. Rama ka tërësisht meritën për ta “varrosur” Partinë Socialiste, gjë që me mburrje e pranon edhe vetë kur deklaron se aktualisht kjo nuk është më dhe nuk mund të jetë më ajo parti që ai ka gjetur në vitin 2005, por një parti tjetër, e cila drejtohet tërësisht nga ai dhe klientela e tij. 2. Ramës ia ka njohur për herë të parë aftësinë dhe kapacitetin për të “varrosur” Partinë Socialiste At Zef Pllumi kur i habitur pasi ka marrë vesh pranimin prej tij të postit të kryetarit të PSSH më 2005-n, i ka thënë: “Çuditem shumë që ti mund të ishe kryetar i PSSH, por më vjen shumë mirë që ti, duke qenë në krye të saj, je njeriu më i përshtatshëm për ta varrosur atë”.
III.Partia e Ramës, kthim në identitetin e trashëgimisë puniste, miliardere financiarisht dhe 99-she moralisht… 1.Rama vuan nga kompleksi i inferioritetit për shkak të paaftësisë të shumëfishtë, mungesë formimi dhe bagazhi politik, mungesë formimi ligjor e kushtetues, mungesë formimi dhe kapaciteti për çështjet ekonomike, mungesë bagazhi dhe njohurish për çështjet diplomatike e rajonale, mungesë vullneti e aftësish për të ndërtuar shtetin ligjor dhe respektuar ligjet e Kushtetutën, mungesë njohurish dhe orientimi për ndërtimin e administratës publike dhe trajtimin e burimeve njerëzore sipas parimeve të meritës. Rama ka urrejtje ndaj njerëzve të dijes e atyre me integritet, adhurim ndaj të paaftëve e atyre më dobësi morale dhe frikë e nënshtrim ndaj të “fortëve” e të pasurve. 2. Rama ka synuar që ditën e parë që ka futur këmbët në PS realizimin e skenarit të një partie klienteliste, pa statut, pa program dhe pa organizim partiak, dhe mbi këtë bazë po ndërton një parti autoritare ku askush nuk mendon, gjykon apo reflekton dhe përjashtohet nëse debaton apo reagon. 3. Rama po ndërton një parti bazuar në tri parime: i) në aspektin ideologjik, ndërtim i një partie që rikthehet në identitetin e praktikave, trashëgimisë dhe trashëgimtarëve të periudhës puniste; ii) në aspektin ekonomik e financiar, ndërtim i një partie me një klientelë të pasur aksionere me Ramën të krijuar gjatë periudhës që ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës apo që janë sjellë gjatë tetë viteve me detyrimin për të bashkëndarë me të aksionet apo financuar projektin e tij personal; dhe iii) në aspektin ekzekutiv e viziv, ndërtim i një partie me bazë ish-organizatën “Mjaft” dhe Partinë G99 në konflikt moral me Partinë Socialiste dhe të majtën në tërësi, duke synuar t’i ndërrojë deri ngjyrën rozë në ngjyrë vjollcë-pink, dhe pas zgjedhjeve edhe emrin. IV. Partia e Ramës: “Shtylla” neopuniste…. Rama ka vendosur në themel të rilindjes së saj shtyllën puniste. Nuk ka si shpjegohet ndryshe që pas 22 vjetësh kjo parti do të jetë në koalicion me tri partitë puniste shqiptare që kanë si bazë ideologjike marksizëm-leninizmin dhe praktikën 50-vjeçare të punizmit. Nuk ka shpjegim tjetër përse duke filluar nga viti 2009 po forcohet roli dhe po rritet në mënyrë disproporcionale prezenca e trashëgimtarëve punistë. Nuk mund të gjendet shpjegim tjetër për të shpjeguar mbytjen e frymës së debatit dhe eliminimin e demokracisë së brendshme nëse aplikohet fryma puniste e përjashtimeve, spastrimeve dhe e shpalljes tradhtarë e armiq të partisë. Kjo e gjitha ka një shpjegim: Ramën e kanë bindur dhe, për rrjedhojë, beson te “strategjia e Katovicës”, te forca elektorale e rrjetit dhe lidhjeve të “ish-perandorisë puniste” dhe në faktin se