Tumgik
#te shohesh
oazi · 4 months
Text
Sa e trishte me duket te shoh dicka te lene pergjysme, te kthehesh me vone dhe te shohesh nje tost te ftohur qe nuk pate mundesi ta haje sepse ndodhi dicka e keqe dhe duhet te ikje menjehere diku. Sa me trishton nje tost i ftohur.
11 notes · View notes
aquamarinalll · 5 years
Text
Tumblr media
Të kujtosh, do të thotë të dish të shohësh.
Të dish,do të thotë të kujtosh atë që sheh.
Të shohësh,do të thotë të dish pa u kujtuar.
0 notes
namemewhatever · 2 years
Text
Oh man,
Sa sad duhet te jet, te me shohesh mua ne krahet e dikujt tjeter .
20 notes · View notes
ratkozahiri · 2 years
Text
Na ishte njehere ky tipi, qendronte gjithe diten ne hamakun e tij, dhe cdo pune e shtynte per te nesermen.
Neser. "Neser hedh plehrat, mbaroi se lyeri shtepin, mbaroi se lexuari librin qe nisa nje muaj me pare..dhe gjej nje te dashur".
E shtynte dhe e shtynte perseri. Papritur nje mengjes, sikur per magji hamaku tij ishte kthyer ne nje krizanteme.
Tipi nga krimb qe ishte, rilindi nje flutur. Tipi ishte i lumtur, le ta themi.. nga krimb ne flutur eshte nje hap kualiteti. Kaq i bukur dhe i sigurt ne vetvete sa qe as shikimi pare ne pasqyre nuk e trondiste. Mbaroi se lyeri shtepine, mbaroi se lexuari librin, boshatisi koshin, lau te gjitha pjatat dhe mbi te gjitha, me ne fund, vendosi ti fliste vajzes se luleve, te cilen e enderronte prej nje jete.
U leshua direkt pas saj, direkt.. aq sa mundej. Tipi flutur nuk pati as kohen te niste fjaline, u rrezua menjehere i ngrire ne toke. I emocionuar sic ishte kishte harruar qe fluturat jetojne vetem nje dite, dhe perfundoj duke vdekur midis luleve.. duke len pas tij.. gjerat, ne gjysme.
Dikush mund te thote qe jeten si do qe ta shohesh eshte gjithmone shume e shkurter dhe qe duhet te gjejme guximin te perballemi me frikat tona. Ose qe brenda cdo krimbi ka nje flutur, gati per perplasur krahet e saj.. sigurisht, dikush mund ta thot dhe mund te kete te drejte, por ndoshta morali kesaj perralle eshte qe ndonjehere ne jete duhet te mendosh per vajzen tende te luleve.. me pas te pastrosh filxhanat.
6 notes · View notes
writings-of-en · 3 years
Text
Ti nuk e di si eshte te jesh une , te shikosh ne pasqyre dhe shohesh ate çka une shoh . Te urresh çdo qelize te trupit tend , te shikosh si te gjithe te zevendesojne pas nje fare kohe , te harrosh se ekziston , te harrosh si eshte te ndihesh e lumtur , te harrosh te buzeqeshesh me shpirt ... Ti nuk e di . Ndaj mos thuaj “ E kuptoj se si ndihesh .” 💙
31 notes · View notes
tuninapreferita · 3 years
Text
Paralajmerim: Shkrim i gjate ne lidhje me mendimin tim mbi fejesen ne moshe te hershme. Arsyeja pse po e bej? Se me do qejfi. Enjoy 💋
Si fillim, duhet te ndalemi dhe te zberthejme termin “moshe e hershme.” Ky koncept eshte i ndryshem per njerez te ndryshem. Per dike mund te jete mosha 19 e per dike tjeter 30. Per mua, mosha e hershme eshte deri ne 25 vjec sepse deri ne kete moshe supozohet qe te jesh ende ne hapat e pare te jetes dhe duke njohur disi veten (edhe pse une mendoj se ne kurre nuk do mund te njohim veten plotesisht). Moshe kur formohesh, vendos themelet e karakterit dhe te profesionit qe do te ndjekesh.
Pasi kam dhene kuptimin e moshes se hershme ne baze te mendimit tim personal, le te fillojme te analizojme fejesen. Marrim shembull nje 18 vjecare e cila eshte njohur me nje djale 30 vjec dhe fejohen. Fejohen, pra zyrtarizojne lidhjen. Po ç’do nje femije 18 vjec, i cili maximumi sapo ka dhene provimet e matures, te fejohet? Te shkoje te jetoje te shtepia e burrit te ardhshem? Te laje te shplaje? Te jape llogari ku iku, cfare veshi? Po endrrat? Po ndjekja e universitetit ose marrja e nje profesioni? Po keto vajza nuk kane pak ego personale? Mund ti justifikoja keto fejesa ne kohen e diktatures, kur ‘bota’ shqiptare ishte e mbyllur dhe askush s’dinte ç’behej pertej detit. Po sot? Cfare justifikimi ka sot? Kur sheh gra te arrira ne fusha te ndryshme, kur sheh njerez te suksesshem, pse te zgjedhesh te jesh thjesht gruaja e ardhshme e dikujt? Kur ne nje celular mund te shohesh boten, mund te shohesh sa bukur eshte liria personale e sa e bukur eshte jeta ne teresine e saj. Dikush mund te thote se kane ndryshuar kohet dhe s’funksionon me keshtu. Jojo, mua s’me bind dot. Mund te kete ndryshuar blloku i Tiranes, por te largohesh pak me tej gjithcka eshte njesoj, te mos flasim per qytetet e tjera dhe per periferite.
