Tumgik
#gjent
ponseria · 4 months
Text
Opinionet e mia problematike:Big Brother VIP Albania 2
Tumblr media
Dua ta nis këtë postim me një sqarim:nuk kam parë kurrë një sezon të plotë të Big Brother,as të gjitha prime-t.Opinionet e mia bazohen vetëm në ngjarjet që kam parë dhe kam dëgjuar në rrjete sociale.E gjithë pikëpamja ime vjen nga pikëpamja e një adhuruesi të zakonshëm të spektakleve televizive.
1.Bileta e kthimit asnjëherë nuk është lënë “në mëshirë të fatit”,prandaj duhet t’ja jepnin Efit dhe jo Kristit
Tumblr media
Me të vërtetë mendoni se pakot e kafesë turke shpërndahen në mënyrë rastësore?A do ja falnit formatit nëse një personazh që është eleminuar me meritë kthehet në garë?Nëse jo,atëherë e dini shumë mirë se ku dua të dal.Produksioni nuk lejon asnjë hapësirë për “rastësi”,siç mund të ishte rikthimi i një personazhi për të cilin produksioni është munduar ta heqë qafe me kohë,apo hapjen e këtyre pakove në fshehtësi në tualet.Për t’u paraprirë këtyre aksidenteve,produksioni i ka në zotërim këto pako deri në eleminimin e banorit në episode prime.Kjo është vetëm teori.
Por,nëse kjo teori është fakt,atëherë kjo biletë nuk duhet të ishte përdorur për Kristin,por për Efin.Kristi e meritonte daljen nga shtëpia si një lojtar neutral,i cili,edhe pse gjithmonë në ndërveprim me banorët e tjerë dhe aktiv në debate,nuk mundi kurrë të ishte vetë protagonist i garës.Efi nga ana tjetër ishte e preferuara e publikut, dora e djathtë e Luizit dhe ishte gjithmonë në përplasje me Oltën.Duke shpëtuar Efin,produksioni nuk do ngilte pa gjë,sepse:
-plani i aleancës së Oltës për të dobësuar treshen Luiz~Kiara~Efi do dështonte,duke e rënduar më tej eleminimin e Amosit,si kundërpërgjigje për atentatin
-Efi do ta dëshmonte live aksidentin në tualet midis Kiarës dhe Luizit,duke u kthyer në antagonisten e re të shtëpisë
-Olta do dilte më herët nga gara
Meqë përmenda daljen e Oltës,kalojmë te:
2.Dalja e Oltës u vonua sepse ajo ishte antagonistja e vetme e shtëpisë
Tumblr media
Në daljen e saj nga shtëpia,Olta pohoi se ajo kishte kohë që kërkonte të hiqte dorë nga gara,por produksioni nuk e lejoi.Madje,as Luizi vetë nuk mund ta pranonte dot dorëheqjen e antagonistes së vetme të garës.Dhe me të drejtë,sepse dalja e Oltës vulosi përfundimisht kurorëzimin e Luizit si fitues absolut i çmimit të madh.Por,pse vonoi kaq shumë dalja e Oltës?
Produksioni u mundua tejmase të gjente pengesa të reja për protagonistin e ri të shtëpisë pas incidentit të dronit,sepse shumica e banorëve u vunë krah tij,jo si aleatë,por si fansa.U futën shumë personazhë të rinj,të cilët hynë si ushtarë besnik të Luizit.Olta ngeli e vetme pas daljes së Maestros dhe Amosit.Pas kërkesës së Oltës për të lënë në gjysmë rrugëtimin,ishte emergjente gjetja e një antagonisti të ri.Banorët e rinj e zhgënjyen produksionin,duke e detyruar atë të rifuste në garë banorët e eleminuar.
Rikthimet e justifikuara do të ishin:Maestro për të vazhduar rrugën e lënë përgjysmë nga Olta,Amos për të marrë hak për eleminimin e tij dhe Tea që u tradhtua nga Luizi dhe i kishte ardhur në majë të hundës loja e tij.Ata mund të kenë refuzuar sepse e dinin shumë mirë që favorizimi dhe mbështetja e Luizit kishte marrë një shkallë tjetër jashtë shtëpisë,e cila mund t’u kushtonte karrierën,madje edhe jetën nëse do të viheshin kundra Luizit për herë të dytë.Përveç kësaj,do të ishin të parët që do të eleminoheshin,sepse do të ishin tërë kohës nën radarin e Luizit dhe fansave të tij.
Pas ndodhisë së tualetit,Efi sulmoi Kiarën në rrjete sociale.Çuditërisht,në këtë moment,pranë largimit të Oltës,para eleminimit të Kiarës,produksioni i “dhuroi” Kiarës informata nga jashtë,shkelje e rregullores nëse do ta bënte dikush tjetër.Pra,produksioni vetëshkeli rregullat e veta nga emergjenca e madhe për të krijuar një antagonist të ri:Kiarën ose Efin,meqenëse Luizi do të detyrohej të zgjidhte midis tyre kur u rikthyen në garë.
Po Bledi dhe Ronaldo?Efi mund të falej nga Kiara,e,për rrjedhojë,dhe nga Luizi.Produksioni duhet ta shfrytëzonte në maksimum këtë mundësi.Ndërsa Bledi ishte pa aleancë,neutral,si Kristi.Ronaldon e dimë të gjithë,as vetë s’mund ta justifikoj ardhjen e tij.
Si pasojë,sjell në vëmendje pikën 3:
3.Nëse katër banorët nuk do të ktheheshin në shtëpi,Big Brother VIP Albania 2 do të përfundonte me ikjen e Oltës
Tumblr media
Një tregim gjithmonë përfundon me mundjen e antagonistit,të paktën në televizion.I vetmi personazh,të cilin Luizi kishte kohë që e kishte nën radar,sepse ishte e vetmja pengesë për te çmimi i madh,ishte Olta.Olta ishte e vetmja q�� nuk iu dorëzua eventit të dronit dhe asnjëherë nuk hoqi dorë nga roli i antagonistes.Ishte e vetmja që konsiderohej si “e preferuara e produksionit”,e cila,edhe pse më e urryera e publikut,gjithmonë shpëtonte nga eleminimi.
Në deklarimin e dorëheqjes nga gara nga ana e Oltës,më i dëmtuari në garë nuk ishte asnjë banor,përveç Luizit,gara e së cilit përfundoi me daljen e Oltës.Dea dhe Kristi i kishin rezervuar vendet e tyre në katërshen më të mirë,respektivisht vendin e katërt dhe të tretë,duke mos cënuar kurrë vendin e parë.Banorët e tjerë ishin përzierje midis lojtarëve individualë dhe mbështetësve të Luizit.Askush nuk ishte më opsion për vendin e parë,duke ja liruar Luizit absolutisht rrugën për te fitorja.Ja përse gara u ndje bosh deri në acarimin e marrëdhënieve midis Efit dhe Luizit.
Por Efi nuk mund të ishte më opsion për vendin e parë,pasi kishte javë që kishte dalë nga shtëpia,duke munguar në eventet më të rëndësishme të garës.Propozimi i saj si kandidante e re si fituese do të ishte një gabim fatal,edhe pse produksioni u mundua që të zëvendësonte rolet e Luizit dhe Efit,duke ja liruar Efit karrigen e heroines dhe duke e ulur Luizin në fronin e antagonistit.
Pra,nëse do të ishte e mundur,e gjithë gara do të përfundonte në 1 prill me daljen e Oltës dhe kurorëzimin përfundimtar të Luizit si fitues,një lëvizje që do të ishte e justifikueshme,por e padrejtë për banorët e tjerë,duke ja mohuar të drejtën e garimit deri në finalen e madhe.
4.Jori supozohej të ishte Benada e sezonit të dytë,por dështoi të ishte e preferuara e banorëve
Tumblr media
I preferuari i banorëve ishte një rol që e luante Maestro para se të krijonte aleancën me Oltën dhe të agravonte marrëdhëniet me Luizin.Pasi ai pati disa shpërthime jo të justifikueshme për një të preferuar dhe mbante qëndrime problematike,produksionit i duhej me patjetër një personazh pozitiv,i çiltër,aspak djallëzor dhe i pafajshëm:një Benada e dytë.Pasi Benada fitoi zemrat e banorëve dhe të publikut dhe siguroi vendin e saj në katërshen më të mirë,u bë e detyruar futja e një personazhi të atillë,meqenëse Maestro e braktisi atë rol,duke u përplasur vazhdimisht me Luizin.
Në 5 mars hynë plot 6 banorë të rinj,midis tyre Benada e Re:Jori.Por,ndryshe nga Benada,Jori ishte më provokuese dhe “më djallëzore”,aktive në lojërat që organizonte produksioni.Ajo arriti të ishte nën çadrën e Luizit,duke u bërë mike me të.Por kjo i kushtoi shumë,sepse personazhi i Benadës supozohej të ishte shumë neutral,por tepër pozitiv,duke i mbështetur të gjithë.Afrimiteti me Luizin i kushtoi shumë,sepse,pranë eleminimit të saj,të gjithë banorët,me në krye Luizin,pohuan se Jori ishte lojtarja më e dobët e garës,madje duke e akuzuar atë për mungesë personaliteti.
Edhe pse publiku jashtë e adhuronte Jorin,ajo dështoi të ishte e preferuara e banorëve,duke vulosur eleminimin e saj të shpejtë nga gara.
5.Fituesit e sezoneve të kaluar nuk duhet të ishin ftuar në sezonin e dytë VIP
Tumblr media
Të gjithë e dimë se shumë persona që nuk e gëzonin statusin e VIP-it hynë si banorë në këtë sezon,dhe për këtë fakt kam mjaft rezerva.Por dua të fokusohem pak te hyrja e Fotinisë,Bjordit dhe Qetsorit.Sepse besoj se hyrja e tyre do të funksiononte një një sezon vetëm me fituesit respektiv të Big Brother Albania.