partia e tij mund të mbetet partia më e madhe në vend nëse ruhet skeleti 50-vjeçar punist. Këtë rilindje neopuniste Rama po e realizon me vendosmërinë e një përfaqësuesi të denjë të kësaj trashëgimie. Pjesëtarët e këtij grupimi janë të rëndësishëm në aspektin e mbështetjes elektorale dhe përfaqësimit kuvendor, por jo në aspektin e drejtimit ekzekutiv. V. Partia e Ramës: “Shtylla” miliardere…. Rama ka arritur në katër vjet që partia e tij të ketë deputetët më të pasur në Parlamentin shqiptar, po t’u referohemi deklaratave të pasurisë. Askush nuk është kundër të pasurve dhe biznesmenëve dhe, natyrisht, në një vend demokratik secili ka të drejtë të zgjidhet deputet, të pasurohet dhe të jetë biznesmen. Në rastin e Partisë së Ramës kjo është një çështje sa morale, aq dhe politike. Së pari, shumica e këtyre personazheve (jo të gjithë) e kanë krijuar pasurinë e tyre përmes biznesit të ndërtimeve. Së dyti, një pjesë e tyre e kanë krijuar këtë pasuri gjatë periudhës kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës; dhe në vijim (kur Rama humbi Bashkinë e Tiranës) një pjesë e tyre kanë vazhduar të rrisin pasurinë përmes ndërtimeve apo fitimit të punëve publike në bashkitë ku drejton PS, por gjithnjë me miratimin e Ramës. Kjo “elitë kaviar” përfaqësohet, mbështetet e drejtohet politikisht nga Rama. Fatkeqësisht edhe një pjesë e kryetarëve të bashkive kryesore kanë filluar të ndjekin modelin e Ramës. Publiku percepton se shumë personazhe nga biznesi po “veshin mburojë politike”, kurse disa personazhe politike, kryesisht me fuqi ekzekutive, po “armatosen financiarisht”. Përmes këtij grupimi, Rama kontrollon financiarisht e politikisht partinë e tij në formën e një “sulltanati qendror” me disa “bejlerë rajonalë” dhe “agallarë lokalë”. Përmes këtij sistemi sigurohet mbështetja financiare për të gjitha veprimet radikale, mbështetja financiare për klientelën mediatike, por edhe për të sulmuar apo margjinalizuar çdo kundërshtar të Ramës. Ky grupim nuk është përfaqësues i elektoratit të majtë, i cili përgjithësisht përfaqësohet nga shtresa me të ardhura të ulëta e të mesme, ndonëse ky grupim përmes fuqisë financiare përpiqet të krijojë “entitet elektoral” në partinë e Ramës. Kjo ka shkaktuar “krizën e identitetit” të Partisë së Ramës që pas pak viteve do të çojë në fragmentim apo në rrudhje e shpërbërje të saj. Pjesëtarët e këtij grupimi kanë pak influencë në aspektin elektoral, janë jo shumë aktivë dhe as u kërkohet veprim kuvendor dhe (do të) kompensohen për kontributin e tyre përmes privilegjimit në marrëdhëniet me buxhetin dhe punët publike në nivel qendror e lokal. Përgjithësisht Rama nuk i llogarit pjesëtarët e këtij grupimi si anëtarë të ekipit të tij qeverisës. VI. Partia e Ramës: “Shtylla” mjaftiste dhe 99-she…. Rama, në rolin e kryemjaftistit, e nisi projektin e tij për të ardhur në krye të PS me organizatën “Mjaft”, e cila dihet botërisht se ka dhënë një kontribut të “vyer” për ta çuar PS në opozitë në zgjedhjet e vitit 2005. Kjo organizatë u transformua nga Rama në Partinë politike G99, me synimin e vetëm “eliminimin politik” të LSI-së në zgjedhjet e vitit 2009. Në amalgamën ish-Mjaft, G99-a dhe “kamaradë të Ramës”: i) shumica (jo të gjithë) janë me formim të dyshimtë universitar; i) janë agresivë në media e në sulmet në rrjetet sociale të internetit; iii) disa prej tyre janë me lidhje direkte apo indirekte nepotike me familjet e larta të