Kur degjoj se rrihen e vritet nga bashkeshorti vajza 24 vjecare (praktikisht brezi relativisht i ri) me vjen te uleras se si mundet qe rinia ka ende keto mendime. Faji per gjithcka nuk eshte jetim jo, eshte te familja e origjines qe nuk edukon siç duhet femijet. Ato nena qe e din vet ç’do te thote fejesa, martesa, burri dhe prap vendosin ta çojne vajzen me duart e veta tek nje shtepi tjeter ne nje moshe te hershme e kane fajin per gjithcka.
Shijoni jeten vajza, beni qejf, udhetoni sa me shume, njihni njerez te rinj, studioni dhe punoni per veten tuaj. Mos e humbisni veten se burra plot ka ne çdo kohe. 😊
6 notes · View notes
nerobianconerob · 3 years
Text
Tumblr media
Eshte ndjesi teper e cuditshme te nisesh jeten diku tjeter, aspak e perceptueshme per trurin qe rruget, lokalet dhe njerzit sjane me te njejtat. Aspak e perceptueshme qe sdo shohesh me te njejtat fytyra te njohura dhe sdo degjosh dike te te therrasi emrin. Eshte ndjesi e cuditshme dhe surreale te jesh i panjohur, i huaj. Akoma me te cuditshme jane ato momentet ku papritur ftillohesh qe nuk je duke ecur me neper rruget e zhurmshme te tiranes dhe stacioni ku do zbresesh nuk esht shtepia jote e vertete. Ne fakt kudo qe te zbresesh nuk do jete me shtepia jote dhe mendoj qe kjo eshte veshtirsia me e madhe e te qenit i huaj.
12 notes · View notes
beezzzboy · 4 years
Note
Kam per ta harruar un ate? 😔
Per ta harruar jo thesht gjerat do ndryshojn pershembull kur ta shohesh ne rrug zdo te rrahi me zemra si me par nuk do ta shofesh me ate admirim qe e ke par nuk do te keputen me kembet por per ta shikuar do e shikosh, pra morali i kesaj,koha i ndryshon gjerat nuk i fshin ato 🌹
7 notes · View notes
ajogoca · 4 years
Text
Vlere ke dhe ti. Mos u fsheh.
Si frymëzim për mua janë të gjithë ata persona që kanë kaluar nëpër shumë vështirësi dhe asnjëherë nuk janë dorëzuar. Fjalët që do të shkruaj më poshtë, janë të gjitha mësime që unë i kam marrë nga njerëz të ndryshëm përgjatë jetës sime.
Dua të të kërkoj të ecësh me vendosmëri në rrugën e realizimit të ëndrrave të tua. Qëndro i/e fortë dhe tregoji botës se asnjë dhe askund nuk mund të të mundë dot. Ndoshta mund të të rrëzojnë përkohësisht, por ansjëherë të të mundim. Ti ke gjithë potencialin e duhur për të ecur përpara me siguri dhe për t’i realizuar gjithë ëndrrat e tua.
Kur bota të të rrëzojë, gjej një arsye për t’u ringritur. Mos u justifiko se nuk ke arsye. Mendo për sakrificat e familjes tënde për të të nxjerrë në dritë; mendo për dikë që të do; mendo për veten tënde. Do që të gjithë këta persona të të shohin të dështosh duke mos u përpjekur, apo të fitosh duke u përpjekur, pavarësisht dështimeve që mund të hasësh gjatë rrugës?
Kurrë mos u dorëzo drejt rrugës së suksesit! Përpiqu, përpiqu dhe vetëm përpiqu. Mënyra e vetme e dështimit total, është vetëm nëse hiqni dorë. Sa herë që rrëzoheni, ju arrini një hap më afër suksesit, sepse dëshira për ta arritur, kur i jeni afruar, është shumë e madhe.
Kur të shohësh pas në jetën tënde, mos ki pendesa. Beso tek vetja, beso tek e ardhmja jote. Ti ke përbrenda një zjarr të madh që pret të shpërthejë për të bërë gjëra të rëndësishme. Të ndjekësh ëndrrat mund të jetë e mundimshme, por edhe emocionuese. Ndaj përpiqu dhe dilja mbanë. Ndoshta të tjerët mund të habiten, apo të të mbajnë në gojë, sepse ti je duke bërë diçka të re që ata nuk e mendonin, por mos e mundo veten duke menduar për ta. Ti po bën atë që dëshiron dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Jep maksimumin tënd dhe ke për t’i bërë realitet ëndrrat e tua. Suksesi të takon ty, vetëm nëse përpiqesh.
Por si mund te marrim ne dore fatin?E emerova me titullin fat pasi behet fjale per te nesermen,per momentin pas kesaj fjalie.Fati nuk mund te parashikohet ose sic thone gojedhenat,eshte keq ta shohesh fatin!Prandaj ato detajet e vogla te grimcuara duhet ti hedhim pas kraheve dhe thjesht te shijojme momentin.Momentin i cili mund te jete i thjeshte por me kuptim te plote!
Por nese flasim keshtu ne ajer dhe mundohemi te bindim te tjeret per ate qe themi,atehere jam i sigurt qe ne nuk po bindim dot as veten tone.Ne duhet te jemi te afte te japim pikesepari kuptim ne fjalet tona dhe ta bindim veten tone fillimisht se nga cfare duhet te heqim dore dhe se per cfare duhet te insistojme.Pak me siper permenda grimcat dhe secili ne mendjen e tij krijon nje imazh te atyre grimcave te cilat duhen lene pas por une mendoj qe e vetmja grimce qe duhet lene pas eshte ajo “e kujtimeve”.Jane vetem kujtimet ato te cilat e shoqerojne njeriun dhe shpeshhere behen pengese per fillimin e nje rruge te re,per krijimin e disa kujtimeve te reja dhe pse jo,akm me te bukura se te parat.Por ne cfare duhet te insistojme?