Ky lloj sezoni,jo vetëm do bashkonte të gjithë adhuruesit e Big Brother Albania dhe adhuruesit e fituesëve të vjetër,por do të plotësohej dhe kërkesa e luizatorëve për një sezon tjetër me Luizin.Dhe,përveç kësaj,të gjithë fituesit do kishin të njëjtën peshë shënjestre.
Por,në sezonin VIP,këta ish-fituesa nuk e kishin më rëndësinë që gëzonin në sezonet e tyre.Mosbalancimi ishte ekstrem midis tyre dhe lojtarëve të tjerë të garës.Ishte një lëvizje e gabuar e produksionit.
1 note · View note
mr-gentlemann · 2 years
Note
Bro u miss her
Yes , ne fakt asnjeher nuk e kam mohuar kete gje. Sepse nuk kam then kurre qe nuk e kam dashur ose isha une ai qe e largova . Perkundrazi , une kam luftuar per te .
Me merr malli shpesh , cdo frymemarrje tbh , per zerin e saj , fytyren e saj , buzeqeshjen e saj , shakat e saj , momentet tona bashk , kuntimet edhe cdo gje tjeter .
Por , filloj dhe mendoj se cfare eshte duke ber ajo . Jam i sigurt qe u zvendesova shumeeeeeeeeee po shume shpejt , nese nuk jam tradhetuar edhe kete here. Gje e cila nuk jam i sigurt . Mendoj sesa her me ka kthyer shpinen , tradhetine , ofendimet e bera me dashje apo padashur kundrejt meje , e ku di un shume gjera. Sepse ishte dashuri e nje anshme , ajo kurr nuk me ka dashur vertet . Ka qen nj eperson pas te cilit un jam dashuruar aq shume , dhe nje person nga i cili u perdor kjo dashuri per perfitimete veta egoiste . Te tipit kishte dike qe te fliste , te mos ndohej vetem , te dilte , te gjente qetesi , ti tregonte gjithcka , te merrte cdo gje , te mbrohesh , te kishte vemendje , perkrahje , dashuri , te shkonte ta vizitonte kur te donte etj etj qe ndoshta nuk duhen permendur .
Nje person qe te do vertet , e para nuk te tradheton , nuk te zvendeson . Dhe me e rendesishmja : "Nuk ka zgjedhjen me te leht te largohet nga ty , perkundrazi nuk e konsideron fare si zgjedhje kete gje"
Por prap kam mall per ate vajze . Do te doja vertet shume ta shikoja , ta perqafoja , te flisja me te , jo per kete qe ndodhi , thjeshte te flisja .
3 notes · View notes
bluebejay · 15 days
Text
hola gjente
0 notes
mypersonalshit666 · 2 months
Text
Dita 4
Nje dite tjeter me frike, ku perpiqem te germoj dhe te gjej ate qe me takon.
Kam zhdukur shum njerez nga jeta, njerez qe i doja shume. Ne vecanti ate, nuk do mund kurre tja tregoj vendin e saj tek une. Kisha ditelindjen para disa ditesh dhe u zhduka, ate qe di te bej me mire. Nuk doja te me uronte, por thelle doja qe te gjente menyren pasi kisha ngritur barriera kudo. E ka bere, e ka gjetur menyren. Sa mora per te ngrene dhe me iku oreksi. I lumtur, i friksuar, i konfuzuar, i inatosur. Mendoj qe disa njerez jane bere per njeri tjetrin por nuk mund te jene bashk dhe nuk ka pse te jete nje arsye e madhe. Problemi im me i madh eshte qe i dua njerzit shume dhe kjo me ka demtuar gjithmone, me ka thyer ne shum copa qe jam perpjekur ti mbledh por nuk po i gjej me. Jam rremuj.
0 notes
dylbianews · 6 months
Text
Kiara u kërkoi fansave ndihmë në “Instagram” për…”/ Edhe Luizi ka një kërkesë: Ku mund të gjej një grua të hajrit?
Luizi dhe Kiara janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar Moderatorja e njohur, Kiara Tito, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj. Por jo vetëm kaq, pasi ajo ndodh që t’u kërkojë fansave mendime për ndonjë gjë. Kështu ndodhi edhe një ditë më parë, ku Kiara u kërkoi ndjekësve se ku mund të gjente një…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
thekingofroad · 10 months
Text
Frazen”te gjith meshkujt jane njesoje”
me siguri e ka shpikur ndonje toxic kineze qe nuk po gjente dot burrin
1 note · View note
shqiperialive · 1 year
Text
Zbulohet SEKRETI/ Ja si arrinte Luizi të kuptonte nominimet, askujt nuk i kishte shkuar në mendje
Luiz Ejlli gjithmonë ka folur për nominimet brenda shtëpisë së BBV, i cili ka zbuluar emrat e saktë se kë ka nominuar çdo banor. Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e publikut, të cilët kanë shfaqur kuriozitet se si Luizi arrinte të gjente emrat. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-banori i shtëpisë së “Big Brother Vip”, Meridian Ramçaj ka treguar një sekret të Luizit dhe gjithçka kishte lidhje…
Tumblr media
View On WordPress
1 note · View note
twingoapp · 1 year
Text
Tumblr media
Viti 2022 shënon 500 vjetorin e udhëtimit rreth botës të Magelanit dhe Elcanos – një momenti të rëndësishëm në histori, sepse tregoi se bota është e rrumbullakët.
Dy vjet e njëmbëdhjetë muaj dhe dy javë udhëtoi anija “Victoria” e ngarkuar nga mbretëria spanjolle. Anija ishte një nga pesë anijet me të cilën kapiteni Fernão de Magalhães, i njohur sot si Ferdinand Magelan, filloi në shtator të 1519 udhëtimin duke u nisur nga Sanlucar de Barrameda e Spanjës. Misioni i Magelanit ishte të gjente rrugët që kalonin nga brigjet perëndimore drejt ishujve indoneziane Molukken, për të marrë karafilë, arrëmyshqe dhe piper, erëza të shtrenjta në atë kohë. Magelani nuk jetonte më kur anija u kthye më 1522, po ashtu si pjesa më e madhe e ekuipazhit prej 244 vetësh. Megjithatë, edhe sot ai shihet si pionier i udhëtimeve rreth botës.
Luftarak i sprovuar dhe karizmatik
Magelani, i lindur në veri të Portugalisë më 1480, ishte katolik dhe bënte pjesë në klasën e ulët aristokratike. Që në moshë të re ai e tregoi veten të sprovuar për misionet ushtarake. Me flotën portugeze të erëzave dhe flotën luftarake ai mbërriti në Indi dhe në gadishullin malajzian për herë të parë. Tetë vjetë me radhë ai luftoi në betejat koloniale të Azisë dhe Afrikës së Veriut.
Pas vitit 1517, Ferdinand Magelani, i zemëruar me mbretin e tij portugez lundroi nën flamurin spanjoll. Urdhërat tani ai i merrte nga Mbreti Karl I, i njohur më vonë si Karl V., Perandor i mbretërisë së shenjtë romake. “Teologu dhe shkrimtari spanjoll, Bartolomé de Las Casas e përshkruan Magelanin si trupshkurtër dhe njeri që nuk binte në sy”, thotë për Deutsche Welle-n historian Christian Jostmann. Por, ai zotëronte karizmë të jashtëzakonshme: “Kur vinte puna ai ishte shitës i mrekullueshëm dhe aktor, që ishte në gjendje të bindte të tjerët me idetë dhe synimet e tij të mëdha.” Nuk është pra çudi që marinari ishte në gjendje të bindte mbretin spanjoll që t’i financonte udhëtimin për në Molukken.
Një “mision vetëvrasës”
“Të pasurohej, të krijonte koloni spanjolle, të kristianizonte dhe të kalonte në shtresat e larta, me këto synime doli Magelani në det,” thotë historiani Christoph Jostmann. Në librin e tij “Magelani: ose Udhëtimi i parë rreth botës” ai përshkruan në mënyrë plot gjallëri se si e përjetuan nismëtari dhe bashkëudhëtarët e tjerë udhëtimin e parë rreth botës me stuhira, mungesë erërash, uri, etje, sëmundje, revolta në bord dhe konflikte vdekjeprurëse me popujt indogjenë. “Kjo nuk kishte të bënte me romancën detare,” thotë Jostmann: “Ata jetuan me rreth 50 vetë për muaj të tërë në një holzbotiç, që kishte mbase sipërfaqe përdorimi prej 150 metra katrorësh, që nuk kishte objekte sanitare, nuk kishte kuzhinë dhe sferë private. Ushqimi ishte i thjeshtë, kujdes shëndetësor nuk kishte dhe pasiguria ishte aq e madhe saqë misioni dukej vetëvrasës.”
Flota lundroi fillimisht në ishujt Kanare, pastaj përgjatë bregdetit afrikan deri në Sierra Leone. Në ngushticë ata kapërcyen Atlantikun dhe mbërritën në kontinentin amerikano – jugor, aty ku sot ndodhet Rio de Zhaneiro.
Më tej lundruan përgjatë bregut lindor amerikano-jugor. Një mision i vështirë: Flotës iu desh të kalonte dimrin, furnizimi u bë gjithnjë e më i vështirë, atmosfera në bord gjithnjë e më e keqe. Revoltat nuk munguan.
Rruga detare drejt Perëndimit
Magelani qëndroi këmbëngulës: Më 21 tetor 1520 ai zbuloi një kep dhe lundroi midis cepit jugor të kontinentit amerikano-jugor dhe ishullit Feuerland në një labirinth të ndërthurur rrugësh ujore. Anija e parë humbi, një anije tjetër shfrytëzoi paqartësinë e shikimit për t‘u kthyer mbrapsht në Spanjë. Por Magelani e gjeti më në fund vendkalimin e shumëkërkuar: një ngushticë detare që mezi duket dhe derdhet nga Oqeani Atlantik në Oqeanin Paqësor, i njohur sot si rruga e Magelanit. Gjashtë javë iu deshën Armadës së reduktuar, për të arritur në Oqeanin Paqësor.