ish-nomenklaturës komuniste; iv) jo pak të tjerë janë pjesëtarë/aktivistë të grupimeve me “orientime të ndryshme seksuale”; v) dhe një pjesë e konsiderueshme janë konsumatorë të lëndëve qejfndjellëse. Rama, si një përfaqësues i denjë i këtij grupimi, është jo vetëm drejtuesi i tyre shpirtëror, por edhe sponsorizuesi i tyre politik e financiar i aktiviteteve të tyre. Ky grupim rezulton një mjet në duart e Ramës, që përdoret agresivisht për të sulmuar armiq të “vjetër” dhe të “rinj” të Ramës. Një grupim me të cilin Rama ndihet mirë sepse ata janë të vetmit që e konsiderojnë më të “gjatin mendërisht” dhe e pranojnë si misionar dhe me të cilët Rama mund të sillet pa asnjë lloj ndrojtjeje, ashtu siç është në realitet. Midis personazheve të këtij grupimi ka një konkurrim e xhelozi naive, të cilat i nxit dhe kontrollon vetë Rama. Përfaqësuesit e këtij grupimi i duhen Ramës për gjithçka dhe vetëm me këta synon të ndërtojë Ekzekutivin e ardhshëm dhe të sigurojë shumicën në Grupin Kuvendor të partisë së tij. VII. Në vend të një përfundimi Rama, përfaqësuesi i denjë i të tria “shtyllave”, është kryetar i PS. Socialistëve të ndershëm u mbetet vetëm të reflektojnë sa nuk është vonë… Jam i sigurt që ata do të fillojnë të revoltohen dhe rebelohen pas humbjes më 2013-n…, që do të pasohet nga ndërrimi i emrit të partisë së Ramës, që formalisht mban etiketën “PS”… Do të jetë vonë, por më mirë vonë se kurrë… KASTRIOT ISLAMI
0 notes
perpara2013-blog · 11 years
Text
Brukseli denoncon zhdukjen e 50 milion eurove nga dy bashkitë e Edi Ramës!
Pier Mirel, Drejtori i Zyrës për Zgjerimin në Komisionin Europian ka denoncuar dje në Tiranë keqpërdorimin që disa njësi vendore u kanë bërë granteve të tyre miliona eurosh. Ai ka folur për shifrën e 50 milionë eurove investime, të cilat janë sabotuar nga Durrësi apo Korça, bashki që drejtohen nga besnikët e Edi Ramës, që shpallen nëpër media edhe si sponsorë të fushatës së Partisë Socialiste.
Tumblr media
Taksapaguesit europianë i kanë dhënë këtë vit 85 milion euro Shqipërisë, por zyrtarët e Komisionit Europian nuk janë të kënaqur për të gjitha projektet që financohen nga fondet IPA. Pakënaqësia e tyre është veçanërisht ndaj bashkive, ndër të cilat përmendin Korçën dhe Durrësin.
“Ka një numër të madh projektesh që nuk po ecin siç duhet, dhe kam ndjesinë që nuk po bëhen përpjekjet e duhura kryesisht nga bashkitë e mëdha. P.sh projektet për impiantet e trajtimit të ujërave. Është e rëndësishme që qytetarët të kenë sistemin më të mirë në bashkitë e tyre. Kemi investuar rreth 50 milion euro në Durrës, Korçë apo vende të ndryshme. Disa projekte nuk kanë ecur sepse ndoshta bashkitë mund të kenë harruar të paguajnë energjinë. Ndërsa shkolla profesionale që kemi ndërtuar nuk ka sistem ngrohjeje”, vuri në dukje Drejtori i Zyrës për Zgjerimin në Komisionin Europian, Pier Mirel. 
Ndërsa fokusuar në aktualitetin politik, Drejtori i Zyrës për Zgjerimin në Komisionin Europian theksoi nevojën e konsensusit politik, për miratimin e legjislacionit që do t’i siguronte Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE.  
“Partitë politike duhet të jenë në gjendje të tejkalojnë çdo vështirësi që mendojnë se kanë për të miratuar legjislacionin e nevojshëm për të ecur përpara drejt aderimit. Konsensusi për integrimin evropian të përkthehet në legjislacionin e BE, në mënyrë që vendi të ecë përpara”, u shpreh Mirel, lidhur me një çështje të tillë.
0 notes