Kjo eshte akoma me e veshtire se te nderpresesh komunikimin me te shkuaren.”Te mirepresesh” te ardhmen do te thote te mbyllesh syte dhe te hapesh krahet ne pritje te nje “perqafimi” me shpresen qe ai do te te jete i ngrohte por askush nuk na e siguron qe ai do te jetei tille.Ama ne dicka e dime,qe “dikush” do te na japi nje perqafim dhe nese ai perqafim te vjen i ftohte,atehere mos e perbuz ate sepse fundja,ngelet nje perqafim dhe thjesht tento ta ngrohesh ate.Me pak fjale e ardhmja nuk te jep kurr nje shpulle,eshte vetem vdekja eshte ajo qe e ben dicka te tille.E ardhmja eshte nje perqafim qe ti je i detyruar ta pranosh sepse veten keshtu mund te shtiesh ne dore “fatin tend”
Me 1 Mars 2020
-cherik 🥀
5 notes · View notes
poezidashurie · 4 years
Text
Poezi Dashurie te Bukura Romantike 2020
Keto poezi dashurie te bukura dhe romantike qe ne kemi mbledhur jane nga me te ndryshmet. Disa jane poezi klasike dashurie te shkruar nga poete shqiptare dhe te huaj. Disa nga keto poema romantike u postuan ne mediat sociale kete vit. Shumica jane romantike. Disa flasin per trishtimin ose zemerimin. Te gjitha jane te bukura. Te gjitha kane te bejne me dashurine.
Marredheniet romantike jane thelbi jetes, ato na bejne te ndihemi ne nje menyre qe asgje tjeter nuk mundet. Romanca origjinale ekziston kur dy njerez tregojne se ata kujdesen per njeri-tjetrin permes akteve te vogla dashurie dhe afeksioni. Ndihemi te dashur dhe te kujdesur kur e dime se personi i dashur po mundohet se si te na dhuroje sa me shume kenaqesi. Romanca eshte çelesi per te mbajtur gjalle lidhjen tuaj. Pa ate, çdo marredhenie, se shpejti do te humbase shkelqimin e saj.
Me poshte mund te lexoni poezi te bukura te dashurise, nga klasike ne ato moderne, per dasma dhe pervjetore, ne diten e Shen Valentinit dhe gjate gjithe vitit. Keto poema jane perfekte per te shprehur nje dashuri romantike, nje miqesi te bukur ose nje dashuri qe eshte e nderlikuar.
Nese jeni duke kerkuar per poezi dashurie, ju keni ardhur ne vendin e duhur. Disa nga keta poezi jane marrur nga shkrimtare qe kane fituar cmimin Pulitzer.
Tumblr media
Poezi nga Poet Shqiptare
1.Nje dite un do vdes ti do me kujtosh ne mendje do te mbes Dhe ti sdo me harrosh. ti do qash per mua Po un sdo jem aty Do me thuash te dua Me lote neper sy Do mbetem thjeshte kujtim ne endrrat e tua Mbi varrin Time do shkruaj fjalen te dua
Tumblr media
2.Nuk do mund te jesh njeri Nese shpirti njehere s’te ka dhembur Te jetosh me shpresa Kur bota mbi ty eshte shembur. Ishe ti qe perjetove vuajtjen Mbi ty vazhdojne te shkelmojne Zot nga te tjeret drejtesi nuk pritet Per drejtesine nuk kane sy te shikojne..
3.Kur lotet tme thahen E zemra tme pushoj ka shum munci qe atere te te harroj . kur lotet e tu te bien e te qash per mua Ndoshta atere vertet Zdo te te dua . Por nga ata sy Kurr zdo te lejoj qe pervec lotve te dashuris asnje lot tjeter zdo pikoj . Do jem pran teje sa her te kesh nevoj Do te te dua E kur nentok te perfundoj . se dashuria eshte dicka qe as degjon as shikon por ajo flet me zemer e me ndjenja vlereson
Tumblr media
4.…por ti mos u shqeteso. Nje dite do te vije dikush ne jeten tende per t’a bere ate me te bukur. Dikush qe shqetesohet per ty, dikush qe do te jepte jeten per te te bere ty te buzeqeshesh, te lumtur, te zgjohesh ne mengjes me nje arsye per te jetuar. Ti vetem prit, sepse ai ‘dikush’ do vije dhe do te t’beje personin me te lumtur ne bote.
5.Te kerkoj ne enderr Por ti nuk je aty Te kerkoj ne mendje por prap nuk jam me ty Te kerkoj ne qiell por aty s’te gjej dot. Te kerkoj ne parajse aty me del i madhi zot. C’kerkon moj vajze?-me tha. Djalin qe me plage ne zemer me la. Ne parajse prap ai shkoi. Engjellin per mua kerkoi Kur pash engjelli ishe ti Dhe me pas lindi e madhja Dashuri!
Tumblr media
6.Nese je duke u menduar e ske gjume ne sy dil e merrja puthjen henes qe ja dhash un per ty nese hena ka rene ne mendime thuaji yllit te sjell buzeqeshjen time, nese ylli me vemendje te sheh atehere dije ku te me gjesh, brenda zemres tende do te me kesh….
7.Per ty Mendoj!
Kur mendoj per ty Ethe dhe shpirti leshon, Mendoj per gjene me te bukur ne jete Mendoj per dashurine tone. Kur mendoj syte e trishtuar Dhe buzet qe dridhen pa fjale, Mendoj per floket mbi gjoksin tend Dhe zemrat qe rrahin pandal. Kur prane teje qendroj e heshtur Dhe dridhem kur me prek ngadal, Mendoj se brenda teje ka dicka Qe ti ma thua me zemer,jo me fjale. Dicka qe me ben te ndihem si engjell Dhe hap krahet drejt teje te fluturoj, Ti me shtrengon aq forte prane vetes Dhe une ngadale pershperis “Te Dashuroj“
8.Nuk e di me pse po shkruaj Nuk e di me pse po qaj Dhe pse jemi dy te huaj Gjithmone do te te dua prap . Nuk e di pse po te mendoj Nuk e di pse per ty po flas Ndoshta smundem te te harroj Heshtja jote do me vras . Valle ti nuk do tia dish Cfare vlere ke per mua Zemren ma ndave ne dysh Se nga ty u coptua . Do te dua gjithnje Se ti e meriton Por lote sdo derdh me Dhe pse zemra ste harron….!!