Nga juglindja e Oqeanit të Qetë lundrimi vazhdoi tre muaj e gjysmë përgjatë një harku në drejtim të veriperëndimit, gjatë të cilit ata nuk hasën asnjë ishull të banuar. Uria, etja dhe sëmundjet i morën jetën 19 vetëve, para se anijet të furnizoheshin në një nga ishujt Marianen.
Kopje e anijes së Magelanit
Më në fund, ekuipazhi me 150 marinarët e mbetur mbërriti më 21 mars 1521 në Filipine, duke qenë europianët e parë që shkelnin atje, për Magelanin ky ishte stacioni i fundit i udhëtimit. Ai donte të pushtonte ishujt e pasur për t’i kthyer në pronë spanjolle, duke u bërë mbase më vonë vetë guvernator i tyre. Por kur Magelani u përpoq të merrte me luftë një fshat, një shigjetë me helm e qëlloi për vdekje dhe i mori jetën më 27 prill. Anijet e mbetura dolën me nxitim në lundrim në det.
Përfundimi i udhëtimit rreth botës
Të komanduar nga Juan Sebastián Elcano dy anijet lundruan nga Filipinet në ishujt e erëzave. Atje ata morën mallrat e dëshiruara. Elcano zgjodhi për kthim rrugën e rrezikshme rreth Kepit të Shpresës së Mirë, anija e dytë që kish mbetur humbi rrugës. Gati tre vjet pas largimit të Armadës nga Molukken, Elcano përfundoi me sukses udhëtimin rreth botës, të filluar nga Magelani, por të paplanifikuar nga ai.
“Victoria” mbërriti më 6 shtator 1522 portin spanjoll Sanlúcar de Barrameda, prej nga ishte nisur. Gati 20 marinarët që mbijetuan udhëtimin, morën famën për lundrimin e parë historik rreth botës, i cili dëshmoi njëkohësisht se bota është e rrumbullakët. Rruga perëndimore mban që nga ajo kohë emrin e marinarit portugez: Rruga e Magelanit. Twingo
0 notes
lamiantoine · 1 year
Text
Bretkosa dhe Bukowski
Sido që të jetë librat e tij kishin bërë kërdi në mua. Dhe po më dhuronin një njohje të re mbi këtë botë. Mund të ishte e gabueshme. Por rëndësi kishte që po e ndieja dhe po e pëlqeja. Jo gjithmonë duam atë që është e drejtë. Madje ta duash të gabueshmen mund të jetë shumë joshëse. Në librat e tij kisha gjetur kuptimin e refuzimit. Refuzimit ndaj pjatës së madhe shoqërore, që na rri para fytyrës. Bukowski ishte një dem. Që sulej dhe fuste brirët e tij në rregullin e madh të yjeve. Ai kishte kuptuar dhimbjen deri në atë masë saqë më nuk i interesonte, e kishte kuptuar jetën deri në atë pikë saqë më nuk i ngjallte asnjë interes, e kishte kuptuar vdekjen deri në aty saqë dukej se nuk ia ndiente për të. Prandaj e gjente veten te pija, kuajt dhe gratë. Gjithnjë duke besuar se thithja ishte e tij ndërsa tymi i të tjerëve. SHPËTIM SELMANI Pjesë e shkëputur nga shkrimi “Bretkosa dhe Bukowski”, sbunker, 2016.
0 notes
xhemilbeharaj · 1 year
Link
0 notes
rregullatislame · 2 years
Text
Këshillë Gruas Muslimane
Këshillë Gruas Muslimane.
Tumblr media
Autor: Shejh Dr. Salih ibn Feuzan ibn Abdullah Ali Feuzan.
Përktheu: Umm ‘Akil ‘Auali (Alban Malaj), Mekkeh
Burimi: al-Ibaanah.com
Hyrje:
Gjithë lavdia i takon Allahut, Zotit të gjithëçkaje që ekziston, paqja dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamed, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij.
E më pas:
Vëllezerit që kanë marrë përsipër dauetin këtu menduan se kjo ligjëratë duhet të jetë me temë “Këshillë gruas muslimane”. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se i gjithë mësimi do të kufizohet vetëm tek gratë. Më saktë, ai është i përgjithshëm por duke u vënë theksin pak më shumë mbi çeshtje të veçanta për gratë. Gjithashtu, nuk ka dyshim se burri është përgjegjës për gruan e tij ngase Allahu e ka bekuar atë me bashkëshorte që i ka krijuar prej tij, siç Ai thotë:
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikqyres mbi ju.” (En-Nisa, 1)
Dhe Ai thotë: “Është Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (nga Ademi), prej të cilit krijoi edhe bashkëshorten e tij (Havanë) që ai të gjente prehje tek ajo. Kur njeriu bashkohet me gruan e vet, e ngarkon atë me një barrë të lehtë, që ajo e kalon pa e ndier për ca kohë. Dhe, kur ajo rëndohet, ata të dy i luten Allahut, Zotit të tyre: “Nëse na dhuron pasardhës të shëndoshë, do të të jemi vërtet mirënjohes!” (El-Araf, 189)
Urtësia e kësaj është që ai të gjejë prehje tek ajo, të kënaqet nën shoqërinë e saj dhe t’i besojë asaj sekretet dhe çështjet e tij personale që ajo ta ndihmojë në çastet e vështira të jetës dhe që prej tyre të dalin pasardhës të mirë. Allahu thotë:
“Dhe prej shenjave të Tij është që krijoi për ju bashkëshortet tuaja nga vetet tuaja që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.” (Er-Rum, 21)
Kjo është një nga shenjat e Allahut, pra është nga argumentet që tregojnë Fuqinë e Mëshirën e Tij dhe të drejtën e Tij për tu adhuruar i vetëm pa i shoqëruar askënd në adhurim, siç Ai thotë:
“O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet dhe i bindet më shumë Atij.” (El-Huxhurat,13)
Kështu, bashkimi i një burri dhe i një gruaje nëpërmjet një lidhjeje të ligjshme është ndër begatitë e Allahut sepse nga kjo lidhje dalin dobi të mëdha, ku më e rëndësishmja është formimi i shoqërisë, krijimi i familjes dhe ndërtimi i shtëpive. Kjo është nga begatitë e Allahut. Dhe për këtë arsye gruas duhet t’i jepet rëndësi e veçantë në aspektin e mësimit dhe udhëzimit të saj, në zgjedhjen e një gruaje besimtare të devotshme, në trajtimin e saj, në mënyrë që burri të mos e shfrytëzojë keq autoritetin e tij ndaj saj duke e shtypur apo keqtrajtuar. Allahu thotë: “Jetoni e silluni mirë me to!” (En-Nisa, 19)
Dhe Ai thotë: “Ndarja mund të bëhet dy herë. Më pas, gruaja ose të mbahet me të mirë, ose të lejohet të ikë me të mirë.” (El-Bekare, 229)
Kështu, lidhja e një burri me një grua është e qëndrueshme dhe e fortë. Kjo lidhje duhet të ndërtohet mdi atë që Allahu e ka bërë të ligjshme për bashkëjetesën e ndershme, kujdestarinë fisnike dhe bashkëveprimet e moralshme. Gjithashtu, shijimi dhe kënaqësia e jetës bashkëshortore duhet të jetë në përputhje me atë që ka lejuar Allahu.
Allahu thotë: “Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni. Por bëni diçka (të mirë) për veten tuaj (duke përmendur emrin e Allahut para kontaktit). Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se do të takoheni me Atë. Dhe përgëzoji besimtarët (se do fitojnë Xhenetin).” (El-Bekare, 223)
Pra, duke u bazuar në të gjithë këtë, na bëhët mjaft e qartë rëndësia e gruas në shoqëri. Gruaja është bashkëpuntore dhe bashkëudhëtare e burrit. Qëkur Allahu krijoi njeriun e parë, pra Ademin, Ai gjithashtu krijoi krijoi për të edhe gruan e tij. Ligji i Allahut ne lidhje me këtë do të vazhdojë në po të njëjtën mënyrë deri në Orën e fundit.
“Kështu ka qenë ligji i Allahut edhe për ata që kanë qenë më parë! Ti kurrsesi nuk do të gjesh ndryshim në ligjet e Allahut.” (El-Ahzab, 62)
Allahu e ka bërë obligim për burrin që ta adhuroje Allahun e t’i bindet Atij dhe po ashtu e ka urdhëruar gruan që ta adhurojë dhe t’i bindet Allahut pa i shoqëruar akënd në adhurim. Dhe Allahu u ka premtuar vepërmirëve të të të dyja gjinive se do t’i shperblejë me një shperblim të pamasë. Po në të njëjtën mënyrë, Allahu i ka paralajmëruar ata që bëjnë vepra të këqija të të dyja gjinive se do t’i mundojë dhe dënojë. Prandaj, përgjithësisht për sa i përkët obligimeve fetare burri dhe gruaja janë të barabartë.
