Tumgik
dietabytyqi · 6 years
Photo
Tumblr media
I gave you wings A bird who couldn’t fly I gave you wings To sail beyond the pinky sky
You’ll touch mountains and kiss oceans A world of never ending ‘Cuz you’re an eager enthusiast And I’ll be pretending
That you will fly for me Ride for me, dye a cloud for me That you will sing for me Break a note for me Collect pieces of sounds to call my name at it
But baby you won’t Search for me Migrate for me Or moan for me
You left days You left nights You put a black curtain at every sunrise
You blurred every twilight Twilight was our nest And you let me your suitcases Filled with cold kisses
You cut that eye You cut that ear You cut that feeling ‘cuz you had fear That they’ll bring you back at me
I gave you wings A bird who couldn’t fly You’ll see everything tonight Everything but me
0 notes
dietabytyqi · 6 years
Photo
Tumblr media
GEORGE
Kënga e fundit e listës sime po mbaron, por jo edhe pritja ime. Si rrallë, më ndodh të shtirem se dëgjoj muzikën time të preferuar, përderisa nuk luaj asnjë. I lë hapësirë qetësisë së mendjes sime dhe shpërndaj një nga një edhe shkronjat e emrit tim.
Mbrëmjen e së shtunës hedh hapa rrugëve të njejta, skaj dritave që krijojnë dhjetëra hije të mia. I marr me vete, dhe i shtrij në çdo cep të këtij qyteti. Nga to mbledh album çastesh dhe fus gjithçka, dorë të zgjatur për lëmoshë, buzëqeshje që përjetohej nga një telefonatë, shënime mureve të fshehta, e zonja që fotografonin njëra tjetrën që t’i mbijetonin viteve.
Të njejtin vend ndajmë bashkë por jo në të njejtën kohë. Dhe kur ti ec përmes tyre kërkoj që të mbajnë mend mimikat e fytyrës tënde, të konsumojnë ajrin që ti frymon, shenjat e tua të shputave, nëpërmjet tyre ta ndjej afërsinë mes teje dhe meje. Marr pas shikimet, u hidhem thellësive.
Mendjen nuk e kam te semafor i kuq e se duhet të ndaloj. Gënjehem se do të ndeshem me ty papritur por s’të shoh. Nuk të gjej edhe po të vazhdoj me orë të tëra sepse ti s’më kërkon.
Fjalët i dërgova me erën, Por ti mbylle dritaret.
Jashtë mbeten edhe shkronjat e emrit tim, duke pritur renditjen.
0 notes
dietabytyqi · 6 years
Photo
Tumblr media
0 notes
dietabytyqi · 7 years
Photo
Tumblr media
.SHUME DUETÈ
E dua aromën e lëkurës sime Dhe hijen time në mur Mënyrën se si tërheq flokët ngadalë Duke ndier rrahje të zemrës
Drita e kuqe në dhomën time Ashtu si kjo gotë me verë që mbaj Më tërheq në një dimension tjetër Një vend spektra të kuq
Një mal rrahje zemre Buzë të kuqe duke shijuar verën Vendos dhe muzikën Një këngë të vjetër dashurie
Marr frymë thellë që nga mushkëritë Mund ta nuhas dhe parfumin tim Duke u përhapur në çdo cep të dhomës Ashtu si kjo ndjenjë që zotëron gjithë trupin tim
Dhe filloj të këndoj Pjesën e preferuar të këngës Në fakt është veç një melodi Sepse vetë gjej fjalët për tekstin
Dhe vallëzoj Me sy mbyllur Duke përdorë imagjinatën E një dore të ftohtë rreth qafës sime Prekur me lëkurën time të ngrohtë
Është tepër vonë E jam duke përjetuar oqean valësh Ashtu si fustani valëvalë që kam veshur Zhytur në të Fshehur atë se çfarë ka brenda
1 note · View note
dietabytyqi · 7 years
Photo
Tumblr media
Jemi diell e hënë. Kur prekemi ndodh eklips i mendjeve tona dhe zemrat tona ndalen për pak. Për pak sekonda përballë, sodis detaje. Për pak sekonda përballë, marr dritë. Marr prej teje, dritë. Veç për vetën, mbërthej të gjithën me xhelozi. Shëtis ngadalë në ritmin e këtyre fjalëve që thur në qetësi, sillem rreth teje me delikatesë dhe lakmoj për çdo sekondë më shumë që ikë. Për pak sekonda përballë, lundrojmë qiellin të dy, përpiqem ngadalë dhe emër të pëshpërit. Vëmendje është tek ne. Eklips.
0 notes
dietabytyqi · 8 years
Photo
Tumblr media
0 notes
dietabytyqi · 8 years
Video
#Lovin' can hurt sometimes.
0 notes
dietabytyqi · 8 years
Photo
Tumblr media
Find emotions,feel breathless.
0 notes
dietabytyqi · 8 years
Photo
Tumblr media
#Kosovan #Valley
0 notes
dietabytyqi · 8 years
Photo
Tumblr media
Let the rain wash away all the pain of yesterday.
0 notes
dietabytyqi · 8 years
Photo
Tumblr media
Coincidence
0 notes