Tumblr media
9.Jeta ka vuajtje shpirti i duron Syri derdh lotet zemra nis vajton… Buza dridhet nis te flas po nuk din cfar te thot… Se vuajtjen e shpirtit dot nuk e shpjegon…..
10.Nuk e di me pse po shkruaj Nuk e di me pse po qaj Dhe pse jemi dy te huaj Gjithmone do te te dua prap . Nuk e di pse po te mendoj Nuk e di pse per ty po flas Ndoshta smundem te te harroj Heshtja jote do me vras . Valle ti nuk do tia dish Cfare vlere ke per mua Zemren ma ndave ne dysh Se nga ty u coptua . Do te dua gjithnje Se ti e meriton Por lote sdo derdh me Dhe pse zemra ste harron….!!
Tumblr media
11.Mos i kerko diellit Te shkelqej edhe naten Sepse nuk mundet Mos me kerko mua Te te harroj Sepse nuk mundem Se ende te dua
12.Nese e do nje person per shkak te bukurise se tij, nuk eshte dashuri por deshire… Nese e do nje person per shkak te inteligjences se tij, nuk eshte dashuri por admirim…. Nese e do nje person per shkak te pasurise se tij, nuk eshte dashuri por interes…. Nese e do nje person dhe nuk e di pse, KJO QUHET DASHURI.
13.Te dua si shok Fjala e fundit ishte Te dua si shok, Me perlote shpirt Ngela me kemb ne tok. U befasova nuk e mohoj S’doja ta besoja, Ate qe me the Beja sikur nuk e degjoja. U perpoqa te bindja Per dashurine time, Gjithcka ishte e kot The nuk dua me fjalime. Me ngeli ne mendje Fjala jote e fundit, Po e kujtoj tani Para ores se gjumit. Te thash shko,shko… Jeto,jeto e gezuar, Me ke te duash Se nuk jam deshperuar. Cfare isha une Per jeten tende, Thjesht nje shok Sot me ke kujtim ne mendje.
youtube
14.Poezi Largesia Pse u largove dhe vetem me le, Pse me mua s’qendrove Te lutem me trego ku je? Me ka marr malli Shum me mungon.. Nje plage te hapur me le qe zemra s’e harron.
Tumblr media
15.Te te them te kam jet Ske per te me besuar , Por mund te tregoj Se gjithmon te kam dashuruar . te te them je cdo gje per mua Ndoshta e teproj , Por mund te them Se per ty kam nevoj Nuk do me besoje Po te te thoja yjet I shuaj , Por mund te te them Se per nje yll po shkruaj Te te them je mbrekulli Ndoshta mendon se te ginjej , Por ti je dashuria ime Qe si ty kurr zdo gjej
16.Gjuhen tende nuk mund ta kuptoje dhe pse dua shume ate ta mesoj, i ngjason shiut qe po bie sa duket i qete behet rrebesh, pas pak pushone, sapo qetesohet shpirti im ai me egersisht fillon, keshtu dhe gjuha jote shpirtin ma torturon!
17.AROME DASHURIE Kur thua se me urren Pse perhere me veshtronI vetmuar kam mbetur qe kur ike ti me thua do te kthehem por kur nuk e di nga madhi po tretem si kripa ne det do vish te me kerkosh veshtir e ke me m’gjet Nese s’me gjen dot ti mos mbaj merzi mendo se gjithmon do te dua vetem ty Jeta esht si det i qet dhe i trazuar ndoshta kur se pret kemi per tu takuar
Tumblr media
18.Sa shume kam kerkuar te di ceshte dashuria, sa shume jam menduar mes loteve te mia, sa shume e kam njohur une lumturine, po sa shume kam njohur edhe fatkeqesine! Neper endrra shkoj dhe dashurine shikoj, e bukur,madheshtore,te tille e enderroj, e veshur me fustanin te bardhe dhe me shkelqim, ne duart e saj prej engjelli,po mbahet fati im…. Shikoj buzet e saj dhe etja me terbon, shikoj trupin e saj dhe bukuria me verbon, shikoj zemren e arte dhe shpirtin e vajtuar, shikoj brengen e saj per zemren e lenduar.. Sa shume te kam kerkuar dhe lot per ty kam derdhur, sa shume kam enderruar dhe male sa kam bredhur, maleve te larta me ty kam qendruar, me sy te dashuruar ket bote e kam shikuar
19.Ndjenje e bukur qe me vjen verdalle. Nje enderr e bukur per ty sjell malle. E di se ne zemren tende ti mua me ke. Thuaj nje here fjalen ‘ e jotja jam ja ku meke ‘. …. E di eshte shume por per mua shume pak. Dua zemren e shpirtin per ata e kam hak. Dua te me thuash titi e jotja ja ku jam. Ti biem botes verdalle kur n’krahe te kam.
20.Nese loti ne sy Te pikon ngadal Kujtoje zemren time Qe dikur ta pata fale. Nese e ndjen zemren Aq te lenduar Kujtoje si ndjehesha une Kur me pate tradhtuar.