Edhe pse gruaja është veçuar me disa obligime fetare ndryshe nga burri, në përgjithësi, për sa i përkët adhurimit të Allahut, bindjes ndaj Tij dhe marrjes së shpërblimit apo dënimit, burri dhe gruaja janë të barabartë. Allahu thotë:
“Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim). Atyre që u shpërngulën, u dëbuan nga vatrat e tyre, u munduan në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, Unë do t’ua mbuloj veprat e këqija dhe do t’i shpie në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, si shperblim nga Allahu. Dhe shpërblimi më i mirë është tek Allahu.” (Ali-Imran, 195)
Nga mesi i burrave ka muslimanë dhe besimtarë, ashtu siç ka nga mesi i grave muslimane dhe besimtare. Po ashtu emigrues (muhaxhirë) ka edhe nga burrat edhe nga gratë. Ata janë të gjithë njësoj për sa i përket shpërblimit që do të marrin. Allahu thotë:
“Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (En-Nahl, 97)
Dhe Allahu thotë: “Me të vërtetë që për muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të bindurit ndaj Allahut dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtët (të sinqertët) dhe të drejtat (të sinqertat), durimtarët dhe durimtaret, të përulurit dhe të përulurat, mirëbërësit dhe mirëbërëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, ata që e përkujtojnë Allahun vazhdimisht dhe ato që e përkujtojnë Allahun vazhdimisht, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” (El-Ahzab, 35)
Allahu u ka premtuar falje dhe shpërblim të madh të dy palëve, mashkullit dhe femrës, të cilët i zotërojnë këto cilësi të përmendura nga Allahu. Allahu ashtu siç ka urdhëruar burrin, ka urdhëruar dhe gruan. Allahu thotë:
“Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që veprojnë.” (En-Nur, 30)
“Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajne nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i hedhin mbulesat e tyre ( të kokës) mbi kraharorët e tyre dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre ose vjehrrëve të tyre ose bijve të tyre ose djemve të bashkëshortëve të tyre ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre ose djemve të motrave a grave të tyre ose atyre që i kanë nën zotërim si (skllavë) ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo femijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur, 31)
Burri është urdhëruar që ta ulë shikimin nga gjëra të cilat Allahu i ka ndaluar, siç janë: shikimi i grave apo gjëra të cilat ngjallin joshje si p.sh pamjet e pamoralshme tek të cilat Allahu na e ka ndaluar të shohim.
Këtu hyn gjithashtu edhe shikimi në pjesët e turpshme të njerëzve kur ata janë në shtëpitë e tyre. Kjo është e ndaluar pë të dy, edhe për burrin edhe për gruan sepse ajo të shpie në veprime të turpshme dhe të pamoralshme. Kur Allahu e ndalon diçka, Ai ndalon njëkohësisht edhe mënyrat apo mjetet që të shpien tek ajo. Një shembull konkret i kësaj është shikimi, pasi ai shërben si një mjet. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Të dy sytë bëjnë zina dhe ajo realizohet me anë të shikimit.” Kjo është një pjesë e hadithit të transmetuar nga Imam Ahmedi (2/343) nga Ebu Hurejra (radij-Allahu ‘anhu). Hadithi fillon kështu: “Secili nga bijtë e Ademit ka pjesën e tij në zina: të dy sytë bëjnë zina...” etj.
Shikimi është shtizë helmuese e shejtanit. Nëse dikush e gjuan, ajo është vërtet një shtizë helmuese e cila e vret atë që e hedh. Pastaj kjo shtizë kthehet tek zemra e atij që sheh.
Shikimi është një shtizë helmuese që i kthehet zemrës së atij që sheh duke e goditur dhe dëmtuar ose duke e vrarë e duke i shkaktuar vdekjen. Krijimi i shikimit është një begati të cilën njerëzit duhet ta shfrytëzojnë vetëm në gjëra që Allahu i ka bërë të lejuara. Njeriu duhet ta shfrytëzojë shikimin vetëm për gjëra që Allahu i ka lejuar dhe duhet t’i shmanget shikimit në gjëra të cilat Allahu i ka ndaluar. Allahu thotë për burrat: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara).” (En-Nur, 30)
Dhe Ai thotë për gratë: “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara).” (En-Nur, 31)
Ai thotë për burrat: “...dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)!” (En-Nur, 30)
Dhe Ai thotë për gratë: “...ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme).” (En-Nur, 31)
Burri duhet t’i ruajë pjesët e tij të turpshme edhe gruaja po ashtu duhet të ruhet nga ajo që është e ndaluar. Pra, as ai dhe as ajo nuk duhet të bëjnë veprime që i shpien ata në imoralitet. Kjo arrihet duke u veshur me rroba të cilat i mbulojnë plotësisht pjesët e trupit që nuk lejohet të ekspozohen. Ekspozimi i pjesëve të turpshme është e ndaluar, qoftë për burrat apo gratë sepse kjo gjë ngjall dëshirë dhe epsh e i hap derën së keqes. Kjo është arsyeja përse Allahu e krijoi veshjen për burrin dhe për gruan - si një begati prej Tij:
“O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim...” (El-Araf, 26)
Pra, urtësia e Allahut në krijimin e veshjes qëndron në dy aspekte të rëndësishme.
E para është: Mbulimi i pjesëve të turpshme.
Dhe e dyta: Zbukurimi dhe stolisja.
E më pas, Ai na tregon dhe na vë në dijeni për një veshje që është më e mirë sesa ajo që vishet në trup; dhe ajo është veshja e Tekuasë (Devotshmërisë).
“...por, petku i devotshmërisë është më i miri.” (El-Araf, 26)
Të dy, si burri edhe gruaja duhet t’i mbulojnë pjesët e turpshme me një veshje të mjaftueshme sepse kjo e ruan moralin. Kurse sa i përket lakuriqësisë dhe paturpësisë, këto të çojnë në prishjen e moralit, humbjen e nderit dhe përhapjen e imoralitetit. Ndërsa kur pjesët e turpshme mbulohen me veshjen që Allahu mësoi burrin dhe gruan që t’i përmbahen, atëherë kjo i mbron pjesët e turpshme prej zinasë, homoseksualitetit dhe i ruan nga gjërat që Allahu i ka ndaluar.
Më pas, Allahu e veçon gruan me një urdhër ndryshe nga burri, ku Ai thotë:
 “...dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i hedhin mbulesat e tyre të kokës (khumur) mbi kraharorët e tyre...” (En-Nur, 31)
Këtu, Allahu i urdhëron gratë të veshin Hixhabin, e cila është një mbulesë gjithëpërfshirëse që mbulon trupin e gruas duke përfshirë fytyrën, duart, këmbët dhe tërë trupin. Këtu përfshihen poashtu edhe flokët, të cilat gruaja duhet t’i mbulojë përpara burrit që nuk është maharemi i saj.
“...dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre...” që do të thotë të mos e ekspozojnë bukurinë e tyre, qoftë ajo bukuri trupore dhe këtu përfshihen: trupi, fytyra, duart e të tjera si këto, apo qoftë ajo bukuri artificiale siç janë: stolitë, bojrat e flokëve, kuhli (me të cilin lyhen sytë) e kështu me rradhë. Gruaja është urdhëruar që ta mbulojë si bukurinë trupore ashtu edhe atë artificiale, siç janë bojrat e flokëve, stolitë, kuhli e të tjera si këto.
“...përveç atyre që janë të dukshme.” Sipas mendimit më të saktë këtu kihet për qëllim veshja e jashtme pra, ka kuptimin: Ajo që është e dukshme, pa e ekspozuar vetë gruaja dhe kjo është veshja e jashtme, e cila nuk ngjall dëshirë apo epsh. Më pas, Allahu thotë: “Le t’i hedhin mbulesat e tyre të kokës (khumur)...”. Khumur është shumësi i fjalës khimar që do të thotë të mbulosh ose të bllokosh diçka. Kjo është arsyeja pse khamr (alkooli) është quajtur me këtë emër sepse ai mbulon dhe bllokon mendjen (pra, të deh).
“Le t’i hedhin mbulesat e tyre të kokës (khumur) mbi kraharoret e tyre...”
Allahu i urdhëron gratë ta lëshojnë poshtë khumurin (mbulesën e kokës). Pra, khumuri është mbulesa që vihet në kokë. Allahu e urdhëron atë që ta lëshojë khumurin (mbulesën e kokës) deri në kraharor: “Le t’i hedhin mbulesat e tyre të kokës (khumur) mbi kraharorët tyre...” Këtu kihet për qëllim mbulesa e cila në pjesën e lartme nuk është e mbyllur, por është e hapur në pjesën e gushës dhe qafës dhe bën që këto të fundit të ekspozohen. Gruaja nuk duhet t’i ekspozojë këto pjesë të trupit dhe meshkujt t’i shohin ato por, duhet ta lëshojë poshtë khimarin (mbulesën e kokës) në mënyrë që këto pjesë të mbulohen. Përderisa gruaja është urdhëruar ta mbulojë gushën, në mënyrë të patjetërsueshme mbulohet edhe fytyra. Në fakt, nga lëshimi i khimarit (mbulesa e kokës) mbi kraharor duke mbuluar qafën dhe gushën, patjetër që do mbulohet edhe fytyra. Arsyeja pse kjo ndodh eshtë sepse khimari (mbulesa e kokës) vendoset në kokë. Kështu, përderisa ajo vendoset në kokë dhe zbret poshtë deri në kraharor, edhe fytyra mbulohet njëkohësisht.
Kjo gjë qartësohet më tej nga Aisha (radij-Allahu ‘anha): “Kur ishim në ihram me të Dërguarin e Allahut, ndodhte që aty kalonin burra. Kur ata afroheshin ne e lëshonim pjesën e sipërme të xhilbabit mbi fytyrë. Dhe kur ata largoheshin ne i zbulonim fytyrat.” Transmetuar nga Imam Ahmedi (6/30), Ebu Davudi (n. 1833) - dhe teksti i mësipërm është nga ai - dhe Ibn Maxheh (n. 2935) nga A’ishah (radij-Allahu ‘anha).
Dhe është gjithashtu thënia e Allahut: “O Pejgamber, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të mbështjellin mbulesën e tyre (xhilbabin) përreth trupit.” (El-Ahzab, 59)
Xhilbabi është një mbulësë shume madhe me të cilën gruaja mbështjell trupin e saj dhe është pikërisht ajo mbulesa që vishet mbi rrobat e tjera që gruaja ka nën të. Allahu i ka urdhëruar gratë që ta hedhin atë mbi fytyrë aq sa të mos duket asgjë prej trupit të saj që nxit epshin e njerëzve.
“Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët.” (El-Ahzab, 59)
Ky është urdhër për gruan që ajo të veshë Hixhabin në trupin e saj dhe në çdo pjesë tjetër provokuese që ngjall epsh. Allahu thotë: “Kur të kërkoni prej grave të Pejgamberit diçka, kërkojeni prapa perdes!” (El-Ahzab, 53)
Edhe pse ky ajet i drejtohet grave të Pejgamberit, gjithsesi ai është i përgjithëshem. Pra, marrë fjalë për fjalë ky ajet i drejtohet grave të Pejgamberit por, nga ana kuptimore ai është i përgjithshëm për të gjitha gratë, meqë gratë e Pejgamberit shërbejnë si model për të gjitha gratë muslimane. Allahu e shpjegon këtë plotësisht në vargun pasardhës, ku Ai thotë: “Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre.” (El-Ahzab, 53)
Allahu urdhëroi që grave kur t’u kërkohet diçka, t’u kërkohet pas Hixhabit. Fjala Hixhab do të thotë: Gjithçka që e mbulon gruan, qoftë ajo rrobë, mur, derë apo çdo gjë tjetër tjetër që shërben si pengesë midis një gruaje dhe një burri kur ai flet me të, i kërkon diçka apo i jep diçka. Gjithçka duhet të bëhet pas Hixhabit, pra pas një pengese apo mbulese. Pra, burri nuk duhet të kontaktojë me një grua pa patur pengesë, mbulesë apo duke qënë e ekspozuar. Por, ajo duhet të qëndrojë pas një pengese që të shërbejë si mbrojtje për të, pavarësisht a është kjo rrobë, mur, derë apo të tilla si këto, për shkak se kjo është “më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre” nga ngjallja e epshit. Nëse gratë e mbrojnë veten me anë të Hixhabit dhe nuk shihen nga burrat, atëherë zemrat e të dy palëve do të jenë të mbrojtura prej dëshirës dhe epshit. Kjo shihet mjaft qartë në shoqëritë muslimane, të cilat janë të kapura rreptësisht pas Hixhabit.
Një shoqëri e cila është e kapur fort pas Hixhabit është e ruajtur prej prishjes së moralit. Në fakt, është pikërisht mungesa e Hixhabit që shkakton imoralitet dhe ndezjen e dëshirave tek meshkujt. Prandaj thënia e Allahut: “Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre” përmban një domethënie që është e përgjithshme për të gjithë Umetin për shkak se Hixhabi ka për qëllim pastrimin e zemrave të të dy palëve, edhe meshkujve edhe femrave në mënyrë të barabartë. Ajo mbyll çdo shteg që të shpie në prishjen e moralit.
Që të ruhet nderi i burrit dhe i gruas, që të ruhen zemrat nga tundimi dhe si një mënyrë për mbylljen e çdo shtegu që çon në prishje, gruaja është e kufizuar nga të udhëtuarit vetëm, pa mahrem. Kjo për shkak se nëse një grua shoqërohet nga mahremi, ai do ta mbrojë, do ta ruajë dhe do të kujdeset për nevojat e saj. Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ues-selem) ka thënë: “Nuk i lejohet gruas që beson Allahun dhe Ditën e Fundit, që të udhëtojë dy ditë pa mahrem.” Transmetuar nga Imam Bukhari (2/219-220) nga Ebu Se’id el-Khudrij (radij-Allahu ‘anhu).
Në një transmetim tjetër thuhet “Një ditë dhe një natë”, Transmetuar nga Imam Muslimi (n. 1339) nga Ebu Hurejrah (radij-Allahu ‘anhu). ndërsa në një tjetër thuhet: “Të udhëtojë”, Transmetuar nga Imam Bukhari (4/18) dhe Imam Muslimi (n. 1341). pa përcaktuar afat kohor.
Por ajo që kihet për qëllim është se gruaja nuk duhet të udhëtojë vetëm, pa mahrem. Dhe nëse ajo e bën këtë, pra të udhëtojë pa mahrem, ajo nuk i është bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke vepruar kështu diçka që Allahu e ka ndaluar dhe duke bërë fitne. Kjo zbatohet përgjithësisht për çdo situatë dhe periudhë kohore.
Ndërsa, sa i përket disa njerëzve që thonë se: nëse gruaja udhëton e shoqëruar nga një grup tjetër grash, këto zvendësojnë mahremin, atëherë kjo bie në kundërshtim me thënien e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ues- selem): “Nuk i lejohet gruas që beson Allahun dhe Ditën e Fundit, që të udhëtojë për dy ditë pa mahrem.” Transmetuar nga Imam Muslimi (n. 1339) nga Ebu Hurejrah (radij-Allahu ‘anhu).
Një grup grashë nuk mund të jenë mahrem për një grua. Mahremi i gruas është i njohur: ai është një mashkull me të cilin ajo e ka të ndaluar martesën, për shkak të lidhjeve familjare, si p.sh: babai, djali, xhaxhai, daja ose edhe nga lidhjet martesore siç janë: babai i burrit, djali i burrit apo edhe nga lidhjet për gjiri, bazuar në thënien e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ues-selem): “Lidhjet prej gjiri e bëjnë të ndaluar atë që është e ndaluar nga lidhjet familjare.” Transmetuar nga Imam Bukhari (3/149) nga Ibn ‘Abbasi (radij-Allahu ‘anhuma).
Për këtë arsye mahremi i një gruaje është personi më të cilin ajo e ka të ndaluar martesën për shkak të lidhjeve familjare ose diçka të ngjashme. Ky ndalim (i martesës) duhet të jetë i vazhdueshëm, pra i përherëshëm.
Në këtë kategori nuk bën pjesë ndalesa e përkohëshme, siç është motra e gruas, halla apo tezja e gruas. Kjo ndalesë martese është vetëm për një kohë të caktuar. Kjo është arsyeja pse burri nuk është mahrem për motrën e gruas edhe pse atij i ndalohet martesa me të pra, për shkak se ndalimi i martesës me të është i përkohëshëm (jo i përherëshëm). Po ashtu, ai nuk mund të jetë mahrem për hallën dhe tezen e gruas. Pra, përkufizimi i mahremit është ky që sapo thamë. Ndërsa sa i përket një grupi grashë, ato nuk janë mahrem.
Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ues-selem) ka caktuar për gruan mahrem që ta shoqërojë atë kur ajo udhëton në cdo lloj rrethane, qoftë kur udhëton në këmbë, me kafshë, me makinë apo me avion. Disa njerëz sot pretendojnë se nuk ka problem nëse gruaja udhëton me avion dhe një nga mahremët e saj e përcjell atë në aeroport kur ajo të niset për udhëtim dhe një tjetër mahrem ta presë në aeroport kur ajo të mbërrijë. Ne themi: Jo, kjo nuk lejohet sepse ajo ka udhëtuar pa mahrem. Dhe Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ues-selem) ka thënë: “Nuk i lejohet gruas që beson Allahun dhe Ditën e Fundit, që të udhëtojë për dy ditë pa mahrem.” Pra, kjo vlen si për udhëtimin në këmbë, me makinë apo me kafshë. Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ues-selem) nuk e ka specifikuar. Gjithësesi arsyeja qëndron në faktin se ajo mund të bjerë në fitne edhe nëse udhëton me avion. Pra, ajo nuk është e sigurt prej fitnes edhe nëse ndodhet në bordin e një avioni.
Ose le të supozojmë për shembull se avioni është i detyruar të ndryshojë destinacion dhe ulet në një tjetër shtet, kush do të shkojë ta marrë këtë grua në këtë vend të huaj? Kjo është arsyeja përse duhet të ketë gjithmonë një mahrem që ta shoqërojë atë. Njëherë një burrë shkoi tek Pejgamberi, (sal-lAllahu alejhi ues-selem) dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, kam shënuar emrin për të marrë pjesë në këtë e në atë betejë, por gruaja ime ka shkuar të bëjë Haxhin.” Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ues-selem) i tha: “Kthehu dhe bëj Haxhin me gruan tënde.” Transmetuar nga Imam Bukhari (2/219) nga Ibn ‘Abbasi (radij-Allahu ‘anhuma).
Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ues-selem) e ktheu mbrapa këtë burrë që të mos shkonte në betejë me qëllim që të shqëronte gruan e tij që do të bënte Haxhin dhe të ishte mahrem për të. Ky është argument se pasja e një mahremi është kusht për gruan që shkon për Haxh apo kudoqoftë tjetër, pavarësisht a është me një grup njërëzish apo jo. Kjo për arsye se dijetarët e Fik’hut - Allahu i mëshiroftë të gjithë ata - kanë përmendur se një nga kushtet në të cilat Haxhi bëhet i detyrueshëm për gruan, është kur ajo e ka një mahrem që e shoqëron. Në të kundërt, nëse ajo nuk e ka një mahrem, Haxhi nuk është i detyrueshëm për të, derisa ajo ta ketë një mahrem.
Po ashtu, Islami ndalon që burri të jetë vetëm për vetëm me një grua, pra të jenë vetëm në një vend të izoluar pa praninë e dikujt tjetër sepse kjo shpie në fitne. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kujdes se mos hyni tek gratë!” Shokët e tij e pyetën: “Po el-hamu (d.m.th. dikush nga vëllezërit e burrit, nipërit e tij ose kushurinjtë e tij)?” Ai tha: “Ai është vdekja.” Transmetuar nga Imam Bukhari (6/158-159) nga ‘Ukbeh bin ‘Amir (radij-Allahu ‘anhu).
Kjo ka kuptimin: rreziku i këtyre pjestarëve të familjes së tij është akoma më i madh. Përse kështu? Sepse gruaja është më pak e kufizuar ndaj vëllezërve apo kushërinjve të burrit sesa ndaj meshkujve të tjerë. Shmangia prej tyre është më e vogël. Por megjithatë, duhet të tregohet kujdes dhe maturi me meshkujt e familjes së burrit.