Poezi Dashurie nga Autore te Huaj
21.Te dua pergjithmone
S’ka fjale qe mund ta thone, S’ka veprim qe mund t’a shprehe Menyren se si ndihem per jty. Me ty, jeta ime eshte e bekuar.Ti je drita ne tunelin tim Ti je forca qe kapercen Deshperimin qe me ka kapur.Ti je nje here ne jete. Ti e ben jeten time te plote.Nuk ka asgje qe mund te them Dhe asgje qe mund te bej Per te te terguar se sa shume Dashuri ka ne zemren time per ty.
22.Ty te premtoj
Dashuria ime per ty eshte e pakushtezuar dhe e qendrueshme. Per ty premtoj te jem gjithmone sigurues.Dashuria ime per ty, te mbron dhe eshte e ndershme. Per ty premtoj te jem gjithmone besnik.
Dashuria ime per ty eshte me kuptim dhe me pasion. Per ty premtoj te jem gjithnje i dhembshur.Dashuria ime per ty eshte e menduar dhe e dashur. Per ty premtoj qe gjithmone te jem i perkushtuar dhe i kujdesshem.
Dashuria ime per ty eshte e durueshme dhe e sjellshme. TY ta premtoj kete deri ne fund te kohes.Dashuria ime per ty eshte altruiste dhe falese. ty ta premtoj kete gjithmone, per aq kohe sa jam duke jetuar.
Dashuria ime per ty eshte e perkushtuar dhe inkurajuese. Ty te premtoj se gjithmone do te te degjoj dhe kurre nuk do te dekurajoj.Une premtoj te te tregoj ty, gruaja ime, qe te dua ne gjithçka qe bej. Une mund t’i premtoj keto gjera sepse te dua me gjithe zemren time.
23.Bekimi i jetes time
Cdo mengjes zgjohem dhe shoh Burrin me te pashem te shtrire prane meje. Ai eshte personi qe une e dua, Nje bekim i derguar nga qiejt. Une do ta dua ate ashtu siç duhet ta duaje nje grua Dhe bej gjithçka qe mundem per te. Une do ti thoja atij çdo dite Se e dua me shume sesa mund te them me fjale. Per dy femijet qe kemi bashke Dhe dashurine per Zotin tek njeri-tjetri, Do ta mbaje te forte dashurine tone per njeri-tjetrin, Dhe Zoti do te na largoje nga cdo e keqe.
Tumblr media
24.Te dua shume
Edhe pse ndonjehere bej gjera qe te shqetesojne. Mundohem kaq shume qe gjithmone te shohesh Sa shume prania jote ne jeten time do te thote per mua. Me vjen keq perseri qe te shkaktova dhimbje. Kjo eshte gjeja e fundit qe kam dashur te bej. Edhe kur po perpiqem te kujdesem per ty dhe te bej gjene e duhur, Une ngaterrohem, me vjen keq edhe per kete. Shpresoj qe ti ta dish se sa shume te dua dhe te uroj, Sepse asgje tjeter ne jeten time nuk me jep emocionin e te qenit i dashur nga ti. Prandaj shpresoj qe ti ta degjosh dhe ta shohesh ne syte e mi, Kete falje te sinqerte qe vjen me lot nga thellesia e zemres time.
25.Premtimi im per ty
Une premtoj te te ngre gjithmone lart Kur te ndjehesh poshte. Une premtoj te fshij lotet e tu Kur e ndjen se duhet te qash. Une premtoj te te mbaj te qeshur Qe te tregosh ate buzeqeshje te bukur qe ke. Une premtoj te jem forca jote Kurdohere qe te ndihesh i dobet. Une premtoj te jem zeri yt Kur nuk i gjen dot fjalet. Une premtoj te jem syte e tu Kur nuk mund te shihni. Une premtoj te jem veshet e tu Kur nuk mund te degjosh. Une premtoj te te tregoj gjithmone se çfare eshte e vertete Kur do te degjosh te verteten Une premtoj se do jem aty Per te ndjekur çdo frike tuaj. Une premtoj te jem buzeqeshja jote Kur te jesh i inatosur. Une premtoj te te gezoj gjithmone Kur te jeni te merzitur. Une premtoj te te jap siguri Kur ndiheni te lodhur. Une premtoj se do te te mbaj fort Kur ndiheni te pasigurt. Une premtoj te te degjoj Kur ke nevoje te flasesh. Une premtoj qe sdo te te them asnje genjeshter, Vetem te verteten. Une premtoj te te jap gjithmone shpatullen time Kur ke nevoje te qash. Une premtoj te te perqafoj gjithmone Kur te kesh nevoje per dike. Une premtoj te kujdesem gjithmone per ty. Kudo qe te jesh, une premtoj te jem gjithmone atje. Une premtoj se nuk do te te lendoj kurre dhe kurre nuk do te ta thyej zemren. Une nuk mund te tepremtoj boten. Une nuk mund te te premtoj qiellin. Nuk mund te te premtoj se nuk do te luftojme kurre. Une nuk mund te te premtoj se nuk do te qaj kurre, Por une mund te te premtoj qe gjithmone do te jem prane teje, Dhe shpirt, une premtoj se do te te dua gjithmone me shume se gjithçka Me gjithe zemren time. Pavaresisht se çfare ndodh apo çfare kalojme. Une do te te dua deri ne fund te kohes! Une do te jem engjelli yt i mbrojtes. Ky eshte premtimi im per ty!
Tumblr media
26.Me bej te ndjej te dua pergjithmone
Merr zemren time; Ta jap me lehtesi. Merr doren time dhe eja ne kete udhetim me mua. Merr keto plage dhe sheroji te gjitha. Merr keto frikat dhe bej qe ato te zhduken kur gjerat behen te veshtira. Merr kete buzeqeshje dhe beje qe te shtrihet e gjere. Merr keto krahe dhe me mbaj shume fort. Merr keto ndjenja dhe beji ato te verteta. Ne fund, me trego si te ndihem.
27.Poezi Dashurie Malli me Mungon
Si mund te isha kaq idiot Te te lejoj te ikesh prej meje? Te kisha ne krahet e mi, Por te lashe te largohesh.