Ndërsa çfarë dëgjojmë sot nga disa injorantë se gruaja mund të përshëndetet, mund t’i japë dorën apo mund të qëndrojë vetëm për vetëm me vëllain e burrit, xhaxhain e burrit apo të tjerë meshkuj nga fisi i burrit, kjo është diçka e pabazë. Nuk i lejohet dikujt që nuk është mahremi i një gruaje që të qëndrojë vetëm me të (kur ajo është e pambuluar), as t’i japë dorën dhe as të qëndrojë vetëm për vetëm me të, por vetëm në rast se aty ndodhet dikush tjetër, në mënyrë që mes të dyve të mos ketë intimitet. Ndërsa ai që hyn në shtëpi dhe nuk ka njeri tjetër përveç saj dhe ai nuk është mahrem për të, atëherë ky është intimitet i ndaluar dhe është i rrezikshëm.
Një tjetër shembull i kësaj është edhe nëse një burrë hyn në një dhomë bosh dhe në shtëpi ndodhet vetëm gruaja. Kjo nuk lejohet sepse është rrugë që të shpie në fitne. Po ashtu, i njëjti rast edhe sikur burri që ndodhet vetëm me një grua të jetë doktor. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk ka burrë që ndodhet vëtëm me një grua, veçse shejtani është i treti mes tyre.” Transmetuar nga Tirmidhiu (n. 1171) dhe një transmetim të ngjashëm ka edhe Imam Ahmedi në Musnedin e tij (1/18), të dy kanë transmetuar nga ‘Umer bin el-Khattab (radij- Allahu ‘anhu).
Kjo do të thotë se shejtani është i pranishëm mes tyre dhe ua zbukuron imoralitetin. Kjo për shkak se ai gjithmonë fton në fitne dhe e shfrytëzon këtë rast që të përhapë imoralitet mes tyre. Dhe që t’i mbyllet çdo shteg shejtanit, gjërave që të çojnë tek ajo si dhe çdo rruge që të çon në prishje, Sheriati e ka ndaluar burrin dhe gruan të rrijnë vetëm për vetëm.
Një nga format e reja të kësaj ndalese që po ndodh ditët e sotme, është kur një grua udhëton vetëm me taksistin i cili nuk është mahremi i saj. Ai e çon atë në shkollë, në dyqan apo në xhami! Kjo nuk lejohet. Nuk i lejohet një gruaje të udhëtojë e vetme me taksistin në makinë, i cili nuk është mahrem për të sepse kjo është nga format e ndaluara të intimitetit.
Gruaja muslimane, sidomos në ditët e sotme kur gratë kanë filluar të shkojnë në punë, nëpër pazare, nëpër të afërmit e tyre e keshtu me rradhë, duhet ta dijë se ky lloj intimiteti është i ndaluar, qoftë në shtëpi, në makinë apo kudoqoftë tjetër.
Gruaja muslimane nuk duhet ta teprojë me daljet jashtë shtëpisë, vetëm nëse është vërtet e nevojshme për të dalë. Dhe nëse i duhet patjetër të dalë, ajo duhet të mbulohet në mënyrën e duhur dhe të mos hedhë parfum. Për arsye se nëse ajo del jashtë e parfumosur, kjo i hap derën të keqes, tërheq shikimet e njerëzve, meshkujt ngulin sytë tek ajo dhe i shkojnë nga pas.
Kështu, sa më shumë të rrijë gruaja në shtëpi, aq më e mbrojtur është. Allahu u drejtohet grave të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të cilat janë shembull për të gjitha muslimane, duke u thënë: “Qëndroni në shtëpitë tuaja.” (El-Ahzab, 33)
Këtu është fjala karar, që do të thotë të qëndrosh ose të mbetesh dhe mos të mos dalësh jashtë sepse kjo është më e mira për mbrojtjen e gruas. Kështu që, sa më shumë të qëndrojë në shtëpi, aq më mirë është për të. Dhë në rastin kur e ka të nevojshme të dalë, ajo mund ta bëjë vetëm pasi të mbulohet.
Allahu kënaqet shumë kur gruaja falet në shtëpinë e saj dhe nuk del për tu falur në xhami, edhe pse xhamia është vendi i adhurimit dhe pastërtisë. Por dalja e saj sjell shum të këqija, prandaj falja e namazit në shtëpi është më e mirë për të sesa falja në xhami. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel- lem) ka thënë: “Mos i ndaloni robëreshat e Allahut të shkojnë në xhamitë e Allahut. Mirëpo, shtëpitë e tyre janë më të mira për to.” Transmetuar nga Imam Ahmedi (2/16 dhe 76), Imam Bukhari (1/216), Imam Muslimi (n. 442), Ebu Davudi (n. 879) dhe Maliku në el-Muvetta (n. 465) nga Ibn ‘Umeri (radij-Allahu ‘anhuma). Është transmetuar gjithashtu nga Imam Ahmedi (2/475), Ebu Davudi (n. 566), ed- Darimi (n. 1282) nga Ebu Hurejrah (radij-Allahu ‘anhu).
Kuptimi: Falja e namazit në shtëpi është më e mirë për to sesa falja në xhami.
Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë gjithashtu: “Le të dalin gratë pa aromë.” Transmetuar nga Imam Ahmedi (2/438), EBu Davudi (n. 565), ed-Darimi (n. 1282) nga Ebu Hurejrah (radij-Allahu ‘anhu); Imam Ahmedi (5/192 dhe 193) nga Zejd bin Khalid el- Xhuhejni (radij-Allahu ‘anhu); dhe Imam Ahmedi (6/69-70) nga A’ishah (radij-Allahu ‘anhu). Që do të thotë: të pazbukuruara dhe të paparfumosura.
Shumë gra sot kanë rënë në sprovën e të dalurit nga shtëpitë e tyre për gjëra të parëndësishme, madje sillen kot vërdallë nëpër pazare, të zbukuruara, të parfumosura dhe me fytyrën jashtë. Kur futen nëpër dyqane dhe shkojnë aty ku ndodhen veshjet e zbulojnë fytyrën përpara shitësave apo puntorëve sikur ata të ishin mahremët e tyre! Bëjnë muhabete, qeshin dhe bëjnë shaka mes veti. Ku është modestia, o gra muslimane?! A nuk e keni frikë Allahun?!
Gjithashtu, kërkohet prej gruas që kur të dalë nga shtëpija e saj, të veshë mbulesë të gjerë, të bollshme, që e fsheh trupin e saj dhe është pa zbukurime. Duhet të jetë mbulesë tepër e madhe dhe e lirëshme që lëshohet në të gjithë trupin dhe të mos ngjitet pas trupit e të nxjerrë format e tij.
Prandaj mbulesa e gruas duhet të ketë disa veçori:
E para: Të jetë e bollshme dhe jo e ngushtë.
E dyta: Të jetë gjithëpërfshirëse, ta mbulojë të gjithë trupin dhe të mos duket asnjë pjesë e tij, as duart, as këmbët e as fytyra. Pra, duhet ta mbulojë të gjithë trupin.
E treta: Nuk duhet të ketë zbukurime apo qëndisje. Ajo duhet të jetë veshje e zakonshme, të mos ketë zbukurime që tërheqin vëmendjen. Gruaja muslimane duhet ta dijë se për çfarë na ka njoftuar Pejgamberi (sal- lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kur ka thënë: “Dy grupe njerëzish prej banorve të zjarrit nuk i kam parë akoma: gra që janë të veshura, por të zhveshura, përdridhen dhe bëjnë njerëzit të dridhen, kokat e tyre janë si gungat e deveve; ato nuk kanë për të hyrë në Xhenet dhe nuk do ta ndjejnë aromën e tij dhe pse ajo ndjehet nga një largësi e madhe.” Transmetuar nga Imam Ahmedi (2/356) dhe Imam Muslimi (n. 2128) nga Ebu Hurejrah (radij-Allahu ‘anhu).
Thënia e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Gra të veshura, por të zhveshura” do të thotë se ato janë të veshura. Por, këto veshje nuk i mbulojnë ato ose për arsye se janë të shkurtra dhe nuk përfshijnë gjithë trupin dhe për rrjedhojë, dalin duart, parakrahët, këmbët dhe kërciri, ose për shkak se e përfshijnë gjithë trupin, por janë të tejdukshme dhe për rrjedhojë duket çfarë ka nën të. Kështu ka ndodhur në ato vende që nuk pajtohen me etikën islame. Dhe kjo sjellje po pasohet nga gratë e këtij vendi, përveç atyre që Allahu i ka përfshirë në Mëshirën e Tij. Këto janë prej zakoneve të injorancës.
Allahu thotë: “Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja (teberruxh), ashtu siç zbuloheshit në kohën e injorancës!” (El-Ahzab, 33)
Këtu, fjala teberruxh ka kuptimin ta tregosh dhe ta shfaqësh veten haptazi, pra shfaqja hapur e zbukurimeve të gruas përpara një burri. Ky është teberruxhi.
Prandaj, ajo çfarë kërkohet nga gruaja kur ajo del nga shtëpia, është që të dalë pa teberruxh, pra pa e shfaqur zbukurimin e saj. Madje, Allahu i ka ndaluar edhe gratë e moshuara që ta shfaqin dhe tregojnë zbukurimin e tyre, ku Ai thotë: “Gratë e moshuara, që nuk shpresojnë më të martohen, nuk është gjynah ta heqin mbulesën e jashtme, por jo duke i treguar stolitë e tyre.” (En-Nur, 60)
Kështu, përderisa është e ndaluar ekspozimi i zbukurimeve nga gruaja e moshuar që nuk shpreson të martohet, çfarë mund të themi pastaj për një grua të re, po për një grua të bukur, po për një grua që dëshirohet për martesë, si mund të dalë jashtë shtëpisë duke e shfaqur veten në mënyrë kaq të paturpshme dhe duke treguar zbukurimet e saj. Kjo është një nga karakteristikat e Ditëve të Injorancës.