Dua te kthehesh tek une, Por tani eshte teper vone. Une tashme kam thene lamtumire, Dhe tani dashuria eshte kthyer ne urrejtje.
Une dua te kthehem prapa ne kohe Dhe te rregulloj gjithçka qe ishte e gabuar, Te ndryshoj te gjitha pendimet e mia Keshtu qe ne te mos kishim luftuar aq gjate.
Pendimet jane ato qe e shkaterruan, Dhe ata ishin te gjithe per fajin tim. Isha aq i papjekur; Une duhet te kisha vepruar si i rritur.
Une theva zemren time Kur u largova prej teje. Tani eshte teper vone, Dhe nuk mund te zhbej gabimin tim.
Une ende te dua, Por askush nuk e di. Ne nuk jemi me bashke Per shkak te zgjedhjeve te mia.
Ishte nje vendim i keq, Dhe tani te dua ketu prane meje. Asnjehere larg, Gjithmone afer.
Prandaj te lutem kthehu tek une, Per shkak se une kam nevoje per ty tani Me shume se gjithçka.
Tumblr media
28.Durimi i nje zemre
Dashuria kerkon kohe. Duhet durim per te gjetur personin e duhur, ta gjesh ate, per ta gjetur pergjithmone. Zemra mund te thyhet, por kurre mos u dorezo Durimi i nje zemre eshte shume i bukur.
29.Per ty te premtoj te dua
Une po te jap kete unaze si nje premtim per ty Pavaresisht gjithckaje, gjithmone do te jem ketu dhe gjithmone do te jem e vertete.Une premtoj se do te rri me ty dhe do te jem prane teje gjate nates Kur gjerat gjate gjithe dites nuk shkojne mire.
Per ty, une do te ecja nje mije kilometra dhe me shume Vetem per te pare buzeqeshjen tuaj te bukur qe e adhuroj absolutisht.Te premtoj se do te te bej te buzeqeshesh kur te vjen per te qare. Une premtoj se do te te ngushelloj nese ndihesh keq.
Une premtoj te largoj çdo pikellim dhe frike tende. Une premtoj te fshij çdo lot tendin.Une premtoj te vleresoj çdo minute qe kaloj me ty Deri sa qielli gjate dites nuk do te jete me ngjyre kalter.
Pa dashurine tende, nuk e di se çfare do te beja. Nuk do te kem te ardhme nese nuk te perfshin ty.Ti me ke ndryshuar per mire, dhe kurre nuk kam qene aq i lumtur. Tani, me ty ne jeten time, une nuk mund te imagjinoj nje bote pa ty dhe mua.
Fati vendosi se ishte koha qe ne te ishim bashke, Dhe megjithese koha jone ketu ne Toke eshte e shkurter, une premtoj qe te dua gjithmone dhe pergjithmone.Une premtoj qe pavaresisht se çfare mund te ndodhe, ne do tia dalim. Te lutem merre kete unaze si nje simbol te dashurise qe do te kem gjithmone per ty.
30.Me zemer ne duar
Nese do te thoshit se kishe ftohte, Do te mbeshtesja krahet perreth jush. Nese do te thonit se keni etje, Une do te te dhuroja oqeanin. Do te te jap cdo gje: henen, yjet, edhe diellin gjithashtu. Kete zemer ne duart e mia e mbaj per ty.
Tumblr media
31.Verbuar nga dashuria
Ti vazhdon te vraposh nga e verteta, ti e di qe eshte e vertete. Ti mendon se une jam i çmendur ngaqe te dua.Une uroj qe ti te mund te shohesh engjellin qe une shoh kur qendron para meje.Ti mendon se une jam dhurata jote me e mire nga te gjitha, por uroj qe te mund ta kuptosh se pa ty une sjam asgje.
Une kurre nuk kam besuar ne thenien “te kundertat terhiqen”, por ne momentin qe te takova, u be nje fakt i kryer.Une jam i ftohte si akulli, ndersa ti je e nxehte si zjarri. Per sa kohe qe une jetoj, ti je deshira ime e vetme.Ti nuk je vetem deshira ime, por edhe nevoja ime. Ti je si ilaçi im personal, per ty kam nevoje.Une jam personi me i lumtur sa here qe ti je afer, por ne momentin qe largohesh, une derdh nje lot te vetmuar.
32.Dashuria ime e vetme
Qe nga dita e pare qe u takuam, E dija qe ishe e duhura. Zoti iu pergjigj lutjeve te mia Ti zbrite nga lart.
Ti me dhe zemren tende, Me dhe besimin tend. Qe nga ai moment, Ishte me shume sesa epsh.
Fjalet e tua te embla dhe te dashura Asnjehere nuk mund te krahasohen. Une jam partneri yt pergjithmone; Ne shpirtin tim e kam shenuar.
Asnjehere mos ver ne dyshim Nese ndonje nga ndjenjat e mia eshte e vertete. Kam gjetur te vetmen Zemer, kjo je ti!
33.Te Dua Pergjithmon
Dashuria ime per ty nuk do te venitet kurre. Me ndjenjat tona te kombinuara krijohet dashuria.
Ti me jep forcen te qendroj Ti me kap doren time sa here qe po bie.
Nuk kalon dite qe nuk te kam ne mendjen time. Nje person si ti eshte vertet i veshtire per tu gjetur.
Nje fundjave pa ty eshte kaq e veshtire per tu kaluar. Une nuk mundem te jetoj as edhe nje dite pa ty.
Me pelqen te te mbaj dhe te te mbaj doren. Nga kjo dite, ti jeni shoqja ime me e mire.
Jam i lumtur qe zgjohem prane teje çdo dite. “Une te dua” jane fjalet e preferuara qe ti thua.
Me pelqen kur shikoj ne syte e tu. Une nuk shoh urrejtje dhe genjeshtra.
Pergjithmone ne zemren time eshte aty ku do te jesh. Askush tjeter nuk do te hyje sepse ti ke çelesin e vetem.
Nuk ka asgje qe nuk do te beja, per te te mbajtur. Sepse zemer, te dua.
Tumblr media
34.Poezia duke menduar per ty
Une gjithmone mendoj per ty. Ne gjumin tim, ne endrrat e mia, Une gjithmone mendoj per ty. Gjithe naten, gjithe diten, duke shpresuar se je ne rregull, Une gjithmone mendoj per ty, Duke shpresuar qe te mendoje edhe ti per mua. Cdo minute, çdo sekonde te dites, mendoj per ty. Me te vertete Dhe e gjitha sepse… te dua.
35.Sa ftohte kjo nate Me vetmi pa nje zhurme Pa njeri rri vetem Nuk shoh njeri . I mbytur lote nis e shkruaj Pse askush kete bote Nuk doh valle jam Jetim a valle Nuk degjoj qe shum Me percmojn shum marrin Neper kemb se nuk dgjoj Shum tjer me tallin se Jam jetim e keshtu Koke ulur nis e lotoj . I vetem do jem E i vetem ktah syh do mbylle
36.Poezi Dashurie Malli
E di… Ty do te marr malli per mua… Do te marri malli pet shakat e mia, xhelozit e mia,, per sms e mia te pafundme, per zerin tim.. Mbi te gjitha do te marr malli per menyren sesi ti ndiheshe me mua… Por von von e kom Kuptuar se per shoqfin time sja vlejte… T’fala shum respekt Edhe dashni sdite Me mi vlersu… E di me lot do rrish Tani se buqeshjen Ma un sta bi… Po tash po them vec Lamtumir….
Tumblr media
37.A kjo zemra ime e vogel per ty mendon sot , te kerkoi 1 deshire dhe ate 1 ti sja plotesove dot . Do te vije 1 dite dhe ti do tme kujtosh , ti do te pendohesh e kurre sdo t`me harrosh . Me ata syte e kalter ti kur me shikon , me copetove zemren mua pergjithmone
38.Ti e di qe zdo mundem kurre te harroj, Edhe sikur ne fund te botes te kesh shkuar, Mbase un jo por shpirti do te te kerkoje, Per hir te ndjenjes qe me ty kam perjetuar. Edhe nese per mua ste behet vone si jam, Te pakten per shpirtin ki pak meshire, Sepse pergjithmone brenda tij veç ty te kam. E kjo eshte e vetmja gje qe me ben te ndjehem mire.
Nje poezi dashurie jo gjithmone do te jete e gjate dhe me shumve vargje dhe rima. Ndonjehere ato qe duhet te thuash mund ti thuash ne menyre shume te shkurt. Ne fakt mund te jete fakti qe poezia eshte e shkurter qe e ben ate te veçante. Gjatesia e saj e shkurter mund te tregoje se ju vendosni kohen dhe perpjekjen per te llogaritur cdo fjale qe shprehni me ane te poezise. Keni konsideruar me kujdes çdo zgjedhje fjalesh. Cdo zgjedhje fjalesh ka nje arsyetim. Nje poezi dashurie e shkurter mund te jete akti i fundit i romances kur i jepet koha qe meriton.
Poezite me te bukura te dashurise jane te shkruajtura nga ekspertet. Dhe ka kaq shume eksperte per te zgjedhur. Poezi ka shume por me e rendesishmja, ka poezi dashurie te bukura. Pavaresisht nese eshte dashuria miqesore apo dashuria romantike, poetet kane shkruar per dashurine per nje kohe te gjate. Qysh ne ditet e poezise epike, poetet kane perdorur sonete, vargje te lira, poema te shkurtra dhe madje ne kohet moderne edhe poezi ne instagram per te pershkruar dashurine.
Artikullin original mund ta gjeni tek Poezi Dashurie te Bukura Romantike 2020. Ky artikull eshte krijuar nga Krokodili.
4 notes · View notes
oceanfeelz2 · 4 years
Text
“Ne jete lendohesh nga ata qe ke me shum perzemër .Kur fillon te shohesh me syte e zemres verbohesh.”
3 notes · View notes
alelujahh · 4 years
Text
Jam me syte e fryre, pergjumshem e gjysme me lot. Ah, kam veshur dhe pizhame, floket e crregullt e jam ulur jashte. Nuk ka zhurma, vetem zogjte e une me koken menjane dua qe nga shkallet te ngjitesh ti. Te me shohesh dhe te qeshesh, me syte qe xixellojne, me nje buzeqeshje kuptimplote, me pak mjeker, me floket te krehur menjane (kur Jane te shkujdesura ne mgjes i dua sepse filloj te luaj me to), dhe te me presesh me krahe hapur, e une te strukem te tyy!!! Te ngre syte e te te them se sa m mungonn se sa luftojj te mbush kohen time per te kaluar per te folur me ty. Te te them se sa me fat jam x ty, x gjithe dashurine, vemendjen, respektin, forcen qe me jep!!! Te te them se ti je qendra ime dhe se dua t jetoj ne kraharorin tend. Sonte qenka koha e keqe, pashe nje rrufe atje, ti e di se sdua te fle vetem! Ti do jesh aty duke me perqafu fortt..edhe kur ne dritaren e dhomes sime te vijne rrezet e para te diellit ti do vazhdosh te me perqafosh..♠️
1 note · View note
ratkozahiri · 4 years
Text
Ckemi
Mirdita!
Ka shume qe prisni?
Jo, besoj do jen diku tek...6-7 muaj
Ah, ne rregull
Ju cilin autobus prisni?
Une 301-shin
Aaa, sapo kaloi, pak fare para se te vinit ju!