Gruaja e cila i frikësohet Allahut dhe Botës tjetër duhet të qëndrojë larg shumë gjërave që po bëjnë gratë e sotme, si për shembull, ato bëjnë lëshime në veshje (hixhab), janë të pakujdesshme me rrobat që kanë zbukurime, në parfumosje kur dalin jashtë, përzihen me meshkujt dhe bejnë shaka me ta. Allahu, më i Larti, u thotë grave të Pejgamberit (sal- lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):
“O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejtë dhe në mënyrë të ndershme!” (El-Ahzab, 32)
Nëse gruas i duhet patjetër që të flasë me një burrë që nuk është prej mahremëve të saj, ajo mund ta bëjë këtë por, me një zë të zakonshëm, të mos jetë i ëmbël apo i butë, jo duke qeshur e bërë shaka. Por, me një zë të thjeshtë, sipas nevojës që ka, pra pyetje-përgjigje, për aq sa i nevojitet. Nuk duhet të flasë në mënyrë miqësore, provokuese, duke qeshur apo me zë të shtirur apo të zbukuruar, e si rrjedhojë të nxisë dëshirën e atij që ka sëmundje në zemër. Nisur nga thënia e Allahut: “...por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!” (El-Ahzab, 32)
Gratë e sotme Muslimane duhet t’i frikësohen Allahut në lidhje me vetet e tyre dhe shoqërinë.
Gjithashtu, gratë e ditëve të sotme, aq më tepër gratë muslimane, duhet të përqëndrohen në rritjen e djemve dhe vajzave të tyre në shtëpi, për shkak se ato do të pyeten për fëmijët e tyre që i kanë nën ruajtje e nën kujdes.
Ato duhet t’i edukojnë vajzat e tyre me sjellje të hijëshme, me rregull, t’i mësojnë të mbulohen dhe dhe të jenë modeste. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Çdo njeri nga ju është bari dhe çdo njëri nga ju është përgjegjës për tufën e tij. Gruaja është baresha e shtëpisë së burrit dhe është përgjegjëse per të.” Transmetuar nga Imam Bukhari (8/104) nga Ibn ‘Umeri (radijAllahu ‘anhu).
Pra, gruaja duhet t’i rrisë fëmijët me sjellje të drejtë, për shkak se të gjithë fëmijët që jetojnë në shtëpi me të janë nën kujdesin e saj dhe ajo është përgjegjëse për ta.
Poashtu, nga gjërat që Allahu i ka bërë të ndaluara për gratë është edhe ndryshimi i krijimit të Tij, gjë për të cilën shejtani është betuar se do ta urdhërojë Birin e Ademit ta bëjë: “...do t’i urdhëroj që të ndryshojnë krijimin e Allahut.” (En-nisa, 119)
Shpjegimi i këtij ajeti Kur’anor që nënkupton për heqjen e vetullave, tatuazhet, limimin e dhëmbëve, shtimin e flokëve (ekstensioni) na ka ardhur në hadith: “Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka mallkuar gruan që u heq vetullat të tjerëve dhe atë që heq vetullat e saj; gruan që u shton flokët të tjerëve dhe atë që shton flokët e saj; gruan që u bën tatuazh të tjerëve dhe atë që bën tatuazh.” Transmetuar nga Imam Bukhari (71/61-62) nga transmetimi i ‘Abdullah bin Mes’ud (radij- Allahu ‘anhu).
Namiseh, është gruaja që heq qimet e vetullave duke i prerë, duke i rruajtur, duke i shkulur apo me çfarëdolloj mënyre më të cilën mund të hiqen vetullat. Kjo është ajo që njihet me emrin en-nems (heqja e vetullave) për të cilën Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) mallkoi çdo grua që e vepron. Ndërsa, mutenamiseh është gruaja që u kërkon të tjerëve t’i heqin vetullat. Edhe ajo poashtu, është e mallkuar, bazuar në thënien e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Ka gra të cilat janë sprovuar me krimin e heqjes së vetullave ngaqë ndjekin gratë jobesimtare, gratë e përdala dhe injorante që nuk u bën përshtypje mosbindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Pastaj, pasi i heqin vetullat i vizatojnë me bojë ato.
Ah, sa i pastër është Allahu nga çdo mangësi! A janë bojrat më të mira se vetullat? A janë më të mira se ajo që ka krijuar Allahu? Ky është ndryshim i krijimit të Allahut. Pra, nuk i lejohet gruas Muslimane të ndjekë këto veprime të poshtra, zakone të pamoralshme dhe ndryshimin e krijimit të Allahut.
Uashimeh është gruaja që bën tatuazhe duke ngulur gjilpëra në lëkurë ose duke e prerë lëkurën deri në atë pikë sa të dalë gjak dhe pastaj e ngjyros me bojë, aq shumë lëkurën saqë ngelen vija jeshile në dorë apo edhe në fytyrë. Uasham quhet tatuazhi.
Musteushimeh ëshë gruaja që kërkon t’i bëhet tatuazh. Kjo është një formë e shndërrimit dhe ndryshimit të krijimit të Allahut. Pasha Allahun, cila nga të dyja është më e mirë, ngjyra natyrale e lëkurës, të cilën e ka krijuar Allahu apo kjo ngjyrë e shëmtuar? Ky është pasim i verbër dhe bindje ndaj shejtanit në atë që ai ka urdhëruar: “...do t’i urdhëroj që të ndryshojnë krijimin e Allahut.” (En-Nisa, 119)
Uasileh është gruaja e cila flokëve të saj natyral i shton flokë të tjerë jonatyral. Ky është mashtrim dhe largim prej rrugës së drejtë. Një shembull i kësaj është kur gruaja vë paruke ose kur mbi flokët natyral vë flokë shtesë saqë duken sikur janë flokët e saj natyral, por në fakt ato nuk janë flokët e saj ose mund të jenë të dikujt tjetër. Kjo grua është uasileh dhe kjo është njësoj e mallkuar sikurse ajo që u kërkon të tjerëve ta bëjnë këtë.
Gjithashtu, el-uesher do të thotë: të limosh apo të ndash dhëmbët.
“Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ka mallkuar gratë që i ndajnë dhëmbët për bukuri.” Shiko Sahihun e Bukharit (7/61-62) nga ‘Abdullah bin Mes’udi (radij-Allahu ‘anhu).
Këtu kihet për qëllim gruaja e cila i limon dhe i ndan dhëmbët duke menduar se kjo është prej bukurisë, kur në fakt ajo është bindje ndaj shejtanit. Uesher është i ndaluar.
Kurse sa i përket rregullimit të dhëmbëve për shkak të dëmtimit apo prishjes së tyre dhe që kanë nevojë për rregullim, këtu nuk ka gjë të keqe përderisa ka të bëjë me mjekimin apo rregullimin e tyre.
Kurse, dhëmbët që nuk kanë probleme ose sëmundje (d.m.th. janë të shëndetshëm), nuk i lejohet gruas që t’i limojë, t’i ndajë apo gjëra të tilla si këto.
Po ashtu, Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka mallkuar gruan që qan me kujë dhe gruan që u kërkon të tjerëve të bëjnë diçka të tillë. Transmetuar nga Imam Ahmedi (3/65) dhe Ebu Davudi (n. 3128), nga Ebu Se’id el- Khudrij (radij-Allahu ‘anhu) Na’iheh është gruaja që klith me zë të lartë në rast fatkeqësie. Po ashtu, “Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka mallkuar gruan salikah, halikah dhe shakah.” Transmetuar nga Imam Bukhari (2/83) nga Ebu Musa (radij-Allahu ‘anhu) me tekstin: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e distancoi veten e tij nga...”
Salikah është gruaja që ulëret me të madhe në rast fatkeqësie. Kjo është një nga mëkatet e mëdha. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë (kuptimi i hadithit): “Nëse gruaja që vajton me kujë dhe nuk pendohet përpara se të vdesë, Ditën e Gjykimit do të ringjallet me rroba prej zifti e katrani.” Transmetuar nga Imam Muslimi (n. 934) dhe Ebu Davudi (n. 3128) nga Ebu Se’id el- Khudrij (radij-Allahu ‘anhu).
Në Ditët e Injorancës, njerëzit merrnin gra dhe i paguanin që të qanin me vajtim kur vdiste dikush. Kjo është e ndaluar. Ndërsa, të qash dhe të lotosh pa zë për dikë që ka vdekur, këtu nuk ka gjë të keqe. Njëherë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në një rast ka qarë dhe tha: “Kjo është prej mëshirës që Allahu ka vënë në zemrat e robërve.” Transmetuar nga Imam Bukhari (2/80) dhe Imam Muslimi (n. 923) nga Usameh bin Zejd (radij-Allahu ‘anhu).
Kurse, nervozizmi, pakënaqësitë, dëshpërimi... të shprehura me zë të lartë dhe vajtimi me kujë e dëmtojnë të vdekurin në varr. Ka ardhur në hadith se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “I vdekuri dënohet në varr për shkak të vajtimit për të.” Transmetuar nga Imam Bukhari (2/81-82) nga Mugirah (radij-Allahu ‘anhu).
Halikah është gruaja që qeth flokët në rast fatkeqësie, kurse shakah është gruaja që gris rrobat në pjesën e gushës ose gris fustanin kur ndodh ndonjë fatkeqësi. Të gjitha këto janë shfaqje e qartë e nervozizmit dhe pakënaqësisë ndaj Urdhërit dhe Kaderit të Allahut, njëkohësisht edhe mungesë durimi.
Ajo çfarë kërkohet në rast fatkeqësie është durim dhe vetëpëmbajtje.