Para sa saktesisht?
Mmm, diku tek 2 jave.. 20 dite aq
Ja pra ja, gjithmone keshtu ndodh, sapo arrij tek stacioni un ai sapo kalon.
Klasike, klasike. Por mos u merzit, mos gaboj 301-shi eshte nje nga me frekuentet.
Ashtu eh?
Po, po.. pa merak. Do ta shohesh qe per 1 muaj, 1 muaj e gjys do te jete perseri ketu.
Ah epo mire pra, per me teper tani qe eshte vjeshte pritet me qef, fresk..
Ke te drejte, une shpesh here e bej kastile. Kalon ai qe duhet te marr dhe e le te iki, me pelqen te pres ato 2 muaj me shume..
U bera gjysh, u bera gjysh!
Kush esht ai?
Quhet Klajdi, ai ka ardhur ketu per te ikur te gruaja qe kishte lindur binjake, tani i biri eshte bere baba.
Me jete te gjate, me jete te gjate!
Faleminderit!
911-ta eshte nje mace e zeze..
E di kush eshte e bukura? Qe nuk kalon asnje per vite te tera, dhe papritur kalojn 4 ose 5 bashk, rrjesht.
E pritshme, zhvendosen ne kope, i bejn shoqeri njeri-tjetrit.
...
Nuk ndaloi!
Ehh ndodh, ndodh...
8 notes · View notes
fatherofsayings · 5 years
Text
Dhe si ta harrosh?
Pikerisht ateher kur te mendosh se e ke harruar do ta takosh diku. Rastesia do ju takoje. Me thuaj cfar do besh ateher.? Ja po ta them un... Do te rrah zemra fort sepse nuk prisje ta takoje. Do te mbushen syt me lot sepse te kish marr malli ta shohesh? Do ti thuash vetes se cfar bera e humba nje te vertete per ca genjeshtra te tjera? Do te kujtosh fjalet e tij por zdo ti thote me kurr ai, dhe perseri do ti shohesh ata syte e tij do te duash ti ndjesh nga afer do te doje te ishe ulur pran tij ose ne prehrin e tij.! Por jo zdo mundesh asnjeher sepse atij ju desh koh te merrte veten pas zhgenjimit ndersa ty te mori kohe qe te kuptosh qe ti besh engjejt te qajne esht mekat.. Pastaj do te shkoje mendja dhe ti flasesh, dhe mendon se do te kthehet pasi shum her beri ashtu (dmth esht kthyer) por jo.... je duke menduar gabim kesaj here ai vendosi nje "kurre". Do te kesh mundesine ta shohesh vetem nga larg, ti shohesh ate fytyren e bukur, ato syt e Zi, buzeqeshjen e embel por dhe ato nervat e tij qe shumicen e rasteve ishe ti ajo qe ja shkaktoje. E ti cfare do besh do kujtosh fjalet e tij, do degjosh kenget qe ai pelqente, do shkosh tek vendi qe qendronit perher bashk apo aty ku ai preferonte te qendronte, do shkosh atje do shikosh plot njerez por ate jo zdo e shohesh, "ai" nuk ti tha shum gjera qe duhej ti thonte, i la vend nje tjetri te ti thonte ty. "Ai" i urrente genjeshtrat dhe ti cfar bere?! E genjeve. "Ai" deshi pak sinqeritet dhe rrespekt, por ti nuk i kuptove keto dy fjale. "Ai" humbi kohen kot me ty duke e kuptuar se sa e pavlere je. "Ai" do te kujtohet sa her te kesh dike afer vetes. "Ai" nuk e tha Te Dua me fjale, por e trregoi me vepra, ndersa ti i the Te Dua vetem me fjal dhe nuk trregove asgje duke vepruar, por "Mos Harro".... 'per te harruar dike nuk duhet ta njihje kurre ate"
@acarusii
15 notes · View notes
mr-gentlemann · 5 years
Note
Me vjen shume keq qe i dorzohesh dhimbjes tende, jeta esht teper e shkurter per tu fokusuar kaq shume te e shkuara dhe per te ngecur ne vend. Pothuajse te gjithve na esht thyer zemra ne jete por esht ajo kurajoja per tu ngritur kur bie qe i jep kuptim jetes. Nese dikush nuk te ka vlersuar fillo vlerso ti veten tende dhe do shohesh qe ne fund te dites do jesh me personin qe ti meriton.
Me personin qe une meritoj ?! Dua te jem me personin qe une dua te jem . Dua ate qe kisha . Nuk po kerkoj dike me te mire 😭
E di qe jeta eshte e shkurter , dhe e di , ndonjeher them me mir te mos te jetoj me fare , sesa te kem kaq dhimbje .
Nuk jam i lenduar se ajo eshte e lumtur , une dua qe ajo te jete e lumtur , por dua qe te jem une ai qe e bej te tille . Dhe di qe sa ishte m mua dukej e tille !!
7 notes · View notes
conquistadamus · 4 years
Text
Nje dite po beja mhb me nje shokun tim qe studion per mjekesi dhe ra fjala per pacientet, po me tregonte llojet e pacienteve dhe kush jane me te mirit e kush me te keqinjt.
I ndau ne disa kategori...
Pacientet me te keqinj jane ato te pavionit te varuve nga lendet psikotrope dhe narkotike.
Pacientet me interesant jane ato te psikiatrise, mund te shohesh piktura te vizatuara prej tyre ne muret e dhomave qe janekryevepra botrore dhe te gjitha keto te pikturuara me bojra te bera vete prej tyre si psh perzierje e urines dhe mutit te tyre.
Ndersa pacientet me te mire dhe qe skane asnje ankese per asnje gje madje as qe u degjohet ndonjehere zeri dhe per gjene me te vogel jane ata te morgut.
🙃🤪😵🥴
2 notes · View notes