Allahu thotë: “Prandaj, përgëzoji të duruarit, ata të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; dhe pikërisht ata janë të udhëzuarit!” (El-Bekare, 155-157)
Si përfundim: Gruaja ka përgjegjësi dhe detyra në këtë jetë. Ajo është përgjegjëse për veprimet e saj. Ajo është urdhëruar të veprojë mirë dhe është ndaluar nga veprimi i të keqes. Ajo do të shpërblehet dhe do të dënohet, po ashtu. Ajo mban një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Shoqëritë e kaluara dhe ato të sotmet shumicën e rasteve janë shkatërruar veçse për shkak të grave. Kështu që, gruaja është mjet që të çon në rrezik nëqoftëse ajo nuk kujdeset për veten dhe nëqoftëse shoqëria nuk e mbron atë.
Ligjëratat rreth grave mund të vazhdojnë pambarim. Por kjo është e mjaftueshme. Lavdërimi dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë Muhamed, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij.
Fund.
0 notes
rocknightout-blog · 7 years
Text
Los Angeles Rock Show List – April 14th – April 28th
Friday, April 14th Simple Plan w/ Seaway and Set It Off @ The Wiltern Suicide Girls: Blackheart Burlesque @  Teragram Ballroom Dishwalla @ Canyon Club Hell or Highwater w/ Aeges @ Constellation Room at the Observatory Two Door Cinema Club w/ Grouplove @ Santa Barbara Bowl
Saturday, April 15th Coheed and Cambria w/ The Dear Hunter @  Hollywood Palladium Dayshell w/ Silver Snakes @ Viper Room Good Riddance @ Troubadour The White Buffalo @ the Observatory Dishwalla @ The Rose
Sunday, April 16th Thumpasaurus @ Bootleg Theater
Monday, April 17th King Gizzard & The Lizard Wizard @ The Roxy Car Seat Headrest @ The Regent DRAEMINGS w/ Ever So Android and Dancing Tongues Irontom @ The Satellite Battery @ Troubadour Shinedown w/ As Lions @ HOB Anaheim Coheed and Cambria w/ The Dear Hunter @ The Observatory
Tuesday, April 18th Twin Peaks w/ Hinds @ The Regent Theater Homeshake @ Echoplex Moth @ Los Globos Stolas w/ Mylets and Icarus The Owl @ Chain Reaction
Wednesday, April 19th Empire of the Sun @ Shrine Expo Hall Bastille @ The Novo Escondido @ The Standard Hotel Horisont @ The Satellite Local Natives @ Fox Theater Future Islands @ The Glass House Twin Peaks and Hinds @ The Observatory Tacocat w/ The Regrettes @ Constellation Room at The Observatory Them Evils@ Slidebar Breaking Benjamin @ Riverside Municipal Auditorium
Thursday, April 20th Frank Carter & The Rattlesnakes @ The Hi Hat Mastodon w/ Russian Circles and EODM @ Hollywood Palladium Pond @ The Echo Whitney @ El Rey Oceano @ Whisky A Go Go State Champs w/ Against The Current and Don Broco @ Yost Theatre
Friday, April 21st State Champs w/ Against The Current and Don Broco @ Teragram Ballroom Faster Pussycat @ Whisky A Go Go New Found Glory @ The Observatory Ghost Bath @ Complex Revered Horton Heat @ Don the Beachcomber Pixies @ Fox Theater The Motels @ HOB Anaheim Oceano @ Chain Reaction
Saturday, April 22nd Anthrax w/ Killswitch Engage, The Devil Wears Prada and Code Orange @ The Wiltern Revered Horton Heat @ The Regent Anthony Green @ Apogee Studio Dead Meadow @ HM157 Trap Them @ Complex New Found Glory @ The Observatory Puddle of Mud @ Yost Theatre Whitney @ The Glass House Glass Animals w/ Little Dragon and Jagwar Ma @ Santa Barbara Bowl
Sunday, April 23rd Bayside w/ Say Anything @ The Observatory Lit @ National Orange Show Pavillion Pixies @ HOB Anaheim
Monday, April 24th Cold War Kids @ Grammy Museum Irontom w/ Thumpasaurus @ The Satellite
Tuesday, April 25th Pixies w/ Public Access T.V@ Theatre at Ace Hotel Bayside w/ Say Anything @ Belasco
Wednesday, April 26th The 1975 @ The Greek Pixies w/ Public Access T.V@ Theatre at Ace Hotel Kansas @ The Wiltern San Fermin @ The Roxy
Thursday, April 27th The 1975 @ The Greek Bleacher @ Roxy Theatre Coast Modern w/ 888 and Sundara Karma @ Troubadour The Zombies @ Grammy Museum Dawn of Ashes @ Complex Superjoint @ Whisky A Go Go Metalachi @ Canyon Club
Friday, April 28th New Found Glory w/ Trash Boat @ Troubadour Trapy @ Whisky A Go Go MercyMe w/ Hawk Nelson @ Orpheum Theatre Devil Townsend Project @ The Glass House The Aggrolits @ The Parish at HOB Anaheim
1 note · View note
thepisur · 3 years
Text
03smth
    Ishte nje flete e bardhe e cila priste te mbushej... E gjeti veten te ulur ne krevatin e saj, ne erresire dhe zhurmat qe lehtesisht vinin nga jashte dhe mbysnin disi qetesine vrastare te asaj nate. Sa shume gjera kishte ne mendje, dhe sa pak gjera mund te nxirrte me ze te larte. A do te mjaftonte valle nje ulerime per te nxjerre tej te gjithe apokalipsin qe po ndodhte ne universin e saj te brendshem? Nje eufori e madhe, nje lemsh i tere i cili mbushte cdo hapesire sado te vogel duke bere qe ajo te ndjente te njejtin konfuzion qe nuk kishte mundur ta largonte me pare. 
   Ora shenonte vetem 21:30 dhe kjo mjaftonte te bente qe te dukej si mesnate. Ishte momenti qe ajo te shkeputej nga “realiteti”. Fleta ende vazhdonte te ishte e bardhe, bosh. Sa shume mendime! Si do t’i permblidhte ne nje flete te vetme? A do te mund te shprehte mjaftueshem sa per te hedhur pak drite ne universin e fshehur te saj? Nisi te shkruante, te shkruante, te shkruante. U ndal. Cfare ndodhi? Mos ndoshta dicka nuk shkonte? Shume pyetje. Dukej se ajo qetesi ishte vertet nje mantel i erret qe nuk duhet te ishte e pranisheme ne ate situate; mbase e nderlikonte, here here duke e bere te duket si nje fije deshperimi. Vendosi te shuante heshtjen e ftohte  duke vendosur ne sfondin e asaj dhome nje kenge. Mjaftuan tingujt e pare per te bere erresiren e asaj nate te ndriconte duke bere qe ajo te kuptonte se ndonjehere jane gjerat e vogla te cilat te drejtojne drejt dickaje te madhe, ku kjo “dickaja” e madhe e asaj nate ishte fleta e bardhe e cila kishte filluar te mbushej. 
   C’eshte e verteta eshte fakti qe sado te mundohej te ishte e drejtperdrejte ne ate qe po shkruante, thjesht nuk mundej. Per te ishte njesoj si te donte te gjente gjurmet e lena ne reren e nje shkretetire pas nje stuhie te forte... E quante veten te nderlikuar, te pakuptueshme, madje here-here e kishte quajtur veten thjesht “egoiste pa ndjenja”. Por, e verteta qendronte ndryshe, dhe askush nuk e dinte me mire se vete ajo qe cdo gje qe e quante veten ishte thjeshte nje kamuflim i cdo pasigurie qe ajo kishte. Ishte munduar t’u tregonte te tjereve terthorazi se ajo ndihej e pasigurt, ishte munduar tu shpjegonte pa fjale qe ajo kishte nevoje per te besuar serish aq shume ne dicka. Fakti qe shume here i largohej dickaje qe nje moment e afronte, nuk do te thonte qe ajo nuk e donte, por kishte te bente me  “pasigurite” te cilat si nje stuhi vere, ashtu furishem vinin per ta kapluar dhe per ta bere te shkeputej nga nje drejtim qe per te mund te kishte pasur nje drite ne fund te tunelit. 
  Tashme ora shenonte 10:11 dhe ne kaq pak kohe fleta e bardhe tashme ishte e mbushur. Kishte mberritur momenti qe ajo te ndalonte se shkruari, jo sepse nuk kishte me cfare te shtonte por sepse gjithcka tjeter nuk mund te mjaftohej me nje flete te bardhe qe priste te mbushej. Te shkruash kaq shume, e njekohesisht te mos shkruash asgje... E beri erresiren pjese te saj dhe pjeset e verteta te saj i la ne erresire, ne ate kureshtje ku cdokush tundohet per t’i njohur. 
2 notes · View notes
theshapeofhershadow · 4 years
Text
Ndoshta do të kishte dëshirë t’ia hapte zemrën dikujt për të gjitha këto ëndërrime. Po si mund të shprehte një siklet të pakapshëm, që ndërronte trajtë si retë, që vërtitej si vorbull ere? Nuk gjente dot fjalët, domethënë rastin, i mungonte guximi.🍂
4 notes · View notes
shqiperialive · 1 year
Text
Ronaldo thyen regullat, çfarë kërkon me ngulm?
Ronaldo thyen regullat, çfarë kërkon me ngulm?
Ronaldo ka thyer rregullin e kamperit, në të cilin ndodhen aktualisht Olta dhe Armaldo. Gazetari është futur vetë për të gjetur një palë syze, të cilat mendon që mund t’i ketë harruar aty pasi doli me Zhaklinën. Fillimisht u mundua Armaldo t’i gjente, por pasi nuk ia doli vetë ftoi Ronaldon. Ky hap ishte i gabuar sepse nuk lejohet futja e banorëve të tjerë brenda kamperit përveç Oltës dhe…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
justttter · 2 years
Text
~ajo arrinte te gjente pika dashurie ne zemra te zbrazeta~
0 notes